Open Data Albania po hulumton mbi strukturën e të ardhurave në Buxhetin e Njësive të Qeverisjes Vendore Bashkia. Gjithashtu të dhënat do të zbardhen mbi një periudhë dhjetë vjeçare duke evidentuar mbi ecurinë. Bashkitë gjenerojnë të ardhura sipas disa kategori burimi. Një kategorizim i parë përkon me:

  • të ardhura nga burime të veta vendore, si taksat vendore, tarifat, huamarrje vendore dhe të tjera
  • transferta të pakushtëzuara dhe specifike
  • transferta të kushtëzuara nga ministritë e linjës për funksione të deleguara.
  • Dhe taksa të ndara sipas përcaktimeve në Ligjin nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”;

Burimi: MFE(2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Data.Al: Te ardhura te veta sipas burimit ne miliard leke

Burimi: MFE(2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Burimi: MFE(2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Gjatë periudhës 2010-2015, konstatohet se në nivel vendor burimi i financimit me peshë më të madhe janë të ardhurat e veta vendore, ndërsa pas 2016 ky burim të ardhurash ka një peshë nën 50% të totalit, ndërkohë janë pikërisht të ardhurat nga transfertat e pakushtëzuar dhe specifike që zënë mbi gjysmën e të ardhurave. Në përgjithësi, të ardhurat totale në nivel vendor kanë ardhur në rritje pas 2012, përveç vitit 2015 ku ritmi i rritjes rezulton negativ. Reforma administrativo-territoriale në 2015 duket se ka dhënë një efekt të konsiderueshëm në potencialin fiskal të pushtetit vendor, duke rritur kapacitetet për mbledhjen e të ardhurave të veta vendore. Në përgjithësi për bashkitë përjashto Kryeqytetin, peshën më të madhe si burim financimi e zënë Transfertat (nga qeveria qendrore). Të ardhurat vendore kanë një peshë nën 15% të totalit të ardhurave.

Vetëm Bashkia e Tiranës bën përjashtim nga kjo strukturë financimi, pasi burimi i financimit më peshën më të madhe janë vetë të ardhurat vendore të cilat përbëjnë më shumë se gjysmën e të ardhurave, ndërsa transfertat kanë një peshë nën 20% secila.

Të ardhurat vendore ose burimet e veta gjenerohen nga taksat dhe tarifat vendore, dhe huamarrje vjetore si:

  • taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat, taksa mbi tokën bujqësore dhe taksa mbi truallin, si dhe mbi transaksionet e kryera me to.
  • taksa mbi veprimtarinë ekonomike të biznesit të vogël.
  • taksa mbi veprimtarinë e shërbimit hotelier.
  • taksa e tabelës.
  • taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja.
  • taksa vendore të përkohshme.
  • taksa të tjera.
  • tarifa për shërbimet publike të ofruara prej tyre
  • tarifa të së drejtës për përdorim të hapësirave publike
  • tarifa të dhënies së liçensave, lejeve, autorizimeve dhe dokumentacioneve të tjera të leshura nga zyrat e qeverisë vendore

Burimi: MFE(2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Burimi: MFE(2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Burimi: MFE(2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkia e Tiranës është bashkia që mbledh më shumë të ardhura, madje nga viti 2017 ka grumbulluar më shumë se gjysmën e të ardhurave vendore (vendore) mes gjithë bashkive. Në total Bashkitë për vitit 2020 kanë shënuar të ardhura të vetat (pa transferta dhe taksa të ndara) në vlerën 24.19 miliard Lekë. Ku Bashkia Tiranë për 2020 ka mbledhur 13.89 miliardë lekë (trembëdhjetë miliardë e tetëqind e nëntëdhjetë milionë lekë).

Ky artikull është pjesë e ilustrimeve për Kurikulën dhe Programin e Trajnimit me Titull Forcimi i Aktivizmit Civil me fokus Shpërndarjen e Parasë Publike, realizuar nga organizata  AIS / Open Data Albania në kuadër të zbatimit të Projektit me titull Monitorimi Qytetar dhe Transparencë mbi Kontrakto të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike i mbështetur nga Leviz Albania një projekt I Agjencisë Zvicerave për zhvillim dhe Bashkëpunim SDC. Trajnimi dhe Projekti ka për qëllim Rritje Kapacitetesh dhe Fuqizim të Aktorëve Civil Aktivist në Antikorrupsion.

Shkarko excel: Të Ardhura Bashki, Totali Struktura dhe Ecuria 2010 – 2020
Komente dhe Analiza : Open Data Albania