Historik i Inflacionit dhe Indeksi i Çmimit të Konsumit në Shqipëri, 1991 deri 9 mujori 2021

Open Data po hulumton të dhënat mbi Indeksin e Çmimit të Konsumit dhe Normën e Inflacionit në Shqipëri duke paraqitur vlera historike për periudhën 1991 deri në 9 mujorin 2021. Indeksi i Çmimit të Konsumit (IÇK) mat ndryshimin e çmimeve të konsumit të një shporte fikse mallrash dhe shërbimesh në periudhën aktuale krahasuar me një periudhën bazë (Dhjetor 2020=100 quhet periudha bazë). Ndërsa norma e…

Zona për Zhvillim të Detyrueshëm 5 Maji, Biznese që do të Ndërtojnë dhe vlerat e Programit i Rindërtimit pas Tërmetit

Zona e Pesë Majit Tiranë, me Vendim  të Këshillit të Ministrave Nr. 78 datë 31. 01. 2020 u shpall zonë për zhvillim të detyrueshëm. Bashkia Tiranë u caktua si Njësi Zbatuese. Në këtë zonë, do të ndërtohen godina të Reja civile dhe publike, do të bëhen rikonstruksione apo ndërtime të infrastrukturës publike, ndërhyrje të tjera në funksion të rindërtimit. Vendimi prezanton edhe koordinatat gjeografike të…

Komisioneri për Zgjedhjet refuzon të hetojë Kallëzimin për Keqpërdorim të Fondeve Publike në Fushatë Zgjedhore, çështja kalon në KAS (seanca e hëne 8 nëntor ora 11)

Të nderuar Miq, Organziata AIS shpreh keqardhje dhe njofton se ka ankimuar në lidhje me Vendimin e Komisjonerit Shtetëror për Zgjedhjet Vedim  nr. 457, Datë 01.10.2021, ku  refuzohet shqyrtimi i Kallzimit të AIS / OpenDataAlbania datë 31 Maj 2021. Palë të kallëzuara për keqmenaxhim të fondeve publike Këshilli i Ministrave dhe Bashkia Durrës. Kallzimi ynë i datës 31 maj parashtron argumente mbi Keqpërdorim të Aseteve…

Ndryshimi i Buxhetit gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, 2020 dhe 2021

Open Data Albania po hulumton mbi ndryshimet e Buxhetit të Shtetit për menaxhimin e dy fatkeqësive natyrore: Tërmeti Nëntor 2019 dhe Pandemia Covid 19. Qëllimi i këtij artikulli është evidenca e efekteve financiare në Buxhetin e Shtetit 2020 dhe 2021. Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga tabelat buxhetore të Ministrisë së Financave referuar akteve ligjore të miratuara. Për menaxhimin e procesit të rindërtimit…

Rimbursimi i Barnave në vlerë dhe sipas kategorisë përfituese, 2016-2020

Open Data Albania po hulumton në lidhje me vlerën dhe kategorinë përfituese të barnave të rimbursueshme për periudhën 2016 – 2020. Lista e barnave të rimbursueshme dhe e pajisjeve mjekësore është një nga paketat e rëndësishme që financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Rimbursimi i barnave realizohet mbi bazën e kontratave që Fondi  ka me farmacitë, duke ju referuar  Listës së…

Buxhete të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, 2016-2020

Open Data Albania po hulumton mbi Buxhete të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor për periudhën 2016-2020, të ardhurat dhe shpenzime. Struktura e të Ardhurave përbëhet nga Transfertat e Buxhetit të Shtetit, Kontributet e Sigurimeve Shëndetësore dhe Të ardhura të tjera (interesat e depozitave, dëmet ekonomike, sponsorizime, dhurime etj). Struktura e Shpenzimeve të Fondit përbëhet nga Rimbursimi i barnave dhe pajisjeve, financimi i shërbimit parësor,…

Eksporti dhe Importi i Energjisë Elektrike në Shqipëri, Janar – Gusht 2021

Open Data Albania po hulumton mbi treguesit e tregut të energjisë elektrike në Shqipëri, për periudhën 8-mujore Janar-Gusht 2021. Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria ka patur Eksport Bruto (energji në dhënie) në total prej 2,309,783 MWh dhe ka Importuar (energji në marrje) një total prej 910,122 MWh. Rënia e eksportit bruto të energjisë elektrike ka filluar që në tremujorin e parë të këtij viti, përkatësisht që…

