Por, duke filluar nga 1 Janar 2015, tarifat e energjisë elektrike për konsumatorin familjar kanë ndryshuar. Në tarifat e reja të energjisë elektrike gjejmë një unifikim të çmimit për çdo nivel konsumi familjar. Çmimi i ri i energjisë elektrike për konsumatorin familjar është përcaktuar 9,5 lek/kWh, ku duke i shtuar edhe tatimin mbi vlerën e shtuar arrijnë në një çmim final për konsumatorin prej 11,4 lek/kWh. Me të njëjtin çmim do të tarifohet edhe energjia e konsumuar në ambientet e përbashkëta.
Burimi: Enti Rregullator i Energjisë
Komente dhe Analiza: ODA
Nëse do të bënim një krahasim mes dy mënyrave të vendosjeve të çmimeve të energjisë elektrike do të shohim që ekzistojnë diferenca në vlera fature para dhe pas 1 janarit për të njëjtën sasi konsumi. Bazuar në të dhënat e çmimeve dhe niveleve të supozuara të konsumit kemi llogaritur sesa paguajnë aktualisht individët dhe sa do të paguajnë në vitin 2015. Shohim që individët të cilët konsumojnë nga 0-450 kWh në muaj, duke filluar nga 1 Janari do të paguajnë më shumë për çdo kwH të shpenzuar.
Çdo familjar i cili konsumon mbi 450 kWh në muaj, me çmimin e ri të unifikuar të energjisë elektrike do të paguajë më pak para. Për shembull, nëse një familje konsumon mesatarisht 300 kWh në muaj, deri më tani paguante 2772 lek, ndërsa me çmimin e ri do të paguajë 3420 lek, pra 648 lek më shumë. Nga ana tjetër, nëse një familje konsumon mesatarisht 600 kWh në muaj, deri më tani paguante 7632 lek, ndërsa duke filluar nga 1 Janar 2015 do të paguajë 6840 lek, pra 792 lek më pak.
Burimi: Enti Rregullator i Energjisë
Komente dhe Analiza: ODA
Burimi: Enti Rregullator i Energjisë
Komente dhe Analiza: ODA
Diferenca në vlera arkëtimi për kompanine sipas ndryshimit të Çmimit
Burimi: Enti Rregullator i Energjisë
Komente dhe Analiza: ODA