Buxheti i Shtetit financon nëpërmjet një zëri të quajtur “Partitë Politike” tre kategori: Partitë Politike, Shoqatat dhe Organizatat e Veteranëve me Status.

 

Burimi i të dhënave: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Në grafikun në vijim jepet totali i financimit për të tre kategoritë së bashku: Mbështetje për Partitë Politike, Mbështetje për Shoqatat dhe Mbështetje për Veteranët me Status si dhe financimi vetëm për Partitë Politike. Fondet e alokuara për Partitë Politike zënë pjesën më të madhe, mesatarisht 95% të financimit për këto tre forma të organizimit shoqëror.

Nga viti 2003  në vitin 2004 ka patur një rritje rreth 4% të financimit për Partitë Politike, ndërsa për vitin 2005 ato kanë vazhduar të jenë në masën 194 milionë lekë.  Në vitin 2006 ka pasur një rënie të lehtë me 2 milionë lekë dhe ky nivel ka vazhduar edhe për tre vite të tjera. Në vitin 2010 fondet për Partitë Politike u rritën me 3.6%, duke shkuar në 199 milionë lekë dhe në vitin 2011 ato janë parashikuar 200 milionë lekë. Ajo që bie në sy nga grafiku është trendi pothuajse linear në financimin e tyre.

Pas vitit 2009, rritje ka pësuar edhe programi “Mbështetje për Shoqatat”, ndërkohë që “Mbështetje për Veteranët me Status” ka qëndruar në nivelin e 3 milionë lekëve.

 

Burimi i të dhënave: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

 Në vitin 2010, financimi nga Buxheti për Mbështetjet e Shoqatave është 2-fishuar krahasuar me një vit më parë dhe në vitin 2011 është planifikuar një rritje e mëtejshme me 20%, duke shkuar në 12 milionë lekë.

Të dhënat për vitet 2003, 2004, 2005, 2006, 2011 i përkasin Buxhetit të Konsoliduar fillestar
Të dhënat për vitin 2007 i përkasin Buxhetit Suplementar
Të dhënat për vitet 2009, 2009, 2010 i përkasin Buxhetit të Konsoliduar, pas Aktit Normativ
Të dhënat e Partive Poltike për vitin 2003 mungojnë. ODA, ka bërë një vlerësim të tyre nisur nga fakti që Mbështetja e Partive Politike zë mesatarisht 95% të totalit të financimit.