Në këtë artikull por hulumtojmë lidhur me xhiron vjetore të shoqërive me aksionar një Institucion Publik (Ministri) për periudhën 2018-2020. Të dhënat në hulumtim janë marrë në ekstraktet historike të shoqërive aksionare në pasqyrat financiare të depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit QKB.  Mbështetur në ligjin Nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit” të ndryshuar, neni 43, pika (3) specifikohet se shoqëritë që kanë detyrimin të depozitojnë pasqyrat financiare vjetore pra që janë subjekt i tatim fitimit kanë afat deklarimi jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar.

Në vitin 2020, nga 67 shoqëri me aksionar një Institucion Publik (Ministri), 31 prej tyre kanë depozituar pasqyrat financiare në databazën e QKB-së, me afat maksimal dorëzimi 31 Korrik 2021. Për 31 subjektet për të cilat ka pasqyra vjetore kontabël të miratuara dhe audituara është analizuar një  xhiro totale e tyre me një vlerë prej 15.8 miliardë lekë ose 130.7 milionë euro.

Ndër këto tridhjetë e një subjekte xhiron më të madhe e ka shënuar OPERATORI SISTEMIT TRANSMETIMIT OST me 7 miliardë lekë ose 58 milionë euro. Kjo xhiro përbën 44.46 % të xhiros totale të 31 subjekteve tregtare me kapital nga një institucion publik të marra në analizë. Subjekte të tjera me xhiro vjetore mbi një miliardë lekë janë Albtelecom, Albcontrol, Bloja ku vetem 7.34% e aksioneve i perkasin shtetit dhe Illyrian Gard.


Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2019, nga 65 shoqëri aksionare me aksionar një Institucion Publik (Ministri) me detyrim për dorëzim pasqyrash, 41 prej tyre kanë depozituar pasqyrat financiare në databazën e QKB-së, me afat maksimal dorëzimi 31 Korrik 2020 dhe 7 shoqëri nuk kanë bërë depozitimin e pasqyrave. Për dyzet e një subjektet për të cilat ka pasqyra vjetore kontabël të miratuara dhe audituara është analizuar një  xhiro totale e tyre me një vlerë prej 83.77 miliardë lekë ose 677 milionë euro. Ndër këto dyzet e një subjekte xhiron më të madhe e ka shënuar “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike”  OSHEE me 59.2 miliardë lekë ose 478.6 milionë euro. Kjo xhiro përbën 70.68 % të xhiros totale të 41 subjekteve tregtare me kapital nga një institucion publik të marra në analizë. Subjekte të tjera me xhiro vjetore mbi dy miliardë lekë janë Operatori i Sistemit të Transmetimit OSTAlbpetrol, Albcontrol, Albtelecom dhe Posta Shqiptare SHA.


Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Nga anliza e rezultateve të periudhës 2018-2020, për subjektet që kanë bërë depozitimin e PF vjetore ( 31 shoqëri), xhiro vjetore është pothuajse në vlera të njëjta. Për vitin 2019, qarkullimi ka një rritje rreth 1.2 milardë lekë kundrejt vitit 2018 (shoqëria Albgaz ka një rritje të xhiros vjetore me 522 milion Lekë e ndjekur nga OPERATORI SISTEMIT TRANSMETIMIT OST me 312 milionë Lekë). Për vitin 2020 shikojmë një rënie të xhiros vjetore me rreth 1.6 miliardë lekë në krahasim me vitin paraardhës 2019, ku rritjen më të madhe të xhiros e ka shoqëria Illyrian Guard me 0.9 miliardë Lekë, e ndjekur nga shoqëria Albgaz me 0.11 miliardë Lekë. Ndërsa rënien më të madhe të xhiros vjetore e ka shoqëria Albcontrol me 1.73 miliardë lekë e ndjekur nga shoqëria Albtelecom me 0.43 miliardë Lekë.


Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhëna të detajuara për secilën nga këto Shoqëri Aksionare, si xhiro vjetore, fitime apo tatime të vitit ju mund të gjeni tek Open Corporates Albania, një databazë me të dhëna të mirë struktura për kompanitë që veprojnë në vend ku një nënrubrikë i dedikohet shoqërive me zotërim publik. Tek Open Corporates Albania janë të dhëna informacione mbi shoqërinë, kapitalin, objektin e aktivitetit, ndryshimin e organeve drejtuese në vite, pasqyra dhe të dhëna të performancës financiare, licensa të shoqërisë dhe përfitume të mundshme nga Transaksione Thesari.

Deri në Prill 2022, rezultojnë që nuk kanë dorëzuar në Qendren Kombetare të Biznesit, Pasqyrat e tyre financiare për vititn 2020 jo pak shoqeri me Zotërim Publik Ministri. Konkretisht nuk ka dorëzuar pasqyra shoqëria Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ish CEZ Shpërndarje; Prodhim Mobilje SHA një shoqëri kjo që është zgjeruar përmes përthithjes së gjashtë shoqërive të tjera me kapital shtetëror për të cilën ka mjaft interes për njohjen e performancës financiare dhe kapitalit apo aseteve; Po njësoj nuk ka dorëzuar Pasqyra Financare të 2020-tës deri (prill 2022) edhe Korprata Elektroenergjetike KESH, Albpetrol Sha; A.R.M.O ku 15% zoteron shteti , Posta Shqiptare .

Shkarko excel: Xhiro Vjetore e Shoqërive me Aksionar një Institucion Publik (Ministri), 2018-2020
Komente dhe Analiza : Open Data Albania