Open Data Albania po evidenton shpërndarjen e granteve individuale për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit, në muaj të zakonshëm 2020-2023 dhe në muaj pjesë e Fushatave Zgjedhore (30 data përpara votimit).

Grant ndërtimi ose rikonstruksioni, kanë përfituar familjet e dëmtuara nga fatkeqësia natyrore, shtëpitë e banimit të të cilëve janë klasifikuar si objekt i dëmtuar ose i pabanueshëm. Dhënia e granteve individuale në mënyrë të spikatur në data zgjedhore, lidhet edhe me ndikime dhe kënaqësi të mundshme në elektorat, nga forca politike në pushtet.

Muaj fushatë zgjedhore janë: mars-prill 2021, që përkojnë me zgjedhje të përgjithshme parlamentare, dhe prill – maj 2023, që i përkasin zgjedhjeve për pushtet lokal. Në 6 mars 2022 janë zhvilluar zgjedhje të pjesshme në tre nga bashkitë pjesë e Programit të Rindërtimit, por në këto muaj nuk janë konstatuar pagesa të Programit.

Pjesë e Programit të Rindërtimit janë 11 bashki përkatësisht Tirana, Durrësi, Vora, Kamza, Shijaku, Rrogozhina, Kruja, Lezha, Kurbini, Rrësheni dhe Kavaja ku dhe janë shpërndarë18 miliard lekë si transferta për individ për rindërtimin apo riparimin e banesave të dëmtuara nga Tërmeti Nëntor 2019. Kjo shumë përbën 22.5% të vlerës totale të Fondit të Rindërtimit të përcaktuar në Buxhetin e Shtetit deri më vitin 2023.

Për katër muaj zgjedhor (mars 2021, prill 2021, prill 2023 dhe maj 2023) janë transferuar tek qytetarët rreth 15% e total transfertave, granteve për individë për rindërtim (grante individuale), në vlerë 2.75 miliard lekë. Pjesa tjetër që përbën 85%, ose 15.22 miliard lekë është shpërndarë në muaj jo-elektoralë.

Mesatarisht për muaj Fushatë Zgjedhore (mars dhe prill 2021; prill dhe maj 2023) janë shpërndarë rreth 695.5 milion lekë, ndërsa në muaj jo-elektoral (qershor 2020 – maj 2023) transferta mujore shënojnë mesataren rreth 491.1 milion lekë. Në muaj zgjedhor janë shpërndarë mesatarisht 204.4 milion lekë më shumë sesa në muajt e tjerë, ose 42% më shumë.



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkia Tiranë dhe Durrës janë ato me vlerat më të larta të pagesave për individët të cilëve u është dëmtuar shtëpia, përkatësisht 5.53 miliard lekë Durrësi dhe 3.64 miliard lekë Tirana.



Tabela: Grante për Individ, Programi i Rindërtimit, Mesatarisht pagesa në muaj Fushate Zgjedhore vs jo – Fushate, mln lekë
Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkia e Lezhës ka alokuar 41% të total grant rindërtimi vetëm në muajt e cilësuar si muaj elektoral. Përkatësisht 302 milion lekë nga 737 gjithsej.

Vora ka shpërndarë tek individët gjatë 4 muajve të fushatave elektorale 502.8 milion lekë nga 1.59 miliard lekë gjithsej, pra 31.6% të totalit (mars – prill 2021 dhe prill – maj 2023).

Kruja qëndron në nivele 18.4% të shumës totale dhe jo pak kjo nëse cilësojmë se kemi 35 muaj për pagesa dhe vetëm 4 muaj të evidentuar si Fushata. Përkatësisht, 237.8 milionë lekë nga 1.3 miliard lekë në total.

Në total Bashkia Durrës ka transferuar tek qytetarët 5.5 miliard lekë, si transferta për individët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në prill 2021 alokoi përkatësisht 792 milion lekë grant individual për rikonstruksione të lehta në banesa.

Për këtë zonë gjatë 2021, Organizata AIS konsideroi transferimin e fondeve në periudhë zgjedhore si një rast ku paratë publike u përdorën për të ndikuar votuesit në Durrës, dhe në shkelje të Kodit. Për këtë Inicioi një denoncim me kërkesën në Hetim Adminsitrativ në Institucionit Zgjedhor.

