Monedha dhe kartëmonedha sipas prerjeve ne qarkullim ne Republikën e Shqipërisë 2013
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA
Ne Republikën e Shqipërisë janë njëmbëdhjetë lloje monedhash që shërbejnë si mjet pagese, duke filluar nga monedha e bakrit 1 lek duke vijuar me 5 lekëshin, 10 lekëshin, 20 lekëshin, 50 lekëshin dhe së fundmi me 100 lekëshin. Ndërsa për kartëmonedhat prerja më e vogël është 200 lekëshi, i cili pasohet nga 500 lekëshi, 1000 lekëshi e 2000 lekëshi. Prerja me vlerën më të madhe është 5000 lekëshi.
Kartemonedha sipas prerjeve ne qarkullim ne Republiken e Shqiperise 2013
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA
Peshën më të madhe të kartëmonedhave në qarkullim e zë 1000 lekëshi me 42% te totalit të sasisë së kartëmonedhave në qarkullim në Republikën e Shqipërisë për vitin 2013. Sasia më e vogël e monedhave letër në qarkullim është ajo e prerjeve 200 dhe 5000 lekëshe, që përbëjnë përkatësisht 8 dhe 15% të totalit. Ndërsa në vlerë emisioni i kartëmonedhës 1000 lekëshe është krahasimisht më i lartë se i kartëmonedhave të tjera dhe shënon vlerën e 85 836 000 000 lekëve.
Monedha sipas prerjeve ne qarkullim ne Republikën e Shqipërisë 2013
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA
Gjatë vitit 2013 monedha më e përdorur është 10 lekëshi që zë 28% të gjitha monedhave metalike të përdorura, pasuar nga 20 lekëshi që zë 24% të totalit. Ndërsa në vlerë emisioni i monedhës 10 lekëshe shënon vlerën e 950 000 000 lekëve.
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA