Me sekuestrim apo sekuestro konservative do të kuptohet kufizimi i përkohshëm, deri në një vendim përfundimtar, i të drejtave pasurore të një personi fizik apo juridik mbi një send apo pasuri të caktuar. Ky send mund të jetë i luajtshëm, i paluajtshëm ose shume të hollash. Procesi i sekuestros zbatohet pasi detyrimi behet i kërkueshëm nga kreditori sepse nuk është përmbushur detyrimi kontraktual e njëkohësisht është siguruar një urdhër ekzekutiv. Veç sekuestros si pasojë e një marrëdhënie kreditore, praktikohen edhe sekuestro të tjera kryesisht të parashikuara në legjislacionin penal apo në ligjin që rregullon çështje të pastrimit të parasë dhe financimeve të paligjshme.
Ndërsa barre siguruese, është një e drejtë reale mbi pasuri të paprekshme ose pasuri të luajtshme (por jo hipotekare), e cila lihet si kolateral nga debitori për një detyrim kontraktual financiar të nënshkruar mes kreditorit (huadhënësit) dhe debitorit (huamarrësit). Të gjitha barrët siguruese regjistrohen pranë Regjistrit të Barrëve Siguruese që mbahet prej Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Procesi i vendosjes se sekuestrove konservative mbi aksionarët apo mbi kompanitë ka filluar të aplikohet që nga viti 2010 me një rritje graduale për të pësuar pikun në vitin 2013 dhe 2014. Kështu vetëm në këto dy vite janë ekzekutuar 201 të sekuestrove konservative me një kapital që shkon në 969 milionë euro duke zënë rreth 61.9% të totalit të kapitalit nën sekuestro. Ky trend është në rritje duke marrë parasysh se të dhënat për vitin 2014 janë vetëm për 6 mujorin e parë.
Shpërndarja e Sekuestros sipas viteve në SHA-të 2010-2014
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA
Kursi i këmbimit në datën 30.06.2014: 1 EUR = 140.26 (Burimi: Banka e Shqipërisë)
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA
Zhbllokimi nga sekuestro konservative është bërë kryesisht brenda vitit ose një vit pas bllokimit. Ndërkohë që natyra e sekuestro konservative e aplikuar në 16 raste përkatësisht në 9 SHA me një vlerë prej 26.1 milionë eurosh ka të bëjë më faktin që këto SHA ose aksionarët e tyre kanë qenë dorëzanë karshi detyrimeve kontraktuale të palëve të treta.
Frekuenca e Zhbllokimit të Sekuestros në SHA-të – Qershor 2014
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA
Kursi i këmbimit në datën 30.06.2014: 1 EUR = 140.26 (Burimi: Banka e Shqipërisë)
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA
Rastet e Sekuestros në SHA-të – Qershor 2014
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA
Kursi i këmbimit në datën 30.06.2014: 1 EUR = 140.26 (Burimi: Banka e Shqipërisë)
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA
Në 138 raste, sekuestro konservative është aplikuar për pjesën e aksionarëve e shoqërive në një vlerë prej 336.5 milionë euro ose rreth 21% të kapitalit nën sekuestro. Ndërsa në 177 raste sekuestro është aplikuar mbi kompaninë në një nivel prej 1.23 miliardë euro duke përbërë rreth 79% të totalit të kapitalit nën sekuestro.
Vetëm në rreth 25 raste të veçanta, kjo sekuestro konservative është vënë mbi aktive specifike të aksionerit ose të kompanisë dhe jo mbi të gjitha asetet apo pasuritë që ata zotërojnë. Kështu, vlera e aseteve specifike që janë venë në sekuestro dhe që janë nën pronësi të aksionarëve (3 raste) arrin në 977 mijë euro, ndërsa ajo e aseteve specifike në zotërim të kompanive (22 raste) arrin në 502.3 milionë euro.
