Open Data Albania po zbardh databazën me tendera të realizuar nga Axhensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit AKSHI në periudhën 2011 deri 2021. Të dhënat janë publike, dhe  të akseuara përmes Axhensisë së Prokurimit Publik.

Databaza në Excel ka informacion dhe mundëson kërkim dhe gjetje  sipas Objektit të tenderi, Vitin e Realizimit, Vlerën e Fondit Limit në Tenderim, Vlerën e Kontratës Fituese, llojin e procedurës; emrin e Shoqërisë që ka fituar Kontratën.

Databaza jep informacion edhe mbi Llojin e Kontratës Shërbime, Blerje, Konsulenca etj. DataBazën e Plotë me renditjen nga Tenderave sipas vlerës së Fondit të tyre Limit  e gjeni në dokumentin Excel në fund të artikullit.

Tenderi me vlerë limit më të lartë  AKSHI është mbajtur në vitin 2018 ka titull Përmirësim i Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit, vlera e fondit limit është 1 869 852 960 Lekë. Ky tender është fituar nga shoqëria Primus Albania shoqëri e zotëruar nga kompania e regjistruar në Zagrep Kroaci me emrin Primus Adriatic.

Në total janë tenderuar (pa anullim) tendera me vlerë të Fondit Limit pa TVSH total 20 571 283 934 lekë. Njëzet pikë pesëdhjetë e shtatë miliard lekë ose 164.58 milion Euro. Nga të cilat nga viti 2014 (mazhoranca aktuale) e deri dhjetor 2021 janë rreth 132 miliard lekë pa TVSH fond limit i tenderuar. Në databazë janë të plota edhe tenderimet me Negocim pa Shpallje.

Viti me më shumë verë tenderimi është vitit 2018 me fond limit të tenderuar nga AKSHI prej 5.94 miliard lekë pa TVSH. Vitet që pasojnë mbeten me vlera të larta fondi të tenderuar.

Databaza që shoqëron këtë artikull shfaq të gjitha procedurat sipas vlerës, sipas kompanisë fituese , objektit të tenderimit dhe llojit të Kontratës.

Në vitin 2021, AKSHI ka njoftuar 79 procedura Prokurimi, nga të cilat 7 janë anuluar dhe 72 të tjerë. Gjatë këtij viti, AKSHI ka tenderuar kontrata me vlerë limit 3 706 012 016 Lekë (tre miliard e shtatëqind e gjashtë milion e dymbëdhjetë mijë e gjashtëmbëdhjetë lekë) rreth 35.29 milion dollarë.

Ndërkohë nëse shohim pagesa në Thesar, rezulton se viti me më shumë pagesa nga AKSH kundrejt palëve të treta është viti 2019 me 3.72 miliardë.

Ky institucion karakterizohet nga kontraktime të klasifikuara, për të cilat nuk publikohet njoftim paraprak dhe publikim i dokumenteve standarde të tenderit. Në finale për këto procedura marrim informacion vetëm mbi pagesën përmes transaksione thesari.

Të gjitha të dhënat e thesarit të shtetit nga viti 2012 deri sot mund ti gjeni në Spending.Data.Al rubrika Transaksione Thesari.

Po njësoj mund të gjeni edhe të dhëna mbi Kontraktime dhe Tendera në faqen tonë për prokurime transparente.

Shkarko excel: Lista Prokurime Publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit AKSHI të prokuruara me njoftim (jo klasifikuar) gjatë periudhës 2010 – 2021
Shkarko excel: 10 Tenderat Big te AKSHI-t për periudhën 2010-2021
Shkarko excel: 10 Pagesa thesari realizuar nga AKSHI per pale te treta vitet 2012-2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania