Në këtë artikull do të listohen shoqëritë e biznesit të cilat funksionojnë si klube futbolli. Këto shoqëri zotërohen plotësisht apo pjesërisht nga Bashkitë. Për secilën prej tyre do të shohim edhe xhiron vjetore sikurse fitimin përpara tatimit. Ajo që rezulton është që shoqëri të llojit futboll klube, rezultojnë me humbje konsistente dhe përgjithësisht me financim dhe subvencione nga buxhete të Bashkisë.

Do e fillojmë me Klubi i Futbollit Tirana, një shoqëri që zotërohet për 34% të Aksioneve nga Bashkia Tiranë dhe për pjesën tjetër aksionet është shoqëria  Halili shpk. Sipas pasqyrave Financiare shoqëria reflekton humbje në bilanc në vitin 2021. Shoqëria nuk ka të reklamuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit Pasqyrat Financiare të viteve 2017 dhe 2019. Humbjet e vitit të fundit janë sa 53.2% e xhiros vjetore. Shoqëria ka administrator Refik Halilin.



Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Sport Klub Bulqiza zotëruar nga bashkia, vijon të jetë shoqëri aktive. Ajo është me humbje ndërsa bashkia realizon transaksione në favor të saj çdo muaj. Futboll Klub Tomori është nën zotërim të bashkisë Berat Performanca Financiare e Shoqërisë Futboll Klub Tomorri 2015 deri 2021 reflekton më pak humbje vjetor. Shoqëria mbështetet dhe arkëton në mënyrë konsistente nga Bashkia përmes transaksioneve të thesarit



Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkia Cërrik zotëron pjesërisht Klubi i Futbollit Turbina e për pjesën kryesore të aksioneve zotërues është një individ. Edhe kjo Shoqëri mbulohet me fonde të bashkisë përmes transaksioneve në thesar.



Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkia Delvinë zotëron Futboll Klub Delvinen për të cilin bën edhe pagesa në thesar .

Akademia e Futbollit Elbasani është themeluar në vitin 2021 nga bashkia. Deri tani nuk kemi të dhëna për menaxhimin e saj financiar por ndërkohë Bashkia paguan sistematikisht në Thesar për shpenzime të shoqërisë

Ne humbje financiare është edhe shoqëria Futboll Klub Apollonia zotëruar nga Bashkia Fier 33.8% dhe zoti Koco Kokëdhima për pjesën më të madhe të aksioneve. Bashkia vijon të financojë përmes transaksioneve për rritje kapitali megjithëse është minorancë në zotërim.



Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Futboll Klub Luftëtari zotëruar pjesërisht nga bashkia Gjirokastër ka pezulluar prej vitesh aktivitetete e tij.

Sport Klub Himara ka aksionar kryesor Florenc Gjikurinë por zotërohet për një pjesë të aksioneve edhe nga Bashkia Himarë. Edhe kjo shoqëri si shumica dërmuese e bizneseve sportive rezulton me humbje vjetore.



Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Edhe Futboll Klub Kamza rezulton shoqëri me aktivitet ekonomik të Pezulluar. Bashkia zotëron 49 % të kapitalit të saj.

Bashkia Kavajë zotëron 37% te aksioneve të Futboll Klub Besa. Bashkia Klos ka themeluar shoqërinë  Futboll Klub Klosi në vitin 2021.

Klubi i Futbollit Skënderbeu është në masën 25% i zotëruar nga Bashkia, kjo shoqëri ka mungesë të dokumenteve financiar të reklamuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Edhe Bashkia Krujë zotëron vetëm 25 % të Futboll Klub Kastrioti, përmes vendimeve të këshillit bashkiak shoqërisë i kalojnë pagesa konstante në Thesar nga vetë Bashkia.



Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Futboll Klub Naftëtari zotërohet plotësisht nga bashkia Kuçovë Edhe kjo shoqëri rezulton me humbje megjithëse institucione në vartësi të bashkisë kryejnë transferta në favor të saj.



Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Futboll Klub Sopoti zotërohet nga Bashkia Librazhd, performanca e saj financiare është gjithashtu e dobët dhe me humbje.

Klubi i Futbollit Lushnja 1930 ka më pak humbje financiare ndër vite. Kjo shoqëri zotërohet plotësisht nga bashkia dhe subvencionohet financiarisht nga kjo Bashki përmes pagesave në Thesar.



Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Klubi i Futbollit Maliq  zotërohet plotësisht nga Bashkia.

Ndërsa Bylis është pjesërisht me vetëm 25 % të kapitalit nën zotërimin e bashkisë Mallakastër. Aktualisht shoqëria rezulton e pezulluar.

Futboll Klub Burreli është gjithashtu me humbje. Ky klub zotërohet plotësisht nga Bashkia. Po njësoj të zotëruar 100% nga bashkitë përkatëse janë edhe shoqëritë sportive Shkumbini ; Pogradeci ; Terbuni ., Vora dhe Valbona nën zotërimin e bashkisë së Tropojës. Ndërsa Butrinti rezulton shoqëri e pezulluar.

Ndërkohë Futboll Klub Egnatia ka 3 aksioner ku bashkia Rrogozhinë zotëron vetëm 25% të kapitalit.

Me humbje të përsëritura është edhe shoqëria Flamurtari që zotërohet plotësisht nga bashkia Vlorë. Administrator i kësaj shoqërie është Sinan Idrizi, pasaporta e shoqërisë është pjesë e databazës Open Corporates Albania.



Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkia Vlorë zotëron edhe Orikun për 100% të aksioneve dhe financon përmes pagesa thesari këtë shoqëri



Burimi: Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Futboll Klub Vllaznia ka dalë tashmë nga lista e shoqërive të zotëruara plotësisht apo pjesërisht nga Bashkitë. Bashka Shkodër bëri privatizimin dhe shitjen e aksioneve. Shitja është bërë me kontratë noteriale të lidhur në datë 7 shtator 2021 dhe me vendim të asamblesë aksionare të dy shoqërive blerëse të aksioneve të datës shkurt 2022. Vlera e shitjes sipas QKB është 63 750 000 Lekë të cilat blerësi ja paguan Bashkisë Shkodër brenda 90 ditëve nga nënshkrimi i Kontratës. Zotërues të Klubi i Futbollit Vllaznia sha janë Alba Sport & Entertainment shpk për 10% të aksioneve dhe AlbaPhoto shpk për 90% të aksioneve.

Të dhëna për shoqëri biznesi që zotërohen plotësisht apo pjesërisht nga Bashki apo Institucione të Qeverisjes Qendrore janë të publikuara tek Open Corporates Albania rubrika Shoqëri me Zotërim Publik.

Shkarko excel: Shoqëri Biznesi që funksionojnë si Ekipe Futbolli dhe zotërim nga Bashkitë Prill 2023
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ana Baja