Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin dhe kapitalin e Shoqërive Aksionare SHA, që operojnë në vend sipas Sektorëve Ekonomik. Ne baze te ligjit “Për Shoqëritë Tregtare” (neni 105), shoqëritë aksionere, janë shoqëri tregtare kapitali i të cilave është i ndarë në aksione të nënshkruara nga themeluesit, të cilët mund të jenë persona fizikë dhe/ose juridikë.

Në bazë të të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), deri në fund të muajit qershor 2014, janë të regjistruara gjithsej 1 273 shoqëri aksionere. Ndarja e SHA-ve sipas sektorëve është bere duke marre për baze ndarjen në katër sektorë kryesor që bën Banka e Shqipërisë ne raportimin për ekonominë kombëtare: Industria, Bujqësia, Shërbimet dhe Ndërtimi.

Ndarja e numrit te SHA-ve sipas sektorëve te ekonomisë është si vijon: Industria ka 171 subjekte ose rreth 13.4% e totalit te shoqërive aksionare; Bujqësia 18 subjekte ose rreth 1.4% të totalit; Shërbimet 790 subjekte ose rreth 62% të totalit; Ndërtimi 57 subjekte ose rreth 4.5% të totalit. Për rreth 237 subjekte ose rreth 18.6% e totalit te shoqërive, mungojnë te dhënat ne regjistër sikurse supozohet që janë kompani jo aktive në proces përditësimi të statusit aktiv; ne likuidim apo e mbyllur.

Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA


Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA

Nga të dhënat e nxjerra nga ekstraktet historike të këtyre SHA-ve, për hulumtimin e ODA, rezulton se sektori i shërbimeve dominon shoqëritë aksionere si ne aspektin e numrit te operatoreve ashtu edhe në kapitalin e angazhuar. Bazuar ne te dhënat e pasqyrave financiare (book value), vlerësohet qe kapitali aksione i te gjitha SHA-ve te regjistruara ne vendin tone është 2.89 miliardë euro ose rreth 3.94 miliardë dollar amerikan.

Ndarja e kapitalit te SHA-ve për te cilat ka te dhëna ne sistem sipas sektorëve te ekonomisë është e tille: Industria ka një vlere totale prej 601 318 993 Euro ose rreth 20.82% e kapitalit total kompanive shoqëri aksionere; Bujqësia ka një vlere totale prej 17 853 322 Euro ose rreth 0.62% e kapitalit total; Shërbimet ka një vlere totale prej 2 221 669 193 Euro ose rreth 76.92% e kapitalit; Ndërtimi ka një vlere totale prej 47 404 392 Euro ose rreth 1.65% e  kapitalit total shoqërive aksionere.


Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA

Për një pjese relativisht te vogël te tyre, 188 kompani ose rreth 14.8% e totalit, përcaktimi i sektorit te aktivitetit, ne mungese te ekstraktit te QKR, është bere nga emri i tyre tregtar, i cili tregon qarte objektin e aktivitetit. Kapitali i pasqyruar është kapitali themeltar qe rezulton aktualisht (qershor 2014) ne pasqyrat financiare te kompanive (book value).

Mungesa e bursës pengon përllogaritjen e vlerës reale te tregut te këtyre kompanive. Megjithatë, duhet thëne se për shkak se kompanitë here pas here bëjnë vlerësim kapitali ne formën e rritjes apo zvogëlimit të kapitalit, gjykohet qe vlerat ne bilance nuk janë shume larg vlerave reale te tregut.

Kontribuoi: Artan Gjergji