Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR), Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ)
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR), Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ)
Komentet dhe analiza: ODA
Kapitali total i Personave Juridik (jo individ) aksioner të Medias Televizive në Shqipëri arrin vlerën e 366 milionë lekëve. Ndër Shoqëritë Tregtare aksionere vlerën më të lartë të kapitalit e ka Apace Media Albania, i cili është aksioner i televizionit “Arbëria” me 40% të kapitalit themeltar ose 169.3 milionë lekë kapital.
Apace Media Albania është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe ka si përfaqësues ligjor Derek Nelson, Didier Stoessel dhe Anatoli Vladev Belchev. Ky aksioner përbën 2.6% të totalit të kapitalit të televizioneve në vend dhe 46.3% të totalit të kapitalit të shoqërive tregtare aksionere në këto televizione. Shoqëri tjetër aksionere me një kapital mbi 100 milionë lekë është dhe Media Content, aksionere e “TV Ballkan” telvizoni A1. Media Content është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe përfaqësohet ligjërisht nga Irma Gordani.
Televizione ne Republikën e Shqipërisë. Shoqëri Tregtare Aksionere dhe Kapital Aktual Themeltar (15/7/2014)
Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR), Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ)
Komentet dhe analiza: ODA
Individët me kapitalin më të madh janë Alba Gina dhe Aleksandër Frangaj, të “TV Klan” me një kapital prej 40% të kapitalit themeltar të shoqërisë përkatëse ose 392 milionë lekë secili. Ky kapital përbën 6% të totalit të kapitalit të gjithë televizioneve dhe 7% të kapitalit të zotëruar nga individët. Aksionarët Ridvana, Holta dhe Melina Dulaku pasojnë si aksionere pranë “TRING TV”. Ato kanë përkatësisht 340; 330 dhe 330 milionë lekë kapital secila.
Televizione ne Republikën e Shqipërisë. Individë Aksionere dhe Kapital Aktual Themeltar (15/7/2014)
Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR), Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ)
Komentet dhe analiza: ODA