Open Data Albania po hulumton mbi procesin e liberalizimit të energjisë elektrike dhe çmimeve të shitjes të Energjisë Elektrike për konsumatorët Biznese sipas tensionit të furnizimit për periudhën 2015-2022. Konkretisht bizneset klasifikohen si
- Klientë të furnizuar me tensionin 35 kilovolt (kV),
- Klientë të furnizuar me 20/10/6 kilovolt (kV),
- Klientë të furnizuar me tensionin 0.4 kilovolt (kV),
- kategoria biznese Furra Buke dhe Fabrika Prodhim Mielli në 20/10/6 kilovolt
- dhe Furrë Buke dhe prodhim mielli në 0.4 kilovolt.
Liberalizimi i tregut apo hapja e tregut të energjisë elektrike nënkupton krijimin e kushteve për konsumatorët që kanë mundësi të zgjedhin furnizuesin e tyre për energji elektrike në bazë të ofertave që ju përshtaten atyre.
Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë ka nisur që prej vitit 2018. Të parët të cilët u bënë pjesë e tregut të hapur ishin konsumatorët Biznese që furnizohen me tension 35 kV.
Para se të përfshiheshin në tregun e hapur, për periudhën 2015- 2017, çmimi i energjisë elektrike që paguanin këto subjekte ka qënë 9.5 Lekë/kWh dhe çmimi i pikut llogaritej 10.93 Lekë/kWh. Këtu nuk janë përfshirë tarifat e transmetimit dhe shpërndarjes. Çmimi Pik është tarifa që aplikohet për energjinë elektrike të konsumuar në periudhën 1 Prill -31 Tetor nga ora 19:00 deri në 23:00, si dhe 1 Nëntor – 31 Mars nga ora 18:00 deri në 22:00.
Pas 2017 mbeti njësoj tarifimi për kategoritë 0,4 dhe me 20/10/6 kilovolt (kV), por u Liberalizua Çmimi dhe Furnizimi për Klientë të furnizuar me tensionin 35 kilovolt (kV). Liberalizim është detyrimi për të dalë në treg të lirë, për tu furnizuar me energji elektrike jo sipas Tarifave të rregulluara nga ERE përmes shoqërive shtetërore OSSHE dhe KESH.
Burimi: ERE, Enti Rregullator I Energjisë
ERE, Tarifat, https://ere.gov.al/
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: ERE, Enti Rregullator I Energjisë
ERE, Tarifat, https://ere.gov.al/
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Ndërsa pas kësaj periudhe, me përfshirjen e ketyre bizneseve në treg të hapur energjia elektrike sigurohet nga kompani Furnizues privat, të cilët aplikojnë çmime në varësi të çmimit me të cilin e blejnë energjinë në bursë. Aktualisht në treg janë 26 Furnizues Privat që operojnë në tregun e lirë. Furnizuesit Privat janë kompani të licencuara nga ERE për shërbimin e furnizimit dhe tregtimit të energjisë elektrike.
Burimi: ERE, Enti Rregullator I Energjisë
ERE, Tarifat, https://ere.gov.al/
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Në rast se Bizneset që furnizohen me energji 35 kV, për një arsye të veçantë nuk marrin energji nga këto kompani Furnizues privatë ato do të furnizohen me energji nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF). FMF është një shoqëri e licencuar për kryerjen e veprimtarisë së furnizimit, e cila ofron për një periudhë të kufizuar kohe shërbimin e furnizimit në kushte të rregulluara ndaj klientëve. Furnizimi i nënshtrohet çmimeve të përcaktuara në përputhje me Metodologjinë e përcaktimit të çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga vetë FMF dhe e miratuar nga ERE.
Pra, në momentin që Biznesi nuk ka lidhur një Kontratë me një nga kompanitë private të Furnizuesve të licensuar nga ERE, atëherë është i detyruar të furnizohet me energji elektrike nga FMF me çmimet e miratuara nga ERE, për një periudhë 2-vjeçare. Përtej kësaj periudhe, nëse Biznesi ende nuk ka lidhur kontratë me Furnizuesin privat atëherë atij i ndërpritet energjia elektrike.
Tarifat FMF janë të ndryshueshme çdo muaj. Që prej muajit Shtator çmimet sipas FMF-së kanë ardhur në rritje dhe kanë patur pikun e tyre në Nëntor 2021 me vlerë prej 38.73 Lekë/kWh. Kjo rritje i kushton konsumatorit biznes rreth 26.05 Lekë më shumë për kWh.
Burimi: ERE, Enti Rregullator I Energjisë
ERE, Tarifat, https://ere.gov.al/
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Ndërsa në Janar 2022, në treg të hapur duhet të ishin përfshirë edhe Bizneset që furnizohen me 20 kV, 10 kV, 6kV dhe ato me 0.4kV, por ky proces u shty për në Qershor 2022. Aktualisht bizneset që furnizohen më tension 20/10/6 kV paguajnë nga 11 Lekë/kWh deri në 12.65 Lekë/kWh ndërsa bizneset që furnizohen me tension 0.4kV paguajnë nga 14 Lekë/kWh deri në 16.10 Lekë/kWh.
Ndërkohë çmimi i energjisë elektrike që paguajnë bizneset furra buke dhe prodhim mielli të lidhura me tensionin 20/10/6 kWh varion nga 7.10 Lekë/kWh deri në 8.17 Lekë/kWh, ndërsa ato të lidhura në tensionin 0.4kV paguajnë nga 7.6 deri në 8.74 Lekë/kWh. Këto çmime nuk kanë pësuar ndryshime që prej vitit 2015.
Kosto të tjera shtesë të cilat rëndojnë këto biznese janë edhe Tarifa e shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike prej 0.75 Lekë/kWh, Tarifa e shërbimit të shpërndarjes në nivelin e tensionit 35 kV prej 1.5 Lekë/kWh, tarifa e shërbimit të shpërndarjes në nivelin e tensionit 20 kV prej 3.9 Lekë/kWh si dhe tarifa mesatare e shërbimit të shpërndarjes prej 4.79 Lekë/kWh.
Burimi: ERE, Enti Rregullator I Energjisë
ERE, Tarifat, https://ere.gov.al/
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Tregu i energjisë elektrike është tregu ku energjia elektrike shitet dhe blihet drejtpërdrejt, ndërmjet pjesëmarrësve të tregut, në bazë të kontratave dypalëshe apo tregu i organizuar nëpërmjet platformës për shitjen dhe blerjen e energjisë elektrike në bazë të ditës në avancë (day ahead) apo brenda së njëjtës ditë (intra day). Shqipëria si palë kontraktuese në Traktatin e Komunitetit të Energjisë duhet të transpozojë dhe zbatojë Acquis Communautaire për Energjinë në legjislacionin kombëtar, prandaj procesi i hapjes së tregut të energjisë elektrike është parashikuar në ligjin nr.43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”.
Burimi: ERE, Enti Rregullator I Energjisë
ERE, Tarifat, https://ere.gov.al/
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: ERE, Enti Rregullator I Energjisë
ERE, Tarifat, https://ere.gov.al/
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar që aplikohet mbi energjinë elektrike në vend është 20% , tatim i lartë kundrejt mesatares EU dhe disa prej vendeve te rajonit. Po njësoj vendi renditet në kryelistën e Rajonit dhe Europës sa i takon çmimit për kilovat si për Familjarët dhe për Jo-familjarët.
Të dhënat për këtë Artikull janë nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).
Shkarko excel: Çmimi i Energjisë Elektrike furnizim për Bizneset 2015-2022, dhe aspekte të Liberalizimit të TregutKomente dhe Analiza : Open Data Albania