Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me fitimin e shoqërive aksionere që operojnë në vend dhe politikat e shpërndarjes apo ri-investimit të fitimit të tyre.  Hulumtimi vlerëson numrin e shoqërive dhe vlerën e kapitalit aksionar. Treguesit kanë burim të dhëna të ekstrakteve historike të SHA-ve sipas depozitimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, qershor 2014.

Financimi nga “burime të brendshme” nënkupton financimin e kompanive nga ri-investimi i fitimit. Sipas hulumtimit rezulton se janë gjithsej 164 SHA që kanë shpërndarë fitim tek aksionarët ose kanë ri-investuar në kapitalin e kompanisë fitimet e tyre. 37 kompani kanë shpërndarë fitimin e tyre në 63 raste me një vlerë totale që shkon në 16 miliard lekë. Ndërsa shoqëri aksionare që kanë ri-investuar fitimet e tyre janë gjithsej 127, të cilat e kanë realizuar këtë proces në 228 raste.


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania   


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania   

SHA-të që kanë shpërndarë fitimin e tyre në formë dividendi janë të pakta në numër. Kështu rreth 27 SHA, e kanë realizuar këtë proces vetëm një herë, ndërsa pjesa e mbetur e SHA-ve kanë shpërndarë dividend 2 deri në 6 herë. Sa i përket vlerës monetare të fitimit të shpërndarë rezulton se vetëm 1 kompani ka shpërndarë dividend 6 herë me një vlerë prej 91.8 milionë Euro ose rreth 80% të totalit të dividendit të shpërndarë nga SHA-të në vend.

Shpërndarja e Fitimit të SHA ne formë Dividendi 1993 – 2014


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit  
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Kursi i këmbimit në datën 30.06.2014:   1 EUR = 140.26 (Burimi: Banka e Shqipërisë)


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit  
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Pavarësisht se aktiviteti i SHA-ve në vend fillon që në vitin 1993, dividendët e parë kanë filluar të shpërndahen pas vitit 2003. Kjo tregon për një periudhë 10-vjeçare të maturimit të biznesit shqiptar. Vitet me më shumë Shoqëria Aksionare që kanë shpërndarë dividend janë 2010-2013 me 37 kompani. Ndërsa sa i përket vlerës së dividendëve të shpërndarë, periudha me përqendrimin më të lartë të vlerës së dividendit të shpërndarë është 2007-2010 me 104.2 milionë Euro ose rreth 88% të dividendit të shpërndarë. Kjo periudhë përkon me aplikimin e tatimit të sheshtë në nivelin 10% për të ardhurat nga biznesi.

Shpërndarja e Fitimit të SHA sipas Viteve 1993 – 2014


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit  
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Kursi i këmbimit në datën 30.06.2014:   1 EUR = 140.26 (Burimi: Banka e Shqipërisë)

Nr i SHA-ve që kanë shpërndarë Dividend 1993-2014


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit  
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Shpërndarja e Fitimit sipas Viteve 1993 – 2014



Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit  
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Kursi i këmbimit në datën 30.06.2014:   1 EUR = 140.26 (Burimi: Banka e Shqipërisë)

Në një analizë të periudhës që u është nevojitur SHA-ve për të realizuar shpërndarjen e parë të dividendit, rezulton se rreth 19 SHA-ve, u është dashur 7-12 vjet jetë pas themelimit për të vendosur shpërndarjen e dividendit të parë. Ndërsa 18 SHA kanë dashur një kohë relativisht më të shkurtër, nga 1-6 vite pas themelimit. Shoqëri aksionare të tjera që kanë shpërndarë dividend e kanë bërë këtë 13-17 vite pas themelimit. Ndërkohë që pjesa dërrmuese e Shoqërive Aksionare që veprojnë në vend nuk e kanë bërë këtë asnjëherë.


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit  
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Nga viti 1999 deri në qershor 2014 janë shënuar 228 raste kur kompanitë kanë ri ? investuar fitim. Kjo kap vlerën e 207 milion euro. Sa i përket vlerës monetare të fitimit të ri-investuar rezulton se 36 SHA që e kanë ri-investuar fitimin 2 ose 5 herë kanë financuar aktivitetin e tyre me burime të brendshme në vlerën e 112.8 milionë Eurove ose rreth 56% të totali të të fitimit të ri-investuar nga SHA-të në vend.

Ri-investimi i Fitimit të SHA sipas Viteve 1993 – 2014


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit  
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Kursi i këmbimit në datën 30.06.2014:   1 EUR = 140.26 (Burimi: Banka e Shqipërisë)

Ri-investimi i Fitimit të SHA sipas Viteve 1993 – 2014



Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit  
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Ri-investimi i Fitimit të SHA sipas Viteve 1993 – 2014



Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit  
Komenti dhe Analiza: Open Data Albania

Kursi i këmbimit në datën 30.06.2014:   1 EUR = 140.26 (Burimi: Banka e Shqipërisë)

Pavarësisht se SHA-të shqiptare kanë filluar të shpërndajnë dividend pas viti 2003, ato e kanë përdorur fitimin si një mjet të lirë të financimit të aktivitetit të tyre nga burime të brendshme që nga viti 1999 e në vazhdim. Në këtë grup futen edhe rastet e ri-vlerësimit të aseteve për shkak të rritjes së çmimit të tyre të tregut. Kështu, edhe pse ecuria e ri-investimit të fitimit ruan një ritëm normal ndër vite, periudha me përqendrimin më të madh të kompanive që financohen nga burime të brendshme është 2010-2013 me 141 SHA Ndërsa në terma të vlerës monetare të fitimit të ri-investuar përqendrimin më të madhe e ka periudha 2010-2012 me 118.4 milionë Euro.

Kontribuoi: Artan Gjergji