Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me Buxhetin Faktik të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në vitet 2012-2013. Ky buxhet përbëhet nga shpenzime kapitale e korrent në funksion të planifikimit, menaxhimit dhe administrimit si pjesë e kontrollit parlamentar si dhe veprimtarisë ligjvënëse, e cila i është atribuuar këtij institucioni.

Të dhënat në hulumtim janë marrë nga katalogu Spending Data Albania. Të gjitha transaksionet me vlerë, datë, përshkrim shpenzimi dhe përfitues janë të aksesueshme përmes aplikacionit Monitorim i Thesarit të Shtetit.

Burimi: Spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Gjatë vitit 2012 Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka shënuar një buxhet faktik prej 625 666 410 (gjashtëqind e njëzetë e pesë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind e dhjetë) lekë. Ky buxhet është rritur me 6% duke shënuar një vlerë prej 662,060,054 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e gjashtëdhjetë mijë e pesëdhjetë e katër) lekë në vitin 2013.


Burimi: Spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Në vitin 2012 Kuvendi ka shpenzuar më së shumti për shpenzime për paga, përkatësisht 13% të buxhetit ose 79.5 milionë lekë. Dietat jashtë vendit kanë shënuar një vlerë prej 19.5 milionë lekësh, ndërsa ato brenda vendit 14.5 milionë lekë. Vetëm për udhëtime jashtë vendit Kuvendi gjatë këtij viti ka shpenzuar 6.5 milionë lekë.

Buxheti Faktik i Kuvendit ne Republikën e Shqipërisë 2012
Vlera ne leke


Burimi: Spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Shpenzime të tjerë të kryera nga ky institucion buxhetor janë “Shpenzime pritje-përfaqësime” – 11.5 mln lekë, “Shpërblime fundviti” – 3 mln lekë, “Shpenzime Fjetje” – 2.9 mln lekë, “Shpenzime për telefon dhe internet” – 2.6 mln lekë, “Qera ambienti” – 1.1 mln lekë, “Shpenzime utilitare” – 1.4 mln lekë dhe “Pension ushqimor” – 102 mijë lekë. Shpenzime të tjera përbëjnë 77% të buxhetit ose 483 milionë lekë.


Burimi: Spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Në vitin 2013 shpenzimet për paga janë rritur me 1.4% krahasuar me një vit më parë duke shënuar një vlerë prej 80.6 milionë lekë. Zëri “Shpërblim i menjëhershëm” i reflektuar këtë vit në buxhetin faktik të Kuvendit të Shqipërisë ka patur një vlerë prej 17.6 mln lekë ose 3% të totalit. Dietat e deputetëve gjatë këtij viti kanë qenë 10.7 milionë lekë, ato jashtë vendit 4.7 milionë lekë, ndërsa ato të stafit 464 mijë lekë. Vetëm për udhëtime jashtë vendit Kuvendi gjatë këtij viti ka shpenzuar 7.6 milionë lekë.

Buxheti Faktik i Kuvendit ne Republikën e Shqipërisë 2013
Vlera ne leke



Burimi: Spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Shpenzime të tjera të kryera nga ky institucion buxhetor janë “Shpenzime për telefon dhe internet” – 10.2 mln lekë, “Shpenzime për deputetë – listëpagesë” – 8.4 mln lekë, “Shpenzime paga për punonjës të larguar nga puna” – 1.1 mln lekë, “Shpenzime utilitare” – 1.7 mln lekë, “Shpenzime pritje- përfaqësime” – 1.1 mln lekë, “Shpenzime fjetje” – 437 mijë lekë, “Shpenzime për leje vjetore” – 413 mijë lekë dhe “Pension ushqimor” – 102 mijë lekë. Shpenzime të tjera përbëjnë 78% të buxhetit ose 517 milionë lekë.

Kontribuoi: Griselda Rruci