Kosto spitalore dhe treguesit e shëndetit publik në Shqipëri 2016-2020

Open Data Albania po hulumton në lidhje me treguesit e cilësisë së shërbimit shëndetësor publik në Shqipëri dhe kostot spitalore të përllogaritura nga Fondi Publik, në Spitalet kryesore Universitare, Rajonale dhe atyre të nivelit Bashkiak. Indikatorët kryesorë janë aktiviteti i qendrave shëndetësore, ambulancave dhe poliklinikave, numri i shtrimeve dhe ditëve të qëndrimit, shfrytëzimi i shtratit në ditë, ditëqëndrimi mesatar i të sëmurit në spital, xhiro…

Depistimi i Kancerit të Gjirit 2020. Krahasuese Shqipëri, Rajon dhe Botë

Open Data Albania, po hulumton mbi statistika zyrtare të Depistimit të Kancerit të Gjirit të publikuara në Shqipëri, Rajon, Europë dhe Botë për vitin 2020. Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Aktualisht, kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë në popullatën e femrave dhe kanceri i dytë më i përhapur në të gjithë popullatën…

Operator Ekonomik të suksesshëm në tenderime Programi i Rindërtimit për bashkitë pas Tërmetit, Renditje sipas Vlerës deri Tetor 2021

NdiqParatë.Al po liston Biznese që kanë fituar kontraktime për Programin e Rindërtimit për bashkitë pas Tërmetit deri në Tetor 2021. Listimi është bërë sipas vlerës së kontraktimit. Kompanitë apo Operatorët veprojnë kryesisht në sektorin e ndërtimit. Programi i Rindërtimit për bashkitë pas tërmetit është një nga programet kryesore të Buxhetit të Shtetit për dy vitet e fundit. Ky Program synon të zgjidhë probleme të strehimit,…

Fitimi i Bankave të Nivelit të Dytë në Shqipëri, 2016-2020

Open Data po përditëson të dhënat mbi fitimin e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri për periudhën 2016-2020. Bankat e nivelit të dytë janë institucione financiare me seli në Shqipëri që ushtrojnë veprimtarinë bankare të pranimit të depozitave monetare apo të fondeve të tjera të riparueshme nga publiku dhe përdorimin e tyre për dhënie kredie apo veprimtari të tjera financiare sipas përcaktimeve në kuadrin…

Eksporti dhe Importi i Energjisë Elektrike në Shqipëri, Çmime të Shitjes për Familje dhe Biznese 2015-2020

Open Data Albania po hulumton mbi Çmimin, Sasinë dhe Vlerën e shitjes dhe blerjes së Energjisë Elektrike në Shqipëri 2015-2020. Për 2020, janë prodhuar në total 5 314 811 MWh energji elektrike apo 2% më shumë krahasuar me vitin 2019. Sipas llojit, prodhimi më i madh i energjisë elektrike vjen si rezultat i burimeve hidrike rreth 99% dhe vetëm 1% e energjisë elektrike prodhohet nga…

AIS/OpenData Padi në Gjykatë Kushtetuese. Ligji 97.2019, pjesa Prokurimet Programi i Rindërtimit, cenon Liri Ekonomike, ka potencial për pabarazi, klientelizëm dhe korrupsion

Organizata AIS e njohur si Open Data Albania ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një Kërkesë për Shfuqizim të pjesshëm të Aktit Normativ me fuqinë e Ligjit Akt nr. 9, datë 16.12.2019 titull “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 97/2019, në datën 18.12.2019, konkretisht shfuqizim të Kreut VI, Procedurat e Prokurimit Publik, nenet 40 – 44, dhe…

Vaksinimi kundër Covid 19. Lloji i Vaksinës Niveli i Vaksinimit ne EU, EEA dhe Rajon

Open Data Albania po hulumton mbi vaksinimin kundër Covid 19 dhe vaksinat që po administrojnë shtetet e Bashkimit Evropian (EU) dhe Zonës Ekonomike Evropiane (EEA). Të dhënat janë deri në datën 17 Shtator 2021. Artikulli prezanton vaksinat e njohura dhe aplikuara sikurse nivelin e vaksinimit për secilin vend. Burim për këtë artikull hulumtues është Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, nëpërmjet databazës për…

Regjistri i Magjistratëve. Emërimet në Gjykatën e Lartë, Promovohen Gjyqtar Karriere

Regjistri i Magjistratëve, databazë e krijuar nga AIS / Open Data Albania ka krijuar profile me të dhëna, dokumente dhe informacion mbi performancën, profesionalizimin dhe integritetin e Individëve që po Promovohen në Sistemin e Reformuar të Drejtësisë. Dy gjyqtarët e fundit të emëruar në Gjykatën e Lartë janë zoti Asim Vokshi dhe zoti Artur Kalaja. Magjistrat Asim Vokshi  ka marrë emërimin në korrik dhe fillon…