Sekuestro mbi Llojin e Bartësit në SHA-të – Qershor 2014
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA
Kursi i këmbimit në datën 30.06.2014: 1 EUR = 140.26 (Burimi: Banka e Shqipërisë)
Sekuestro mbi Aktivet Specifike në SHA-të – Qershor 2014
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA
Kursi i këmbimit në datën 30.06.2014: 1 EUR = 140.26 (Burimi: Banka e Shqipërisë)
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA
Që nga viti 1999 kur është miratuar ligji mbi barrët siguruese, rezulton se ekzistojnë gjithsej 56 raste të vendosjes së aksioneve apo aktiveve si barrë siguruese në marrëdhëniet kontraktuake, në 48 SHA ose rreth 5.7% e subjekteve (848 SHA) për të cilat eksitojnë të dhëna në QKR, në një numër total aksionesh prej 24.8 milionë aksione nën barrë. Rreth 96.4% e këtyre aksioneve janë vënë si barrë siguruese vetëm 1 herë në 40 SHA, ndërsa pjesa e mbetur prej 3.6% e aksioneve është vënë nën barrë siguruese 2 herë. Kompanitë që kanë vendosur si barrë siguruese aksionet apo aktivet e tyre janë 8 SHA dhe përbëjnë 16.7% të kompanive të cilat e kanë përdorur mundësinë e lënies së aksioneve dhe aseteve si kolateral.
Rastet e Barrëve Siguruese në SHA-të – Qershor 2014
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA
Kursi i këmbimit në datën 30.06.2014: 1 EUR = 140.26 (Burimi: Banka e Shqipërisë)
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA
Pjesa dërrmuese e barrëve siguruese është aplikuar mbi aksionet, ndërsa vetë 2 SHA në 3 raste kanë lënë edhe aktive të tjera si barrë siguruese për të kolateralizuar detyrimin e tyre kontraktual. Vlera monetare e këtyre aktiveve është e vështirë për t’u përcaktuar saktë pasi mungon informacioni i mjaftueshëm në ekstraktet e këtyre kompanive.
Pavarësisht miratimit të ligjit në vitin 1999, aplikimi i këtij shërbimi ka filluar të zbatohet ne vitin 2003. Ky shërbim është përdorur në mënyrë simbolike kompanitë deri në vitin 2010 për të pësuar më pas një rritje të dukshme. Kështu në periudhën 2003-2009 kemi vetëm 6 kompani të cilat e kanë përdorur kolateralizimin e aksioneve /aktiveve, ndërsa pjesa tjetër prej 50 shoqërish aksionare ose rreth 89.3% e tyre ka filluar ta përdorë pas vitit 2010. Edhe nëse e shohim në këndvështrimin e numrit të aksioneve të lëna si kolateral shohim një ecuri normale ndër vite me përjashtim të viti 2008, ku shoqëria Albtelecom ka lënë një numër të konsiderueshëm aksionesh si barrë siguruese për një detyrim kontraktua në formën e një kredie të madhe nga donatorët.
Shpërndarja e Barrëve Siguruese sipas viteve në SHA-të – 2010-2014
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA
Kursi i këmbimit në datën 30.06.2014: 1 EUR = 140.26 (Burimi: Banka e Shqipërisë)
Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA
Është interesant fakti se këto shërbime i përdorin edhe shoqëritë publike ku institucionet shtetërore janë aksionare. Kështu, nga hulumtimi rezulton se 19 SHA publike ose 11.4% e subjekteve që mbi të cilat është aplikuar sekuestro konservative janë përballur me këtë fenomen në 38 raste me një vlerë totale kapitali nën sekuestro që arrin në 975.6 milionë euro ose rreth 62.3% të kapitalit nën sekuestro. Sa i përket lënies kolateral të aksioneve nga shoqëritë publike, rezulton se 3 SHA nga 48 gjithsej kanë lënë si barrë siguruese në 3 raste rreth 11.6 milionë aksione ose rreth 46.9% të totalit të aksioneve nën barrë.