Open Corporates Albania është një databazë e krijuar dhe mirëmbajtur nga organizata AIS, ku zbardhen të dhëna për Shoqëri Biznesi duke krijuar pasaporta ku informacioni përmban identitetin, objektin e veprimtarisë, strukturën menaxheriale, zotëruesit ndër vite, vlera të kapitalit, performancën dhe çështjet ligjore që karakterizojnë një kompani Biznesi.
Gjithashtu pasaporta lidh të dhëna për tendera dhe pagesa nga Thesari i Shtetit bërë në favor të kësaj shoqërie. Në këtë artikull po agregojmë të dhëna për Raporte Gjinore për Zotërues dhe Administrator të këtyre shoqërive. Raportet gjinore do të evidentohen sipas numrit të shoqërive dhe kapitalit të tyre të zotëruar nga dy grupet gjinore femra meshkuj.
Shoqëri Biznesi të themeluara në 2022 sipas zotërimit me 100% te kapitalit nga një grup gjinor. Në vitin 2022 në vend janë regjistruar 3 645 (tre mijë e gjashtëqind e dyzetë e pesë) shoqëri biznesi të formave shoqëri aksionare SHA, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SHPK, Degë të Shoqërive të Huaja, dhe Shoqëri te Bashkëpunimit Bujqësor. Grupi gjinor femra zotëron e vetme në masën 100% të kuotave apo kapitalit të shoqërisë një numër prej 456 shoqërish ose 12.51% e totalit. Numri i shoqërive të zotëruara plotësisht nga grupi gjinor meshkuj është 2 458 shoqëri apo 67.43 % e totalit të shoqërive të themeluara në vitin 2022. Pjesa tjetër shoqërive të themeluara në vitin 2022 konkretisht 731 shoqëri ose 20.05% zotërohen nga subjekte juridike shoqëri dhe entitete të tjera ose janë shoqëri të zotëruara miks (individ dhe shoqëri zotëruese).
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Nëse vlerësojmë numrin dhe peshën e subjekteve që zotërohen për më shumë se 50% të kapitalit nga njëri grup gjinor, por jo ne masën 100% te zotërimit te kapitalit, të dhënat flasin me raporte ku shoqëri të kontrolluara nga zotëruese të grupit gjinor femra janë 1.73% e totalit ndërsa nga grupi gjinor meshkuj kontrollohen me paketë kontrolli mbi 50% e kuotave 4.75% e subjekteve.
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Raporti për grupin gjinor femra rezulton më minor nëse shohim se sa është totali i kapitalit të shoqërive të biznesit të zotëruar nga femrat për shoqëri tregtare të regjistruara në vitin 2022. Në këtë rast kemi vlerësuar edhe kapitalin në shoqëri të zotëruara nën 50% nga grupi gjinor, pra çdo lloj kapitali të zotëruar nga femrat në shoqëri të themeluara në 2022. Shoqëritë e themeluara dhe regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit gjatë Vitit 2022, kanë një kapital aksionar dhe vlerë kuotash dhe aksionesh në total prej 7 733 833 795 (shtatë miliard e shtatëqind e tridhjete e tre milionë e tetëqind e tridhjetë e tre mijë e shtatë qind e nëntëdhjetë pesë) Lekë. Ky kapital zotërohet nga aksionere apo ortake femra në vlerën 287 748 459 (dyqind e tetëdhjete e shtate milionë e shtatëqind e dyzetë e tetë mijë e katërqind e pesëdhjetë e nëntë) Lekë. Kjo përkon me vetëm 3.72% të totalit, ndërsa meshkujt zotërojnë 43.03% te totalit. Pjesa tjetër e kapitalit zotërohet nga Subjekte Juridike. Meshkujt zotërojnë 11 herë më shumë vlerë kapitali në shoqëri të themeluara (kundrejt kapitalit të zotëruar nga femra).
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Lista e subjekteve të zotëruara sipas grupeve gjinore është e plotë në Excel-in e këtij artikulli, ndërsa pasaporta me informacion të mirë-strukturuar të shoqërive të themeluara gjatë 2022 mund të aksesohen në portalin Open Corporates Albania.
Një tregues tjetër statistikor që po hulumtojmë për shoqëri biznesi të regjistruara gjatë vitit 2022, është edhe numri apo pesha e shoqërive të biznesit administrimi i të cilave u është besuar femrave. Nga 3 645 shoqëri të themeluara vetëm 737 ose 20.95% e totalit administrohen nga femrat. Nën administrimin e meshkujve janë 77.17% e subjekteve të themeluara në vitin 2022. Në 39 shoqëri zotëruesit kanë zgjedhur më shumë se një administrator me nga një përfaqësues nga secili grup gjinor.
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Open Data Albania po publikon edhe indikatorë të tjerë që lidhen me shoqëri biznesi të regjistruara gjatë vitit 2022. Treguesit bëjnë të njohur origjinën e kapitalit të shoqërive si kapital vendas apo i huaj sipas origjinës së zotëruesit; shpërndarjen e shoqërive sipas rretheve; sipas formës ligjore, sipas statusit në vitin e parë të regjistrimit dhe sipas pronësisë private apo shtetërore.
Open Corporates Albania është një databazë me të dhëna të hapura, me informacion lehtësisht të aksesueshme për shoqëri biznesi që veprojnë në vend.
Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Lea Kanani