Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me personat juridik (shoqëritë tregtare, institucione apo organizma jo fitimprurës) vendase dhe të huaja, që janë aksionare në Shoqëritë Aksionare që operojnë në vend. Hulumtimi vlerëson numrin e shoqërive dhe vlerën e kapitalit aksionar. Treguesit kanë burim të dhëna të ekstrakteve historike të SHA-ve sipas depozitimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, qershor 2014. Si origjinë e Subjektit Juridik i paraqitur si aksionar në një SHA vendase është përdorur vendi i regjistrimit të tij.

Në total janë 295 persona juridik aksionare në 227 SHA vendase. Vlera totale e kapitalit themeltar të këtyre subjekteve aksionare është 2.04 mld Euro, ose rreth 70.5% të totalit  të kapitalit themeltar të SHA-ve që operojnë në vend. Pjesë tjetër mbetet në zotërim të personave fizikë (individë aksionarë).


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA   

Janë 196 persona juridik vendas kundrejt 99 personave juridik të huaj që zotërojnë aksione të SHA-ve që janë regjistruar në vend. Origjina e kapitalit të shoqërive tregtare apo personave juridik që janë aksionare në SHA-të që operojnë në vend është e huaj në masën 47% të totalit të kapitalit që zotërojnë personat juridikë. Ky kapital u përket subjekteve juridike vendase në 53% të totalit të kapitalit që persona juridik si shoqëri, institucione apo organizma zotërojnë brenda SHA-ve.


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA

Po të analizohet më tej origjina e kapitalit të huaj që zotërojnë personat juridik që cilat janë aksionare në SHA-të që operojnë në vend, rezulton se dominojnë subjektet nga vendet e Bashkimit Europian me rreth 67 persona juridik qe zotërojnë 80% të kapitalit të angazhuar. Nga vende të Ballkanit jo pjesë e BE, janë 14 persona juridik që  zotërojnë 16% të kapitalit të angazhuar.  Ndërsa 18 persona juridik aksionarë në SHA vendase kanë origjinë nga vende të tjera si SHBA-të, Panama, Ishujt Kajman, Zvicra apo Kina dhe mbajnë 4% të kapitalit të zotëruar nga Persona  Juridik.

Subjektet që zotërojnë SHA-të sipas Vendit dhe Rajonit ku është regjistruar Aksionari  (06/2014)


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA 


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA

Nga vende të Ballkanit jo pjesë e BE, janë 14 persona juridik që  zotërojnë 16% të kapitalit të angazhuar.  Ndërsa 18 persona juridik aksionarë në SHA vendase kanë origjinë nga vende të tjera si SHBA-të, Panama, Ishujt Kajman, Zvicra apo Kina dhe mbajnë 4% të kapitalit të zotëruar nga Persona  Juridik.
Kontribuoi: Artan Gjergji