Në këtë artikull analizohen shpenzimet e pagave për 2017-2022 në institucione buxhetore që mbulojnë funksionet si: rendi dhe siguria publike, arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja. Të dhënat janë marrë nga tabelat shoqëruese të Ligjit të Buxhetit vjetor në cdo vit ku paraqiten shpenzimet e planifikuar për paga. Pesha mesatare që shpenzimet për paga zënë ndaj totalit buxhetor varion rreth 13 përqind për periudhën 2013-2022. Kjo peshë ka rezultuar në rënie nga 14.7 përqind në 2013 në 11.9 përqind në 2022.


Burimi: MFE (2022)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: MFE (2022)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Artikulli analizon nëse paguhet më shumë një punonjës në arsim, polici, mbrojtje apo shëndetësi, si dhe do të ilustrohet sektori ku paga mesatare ka shënuar më shumë rritje gjatë periudhës 2017-2022. 

Gjatë viteve fondi për paga në arsim ka shënuar rritje me 19 përqind ose 3.8 miliardë më shumë në 2022 krahasuar me 2017. Këtu përfshihet arsimi në përgjithësi ku konsiderohet aparati i ministrisë së arsimit dhe strukturat e varësisë, por nuk përfshihet arsimi profesional i cili ka një peshë relativisht më të vogel por ofrohet nga strukturat e ministrisë së financave. Viti me rritjen më të lartë rezulton 2022, ku shpenzimet e pagave u planifikuan rreth 2 miliardë lekë ose 9 përqind më shumë se në 2021. Kjo rritje rezulton nga ndërmarrja e politikave për rritje pagash në sektorin e arsimit.


Burimi: MFE (2022)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Nga analiza e fondit të pagave për funksionet e Ministrisë së Brendshme ku përfshihen pagat për punonjësit e rendit: si policia e shtetit, garda, prefektura apo funksione të tjera deleguar pushtetit vendor vërehet rritje të shpenzimeve të pagave me rreth 23 përqind ose 2.7 miliardë lekë në 2022 nga 2017.


Burimi: MFE (2022)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Fondi i pagave për punonjësit e angazhuar në funksionin e Mbrojtjes  (ushtarakët) ka shënuar një rritje 29 përqind nga 2017 në 2022 ose plus 1.5 miliardë lekë. Rritje më e lartë e shpenzimeve për paga në institucionet e mbrojtjes vërehet në 2018 plus 10 përqind krahasuar me 2017 dhe në 2022 plus 7 përqind nga 2021. Rritja e shpenzimeve në 2018 lidhet kryesisht me rritje në stafin buxhetor të mbrojtjes, ndërsë në 2022 nga politikat e reja për rritje pagash.


Burimi: MFE (2022)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet për paga të personelit që ofrojnë shërbime në Shëndetësi dhe mbrojtje sociale shënojnë rritjen më të lartë gjatë periudhës 2022 kundrejt 2017, përkatësisht me plus 75 përqind ose rreth 1.6 miliardë lekë. Rritje kaq e lartë lidhet me ndryshimet institucionale pas zgjedhjeve qëndrore në vitin 2017, ku në ministrinë e shëndetësisë u shtua dhe funksioni i mbrojtjes sociale dhe personeli përkatës. Rritja e fondit të pagave në 2018 rezulton 50 përqind më shumë se në 2017. 2022 është gjithashtu vit me rritje të konsiderueshme plus 13 përqind më shumë se në 2021 ku përfshihet rritje nga shtim stafi dhe politikat e reja për rritje pagash.


Burimi: MFE (2022)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Nga përllogaritja e shpenzimeve mesatare page për personel buxhetor në këto funksione, rezulton se mesatarisht më shumë paguhen punonjës të Rendit si polici, garda, ndërsa më pak të paguar janë mesatarisht punonjësit e mbrojtjes, pra sic mund të jetë forca ushtarake.  Në vitin 2022 paga mesatare në stafin e institucioneve të punëve të brendshme, si polici, garda, prefektura etj përllogaritet rreth 79 mijë lekë në muaj. Punonjësit në funksionin e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale përfitojnë rreth 71 mijë lekë në muaj. Në arsim stafi paguhet mesatarisht 66 mijë lekë në muaj. Më pak të paguarit janë në funksionin e mbrojtjes, të cilët përfitojnë mesatarisht 63.5 mijë lekë në muaj. Përvec punonjësit e rendit, funksionet e tjera paguhen mesatarisht më pak se një punonjës buxhetor në përgjithësi. Për një punonjës buxhetor paga mesatare në 2022 përllogaritet rreth 75 mijë lekë.


Burimi: MFE (2022)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: MFE (2022)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Ndër funksionet që kanë shënuar më shumë ndryshime në paga mesatare në periudhen e analizuar është shëndetsia ku përllogaritet një rritje 41 përqind e pages mesatare sipas planit në 2022 krahasuar me 2017 ose rritje me 20.7 mijë lekë.


Burimi: MFE (2022)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: MFE (2022)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Arsimi rezulton me rritje më të ulët në pagë mesatare përkatësisht rritje rreth 10.5 mijë lekë. Shëndetësia, Mbrojtja dhe Policia rezultojnë me rritjen më të lartë të pagës mesatare në vitin 2018 pas politikave qeveritare për rritje page në administratë publike kryesisht në këto sektorë në 2017. Ndërsa arsimi planifikohet të ketë rritjen më të lartë të pagës mesatare në vitin 2022 me 5.5 mijë lekë më shumë se në 2021.   

Shkarko excel: Paga Buxhetore në vite për funksione si Rendi dhe Siguria Publike, Mbrojtja, Arsimi dhe Shëndetësia
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Blerina Gjaci