Open Data Albania po publikon të dhëna mbi konsumin vjetor të Energjisë Elektrike nga konsumatorët familjarë dhe konsumatorët biznese për periudhën 2017-2021.
Konsumi total të energjisë elektrike është rritur në vite. Viti 2021, konsumi total i Energjisë Elektrike është 8 414 836 MWh (megavat orë) duke shënuar një rritje me 10.9% krahasuar me vitin paraardhës 2020. Kjo rritje e konsumit të energjisë elektrike vihet re sidomos nga Konsumatorët Biznese me rreth 18.2% megavat për orë, më shumë krahasuar me vitin 2020. Viti 2020 shënoi ulje konsumi nga bizneset për shkak të uljes së aktivitetit prodhues e industrial gjatë periudhës së pandemisë Covid-19. Gjithashtu po gjatë 2021 ka rritje edhe të humbjeve të energjisë elektrike në shpërndarje dhe në transmetim, rritje vjetore prej 9.5% më shumë në sasi krahasuar me vitin 2020.
Sa i përket nivelit të prodhimit të energjisë elektrike, gjatë vitit 2021 janë prodhuar 8 962 700 MWh energji elektrike, 68.7% prodhim më shumë krahasuar me 2020, sasia dhe rritja më e madhe ndër vite. Rritje Prodhimi që aktualisht në datën e publikimit të këtij artikulli (prill 2022) po diskutohet bashkë me aspektin e menaxhimit të rezervave hidrike përtej limiteve.
Burim: INSTAT “Energjia”, Bilanci i Energjisë 2021, ERE Raport Vjetor 2017,2018,2019,2020,2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Kjo situatë reflektohet edhe në sasinë e importit dhe eksportit të energjisë elektrike gjatë këtij viti, ku vihet re rritje e eksportit të energjisë më shumë se importi. Konkretisht për vitin 2021 janë eksportuar 2 800 443 MWh rreth 191% më shumë se viti 2020. Ndërsa sa i përket importeve, gjatë këtij viti janë importuar 2 252 548 MWh apo rreth 30% më pak se viti paraardhës. Shkëmbimi ose bilanci në sasi i Energjisë Elektrike është pozitiv për vitin 2021, me një sasi të eskportuar tepër prej 547,895 MWh. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për bilancin në vlerë monetare blerje shitje, pasi të dhëna të tilla nuk janë publikuar me vlera nominale.
Burimi: Raport Vjetor 2017,2018,2019,2020,2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Sipas kategorive, konsumi total i energjisë përfshin përdorimin nga konsumatorët familjarë, nga konsumatorët biznese si dhe humbjet totale në rrjet. Për vitin 2021, janë konsumuar 3 081 617 MWh nga Konsumatorë Familjarë me një rënie prej 4.2% krahasuar me vitin e mëparshëm, ndërsa Konsumatorët Biznese kanë konsumuar 3,548,348 MWh apo 18.2% më shumë krahasuar me vitin 2020.
Nga të dhënat evidentohet një rritje me 9.5% e humbjeve në shpërndarje dhe transmetim në rrjet të energjisë elektrike krahasuar me vitin e mëparshëm, gjë që tregon problematikën ndër vite të menaxhimit të sistemit të transmetimit dhe investimeve të munguara në këtë drejtim.
Burimi: Raport Vjetor 2017,2018,2019,2020,2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Më në detaje, Konsumi i energjisë elektrike realizohet në treg të rregulluar (që nënkupton çmimi energjisë elektrike përcaktohet me vendim të ERE) dhe në treg të lirë (që nënkupton se çmimi i energjisë përcaktohet nga tregu).
Në Tregun e Rregulluar për vitin 2021 janë konsumuar 5 447 460 MWh energji nga Klientë tariforë Familjarë dhe Jo-Familjarë që furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU); 20,945 MWh energji janë konsumuar nga Klientë Jo-Familjarë që furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF); si dhe ndërkohë i janë shitur si dëm ekonomik rreth 28,756 MWh Energji.
Ndërsa në Treg të Lirë janë konsumuar 64,916 MWh energji e blerë nga klientët në treg të liberalizuar; 17,935 MWh janë konsumuar nga klientë që blejnë energji në treg të liberalizuar lidhur në OSSH me furnizues FTL; si dhe 719 MWh energji janë konsumuar nga klientët e lidhur në Tec Ballsh; si dhe 1 049 234 MWh janë konsumuar nga klientë të lidhur në OST.
Burimi: Raport Vjetor 2017,2018,2019,2020,2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Krahasuar me Rajonin, Shqipëria është vendi me konsumin më të ulët për frymë të energjisë elektrike, vlerësuar për vitin 2020 me rreth 2.67 MWh. Ndërkohë Serbia është vendi me konsumin më të lartë për frymë të energjisë elektrike me rreth 5.38 MWh. Ndërkohë vende të tjera rënditen Kosova (4.76 MWh për frymë), Mali Zi (4.6 MWh për frymë) dhe Maqedonia e Veriut me 3.69 MWh për frymë.
Burim: INSTAT “Energjia”, Bilanci i Energjisë 2021, ERE Raport Vjetor 2017,2018,2019,2020,2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat për këtë Artikull janë nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE), Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) , Instituti i Statistikave (INSTAT), International Energy Agency (IEA)
Shkarko excel: Konsumi Vjetor i Energjisë Elektrike, Biznese dhe Familje, 2017 -2021Komente dhe Analiza : Open Data Albania