Rreth 16% (1.1 miliard lekë) e totalit të pagesave individuale është realizuar në muajt e fushatave elektorale (4 muaj), ndërkohë 84% (4.44 miliard lekë) përgjatë muajve të tjerë (nën vlerësim 35 muaj nga qershor 2020 kur u miratuan grantimet e para individuale deri maj 2023).

Në Durrës aplikim i theksuar rezulton në muajin Prill 2021, muaj që përkon me datat finale përpara votimit për Deputet.



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkia Tiranë ka shpërndarë në formën e granteve individuale të rindërtimit deri maj 2023, rreth 3.64 miliard lekë. Në 4 muajt e fushatave zgjedhore Tirana ka kryer transferta në vlerë 310 milion lekë ose 8.5% të totalit



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

E treta për nga bashkitë me vlerën më të lartë të granteve individuale të rindërtimit për banesat e dëmtuara nga tërmeti është bashkia e Shijakut me 2.09 miliard lekë.



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkia e Vorës ka konsoliduar transferta individuale të rindërtimit të banesave në total deri në maj 2023 në vlerë 1.59 miliard lekë, ku muajt me vlerë më të lartë të granteve të rindërtimit përkojnë me fushata zgjedhore. Përkatësisht, në muajin mars 2021 janë dhënë rreth 27% e totalit të grante individuale ose rreth 430.4 milion lekë. Trend rritës edhe në zgjedhjet e vitit 2023.



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkia e Krujës me vlerë grante individuale 1.3 miliard lekë. Në periudhën e fushatës zgjedhore 2023, duket qartë një rritje e ndjeshme e transfertave me 167.7 miliard lekë në një muaj.

Mesatarisht në muaj zgjedhorë pagesat e granteve individuale arrijnë 59.4 milion lekë, kundrejt 34.1 milion lekë në muajt e tjerë.



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkia Kamëz ka ndarë grante për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara deri më maj 2023, në vlerën 883 milion lekë, gjatë muajve në fushata zgjedhore (11.8%).



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkia Rrogozhinë përdori 93.2 milion lekë ose 12.1% të transfertave në muaj zgjedhorë dhe 677.9 milion lekë në muajt e tjerë.



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkia Lezhë ka transferuar tek qytetarët e prekur nga tërmeti rreth 737 milion lekë deri më maj 2023 për rindërtimin e banesave të dëmtuara. Rreth 38% e kësaj shume ose rreth 280 milion lekë janë shpërndarë vetëm në muajin prill 2021 që përkon me fushatën për zgjedhjet parlamentare 2021. Gjithashtu, një rritje e lehtë e granteve vihet re edhe pas muajit mars 2023, që përkon me zgjedhjet e vitit 2023.

Rreth 41% e totalit të transfertave që ka dhënë bashkia deri në maj 2023, është shpërndarë pikërisht në muajt e fushatave zgjedhore, përkatësisht 302 milion lekë.



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Deri më prill 2023 Bashkia Kavajë ka shpërndarë rreth 667 milion lekë si grante individuale për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Nuk vihet re një përqendrim i shpërndarjes së parave publike në muajt e fushatës zgjedhore.



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Janë rreth 670 milion lekë që Bashkia Kurbin i ka transferuar në formën e granteve individuale për riparimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Kryesisht pagesat më të larta janë bërë gjatë muajit korrik. Edhe kjo bashki nuk shfaq përqendrim në data zgjedhore.



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkia e Rrëshenit, ka shpërndarë grante individuale për rindërtimin e banesave të dëmtuara në vlerën 120 milion lekë. Nuk vihet re përqendrim në muajt e fushatave elektorale.



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Artikuj të tjerë për shpërndarje të Fondeve Programi i Rindërtimit mund të aksesohen në faqen NdiqParate. Të dhënat mbi grante individuale për Bashkitë mund të aksesohen në databazën Spending Data Albania rubrika Transaksione Thesari me kërkim për kategorinë Transferta Individuale kodi 6061 dhe 6060  sikurse në kërkim sipas Bashkive Tirana, Durrës, Kurbin, Vorë, Lezhë, Shijak, Kruje , Rrogozhinë, Rreshen, Kamzë, Kavajë.

Shkarko excel: Pagesa për Grante Individuale Rindërtimi pas Tërmetit, përqendrimi në Fushata Zgjedhore, krahasim 2020 – maj 2023
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha