Buxheti i Shtetit ka mbledhur 206.5 miliard lekë në katër-mujorin e parë të vitit 2023, që përkon me 9.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Katër-mujori janar-prill 2023 shënoi të ardhura tatimore në vlerën 136 miliard lekë, 7.4% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, dhe 0.8% më shumë krahasuar me planin e katër-mujorit.

Të ardhurat jo-tatimore shënuan rënie me 0.6% krahasuar me 4 mujorin 2022, por rritje me 1.4% kundrejt planit.

Vijojnë të qëndrojnë në nivele të larta krahasuar me vitin 2022 Të ardhurat nga ndihmat, por janë 18.4% më pak sesa plani për katër-mujorin e parë 2023.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kategoria fiskale që ka ndikuar më shumë pozitivisht në rritjen e të ardhurave buxhetore janë Fondet Speciale, përkatësisht 15.3% rritje krahasuar me vitin e kaluar dhe 7.6% rritje me planin. Kjo vjen për shkak të ndryshimit të pagës minimale, përkatësisht nga 30 000 lekë që ishte në janar-mars 2022 dhe 32 000 lekë në prill 2022, në 34 000 lekë në janar-mars 2023 dhe 40 000 lekë në prill 2023. Duke rritur pagën për efekt detyrimesh janë rritur edhe të ardhurat nga Detyrimet për Fondin e Kujdesit Shëndetësor dhe të Mbrojtjes Sociale. Edhe pagat kanë shënuar rritje në muajin prill, por efektin do ta japin në muajt e mëpasshëm.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të ardhurat e Pushtetit Vendor për katër-mujorin në total vazhdojnë që të jenë poshtë nivelit të planit me 24.1%. Konkretisht 20.8% më pak sesa katër-mujori i parë 2022. Bashkitë për 4 muaj mblodhën 9.15 miliard lekë.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në total Tatimet dhe Doganat siguruan për Buxhetin e Shtetit në periudhën janar-prill 2023, rreth 136 miliard lekë, 7.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin 2022 dhe 0.8% rritje kundrejt planit.

Buxheti i Shtetit tejkaloi planin për arkëtime të tatimit mbi fitimin, duke shënuar një normë realizimi të barabartë me 135%. Tejkalim u shënua edhe nga të Tatimi mbi të Ardhurat Personale me 9.2% dhe nga Taksat Doganore me 8.4%.

Treguesi fiskal, Taksat Nacionale dhe të tjera shënuan normë të ulët realizimi të ardhurash për katër-mujorin, përkatësisht 72.4% (u mblodhën 12.8 miliard lekë kundrejt 17.7 që ishte plani).



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Më në detaje arkëtimet neto të TVSH kanë rënie me 0.5% në katër-mujorin e parë 2023 kundrejt katër-mujorit të vitit 2022. Krahasuar me planin për katër-mujorin shënohet mosrealizim 2.8%. Në përkeqësim kanë ndikuar të ardhurat e sjella nga doganat, pra është importuar më pak, por të ardhurat e TVSH nga tatimet kanë shënuar rritje me 10.8%. Kjo tregon se konsumi në vend nuk ka rënë, në vlerë dhe pse është importuar më pak.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të ardhurat jo Tatimore u realizuan në masën 101% për katër-mujorin 2023, nga 7.75 miliard lekë të ardhura plan, u mblodhën 7.86 miliard lekë.

Nivelin më të ulët të realizimit e shënuan të ardhurat nga Tarifat e shërbimeve, ku u arkëtuan 808 milion lekë ndërkohë që ishin planifikuar 1.03 miliard lekë.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Më në detaje Të ardhurat nga Dividendi kanë shënuar rritje krahasuar me katër-mujorin e kaluar dhe atë të para dy viteve. 2014 shënon vlerën më të lartë të arkëtuar në buxhet nga dividendi për periudhën janar-prill por kjo përkon në një situatë jo tipike ku tatimi mbi dividentin u ul nga 15 ne 8% duke nxitur deklarim dhe likuidim.

Në katër-mujorin e parë 2023, buxheti i shtetit mblodhi 18.5 milion lekë nga dividendi.

Bazuar në ligjin nr. 8438 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, të ndryshuar me datë 25.11.2021, masa e dividendit për fitimin e pashpërndarë është 8%. Detyrimi bazuar në ligj për deklarimin dhe pagesën e tatimit mbi dividendin është deri më 20 gusht. Deri më prill 2023, duke analizuar vlerën e mbledhur nga dividendi, rezulton që fitimi i pashpërndarë është në vlerën e 231 milion lekëve.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Open Data Albania në kuadër të transparencës publikon artikuj me analiza mbi Të Ardhurat, Shpenzimet në Buxhetin e Shtetit dhe të tjerë në lidhje me ndryshimet ekonomike që ndodhin në vend, në seksionet Ekonomi dhe Financa Publike.

Shkarko excel: Të Ardhura në Buxhetin e Shtetit, Janar – Prill 2023, Niveli i Realizimit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha