Arbjan Mazniku – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

Subjekt Deklarues për vitet 2013, 2014, 2015, 2016 dhe 2023

Në deklarata e tij të pasurisë, ka deklaruar të ardhura si Drejtor Kërkimesh në OJF-në ‘Instituti “Agenda”’ (deklarata 2013); të ardhura nga pjesmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues nga kompania “Eco Tirana” sh.a. (deklarata 2016); të ardhura nga pjesmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues në kompaninë “Tirana DC” shpk (deklarata fillestare 2023).

Bashkëshortja Marinela Lika ka deklaruar të ardhura si Project Coordinator nga “Shoqata për Integrimin e Zonave Informale” (deklarata 2013); të ardhura nga shërbimet pranë ‘Institutit “Agenda”’ (deklaratat 2013 & 2015); të ardhura nga pjesmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues në kompaninë “Posta Shqiptare” (deklarata 2016); të ardhura nga pjesmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues në kompaninë “QRA (Qendra e Regjistrimit të Aksioneve)” (deklarata fillestare 2023); aksione në kompaninë “The Home” shpk (deklarata fillestare 2023).

Paspaportat e kompanive:


Belinda Balluku – Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Subjekte Deklarues për vitet 2013-2023

Në deklaratat e saj të pasurisë, deklaron të ardhura si Drejtore e Përgjithshme e shoqërisë “AlbControl” sh.a. (ish “ANTA”) (deklaratat 2013-2019).

Ish-bashkëshorti Sokol Balla deklaron të ardhura nga paga në “Top Channel” (deklaratat 2013 & 2014); të ardhura nga “Media Mapo” (deklarata 2013).

Pasaportat e Kompanive:


Delina Ibrahimaj – Ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Subjekt Deklarues për vitet 2015-2023

Në deklaratat e saj të pasurisë, deklaron kuota/kapital biznesi privat në shoqërinë “Urban Distribution” shpk (deklarata 2015); të ardhura nga paga si anëtar bordi pranë Shoqatës “Tirana Ekspres” (Nipt: L11712451B) (deklarata 2015); të ardhura nga pjesmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues në kompaninë “FED Invest” sh.k.k (deklaratat 2019-2020).

Bashkëshorti Andri Ibrahimaj deklaron të ardhura nga paga si administrator pranë kompanisë “Urban Distribution” shpk (deklaratat 2015-2020); të ardhura nga paga si Drejtor Ekzekutiv i organizatës “Tirana Ekspres” (Nipt: L11712451B) (deklaratat 2015-2022); të ardhura nga paga pranë kompanisë “Atlantid Hospitality” shpk (deklarata 2022).

Pasaportat e Kompanive:


Ogerta Manastirliu – Ministre e Arsimit dhe Sportit

Subjekt Deklarues për vitet 2004-2010 & 2013-2023

Në deklaratat e saj të pasurisë, nuk ka kompani ku ka qenë rrogëtare apo person i lidhur.

Bashkëshorti Ermal Gjinaj deklaron të ardhura nga pjesmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues në kompaninë “Ujësjellësi i Kuçovës” sh.a. (deklaratat 2006-2009); të ardhura nga puna në Gazetën “Metropol” (deklaratat 2006-2010 & 2013); të ardhura nga puna në Gazetën “Rilindja Demokratike” (deklaratat 2008-2010); të ardhura nga pjesmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues në kompaninë “FAF (tani “Agrokredit sh.a”)” (deklaratat 2010 & 2013); të ardhura si Pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (deklaratat 2015-2017); të ardhura nga paga si Drejtor i OSHEE (deklaratat 2016-2019).

Pasaportat e Kompanive:


Anila Denaj – Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Subjekt Deklarues për vitin 2013-2023

Në deklaratat e saj të pasurisë, ka deklaruar të ardhura nga kontrata pranë IPC Invest / Procreditholding – ProCredit Bank (deklaratat 2013-2014); të ardhura nga pjesmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues në kompaninë “Insig” sh.a. (deklaratat 2014-2016); të ardhura nga pjesmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues në kompaninë “Shtypshkronja e Letrave me Vlere” (deklaratat 2014-2015); të ardhura nga mësimdhënia pranë “GFA Conlting”, regjistruar në Gjermani (deklaratat 2016-2019); të ardhura nga mësimdhënia pranë “Inspiring Development GmbH”, regjistruar në Gjermani (deklarata 2017); të ardhura nga pjesmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues “FED Invest” sh.a (deklarata 2017).

Bashkëshorti Nektar Kume deklaron kapital biznesi privat Person Fizik (Nipt: K72009005O), me emër tregtar “Artis Lounge” (deklaratat 2013-2020); kapital biznesi privat dhe të ardhura nga paga si administrator në shoqërinë “Artizan” shpk (dekaratat 2013-2019); kapital biznesi privat në shoqërinë “E.l.s.a-Sons” (deklarata 2017); të ardhura nga paga në ojf-në “Shoqata e Biznesit Shqiptar” (deklaratat 2019-2020); të ardhura nga paga në kompaninë “Kastrati Hotel & Tower” shpk (deklarata 2022).

Pasaportat e Kompanive:


Albana Koçiu – Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Subjekt Deklarues për vitin 2023

Në deklaratën e saj të pasurisë 2022, bashkëshorti Arbër Misja deklaron të ardhura nga pjesmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues pranë kompanisë “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë” sh.a.

Pasaportat e Kompanive:


Ervin Mete – Ministër i Financave

Subjekt Deklarues për vitet 2013-2019 dhe 2023

Në deklaratat e tij të pasurisë, deklaron të ardhura si Pedagogë nga “Universiteti Europian i Tiranës” (deklaratat 2013 & 2015); të ardhura nga pjesmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues në kompanitë: 1. “Insig” sh.a. (deklaratat 2013-2016), 2. “FAF (tani “Agrokredit sh.a”)” (deklarata 2014), 3. “Operatori i Sistemit të Transmetimit OST” (deklarata 2016), 4. “AlbControl” (deklarata 2017), 5. “Shtypshkronja e Letrave me Vlere” (deklaratat 2017-2019); të ardhura nga zyra e konsulencës si Person Fizik (Nipt: L92217028J) (deklarata 2019); të ardhura nga paga pranë Revistës “Bankieri” (deklarata 2022).

Bashkëshortja Ledja Mete deklaron të ardhura pranë Organizatën Jo Fitimprurëse “Albanian American Development Foundation” (deklaratat 2019 & 2022).

Pasaportat e Kompanive:


Igli Hasani – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Subjekt Deklarues për vitet 2004-2008, 2013-2016 & 2023

Në deklaratat e tij të pasurisë, ka deklaruar të ardhura nga shërbimet pranë “Tring Tv” (deklaratat 2013 & 2014); të ardhura nga paga pranë organizatës “Organization for Security and Co-operation in Europe” (deklarata fillestare 2023).

Pasaportat e Kompanive:


Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes

Subjekt Deklarues për vitet 2004-2005 & 2007-2023

Në deklarata e tij të pasurisë, deklaron të ardhura nga aksione/kuota në kompaninë “Euro Inform” shpk (deklarata 2004).

Bashkëshortja Amarda Peleshi deklaron të ardhura nga zotërimi i aksione/kuota në kompaninë “Euro Inform” shpk (deklaratat 2005-2010); të ardhura si Drejtuese në bankën “Intesa Sanpaolo Banka Albania”, dega Korçë (deklaratat 2007-2013); të ardhura si pedagoge në “Universiteti ‘Fan Noli’, Korçë” (deklaratat 2009-2010); të ardhura si pedagoge “Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës” (deklarata 2014); të ardhura nga paga pranë kompanisë “Ernst & Young Albania” shpk (deklarata 2022).

Pasaportat e Kompanive


Taulant Balla – Ministër i Brendshëm

Subjekt Deklarues për vitet 2004-2023

Në deklaratat e tij të pasurisë, nuk ka kompani ku ka qenë rrogëtar apo person i lidhur.

Bashkëshortja Iris Pekmezi deklaron të ardhura nga paga si avokate pranë kompanisë “One Albania (ish “One Telecommunications”, ish “Telecom Albania”, ish “Albanian Mobile Communications”)” (deklaratat 2008-2022); të ardhura nga kosulenca juridike si Person Fizik (Nipt: L91617008F).

Pasaportat e Kompanive:


Elisa Spiropali – Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Subjekt Deklarues për vitet 2013-2014 & 2017-2023

Në deklaratën e saj të pasurisë, deklaron të ardhura të përfituara ndër vite në subjektet: Instituti “Agenda”, Lëvizja “Mjaft” 2006-2009, Universiteti “UFO”, “Lanser & Kubitsche” – firmë ligjore në New York, (deklarata fillestare 2013).

Bashkëshorti Salarjon Totaj deklaron të ardhura nga pjesmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues në kompaninë “AlbGaz” sh.a. (deklaratat 2017-2018); të ardhura nga paga pranë “Operatori i Sistemit të Transmetimit OST” (deklarata 2018); aksione/kapital privat në kompaninë “Salt” shpk (deklarata 2022).

Pasaportat e Kompanive:


Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë

Subjekt Deklarues për vitet 2004-2009 & 2013-2023

Në deklaratat e tij të pasurisë, ka deklaruar të ardhura si Pedagog i Jashtëm pranë Universitetit Jo publik “Justiniani I” (deklaratat 2008-2009 & fillestare 2013); të ardhura nga konsulenca si Person Fizik (Nipt: L01609011A) (deklarata fillestare 2013); të ardhura si avokat në shoqërinë “Usluga” shpk (deklarata fillestare 2013).

Pasaportat e Kompanive:


Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Subjekt Deklarues për vitet 2020-2023

Në deklaratëne saj të pasurisë 2020, ka deklaruar të ardhura nga mësimdhënia pranë “Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës” dhe të ardhura nga konsulenca me Qendrën “Altri”.


Bora Muzhaqi – Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Subjekt Deklarues për vitet 2021-2023

Nuk ka kompani të përmendura në deklaratën e pasurisë 2022.


Majlinda Dhuka – Ministre Shteti dhe Kryenegociator

Subjekt Deklarues për vitin 2023

Në deklaratën e saj të pasurisë 2022, ka deklaruar të ardhura nga mësimdhënia pranë “Future University of Tirana” shpk; të ardhura nga pjesmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues nga kompania “Korporata e Investimeve Shqiptare” sh.a.; dhe të ardhura nga “Qendra “Metro Research””.

Pasaportat e kompanive:


Blendi Gonxhja – Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Subjekt Deklarues për herë të parë në vitin 2024.


Mirela Kumbaro – Ministre e Turizmit dhe Mjedisit

Subjekt Deklarues për vitet 2013-2023

Në deklaratat e saj të pasurisë ka deklaruar të ardhura nga shërbime/kontrata nga ‘Shtëpia Botuese “Pegi”’ (deklaratat 2013-2014); të ardhura nga ‘Shtëpia Botuese “Dituria”’ (deklarata 2014).

Bashkëshorti Aleksandër Furxhi ka deklaruar të ardhura nga paga pranë “Vizion+”, subjekt i regjistruar në QKB si “Media Vizion” (deklaratat 2014-2022); të ardhura nga mësimdhënia në “Fakultetin Histori-Filologji”, Universiteti i Tiranës (deklarata 2017).

Pasaportat e Kompanive:


Elva Margariti – Ministre e Kulturës deri në Janar 2024

Subjekt Deklarues për vitet 2018-2023

Në deklaratat e saj të pasurisë, nuk ka kompani ku ka qenë rrogëtare apo person i lidhur.

Bashkëshorti Artan Asllani deklaron të ardhura si administrator dhe ortak i shoqërisë “Home & Decor Company” shpk (deklarata 2018).

Pasaportat e Kompanive:

Të dhënat i gjeni në databazën Spending Data Albania në Rubrikën Para dhe Pushtet. Databaza ka të dhëna të deklarimeve pasurore për Funksionarë të Lartë Publik, Anëtar të KM, President, Deputet, Kryetar Bashkie, Magjistratë dhe Titullar të Institucioneve të Pavarura, etj.

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli