Të gjitha transaksionet me vlerë, datë, përshkrim shpenzimi dhe përfitues janë të aksesueshme përmes aplikacionit Monitorim i Thesarit të Shtetit. Këshilli i Lartë i Drejtësisë si institucioni që organizon e kontrollon funksionimin e sistemit gjyqësor dhe atë të Shkallës së Parë dhe të Apelit ka pasur një buxhet faktik prej 53,617,224 lekë në vitin 2012 dhe 56,236,239 lekë në vitin pasardhës.
Gjykata Kushtetuese e cila garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj ka pasur një buxhet më të lartë se KLD, përkatësisht 85,513,212 dhe 80,233,632 lekë në vitet 2012 dhe 2013. Gjykata e Lartë ka shënuar një buxhet prej 135,422,071 dhe 152,902,826 në vitet 2012 dhe 2013. Në total në vitin 2013 këto institucione të sistemit të drejtësisë kanë shpenzuar 1.65 miliard leke.
Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA
Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë kanë funksionuar si të tilla vetëm vitin e fundit. Ky kontroll administrativ i jashtëm që deri vonë kryhej nga seksionet administrative të gjykatave të zakonshme, tashmë do të realizohet nga gjykata administrative e krijuar me ligjin nr.49/2012. Në total këto gjykata kanë pasur një buxhet prej 14 milionë lekë. Gjykata me buxhetin më të madh është ajo e Tiranës me përkatësisht 33% të totalit ose 4.6 milionë lekë.
Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA