TIRANE- Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës konsiderohet si një ndër projektet që ka shkaktuar dy problemet kryesore të financave publike, që janë borxhi i lartë publik dhe niveli i lartë i deficitit buxhetor. “Open Data Albania”, një projekt i financuar nga SOROS-i, ka realizuar një analizë për këtë projekt, bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave. Sipas kësaj analize, rruga Durrës-Kukës ka kushtuar në…
Gazeta Shqiptare: Shqipëria e dyta pas Greqisë për marrjen e borxheve
Shqipëria vjen menjëherë pas Greqisë, po të marrësh në analizë nivelin e borxhit publik të vendit, në krahasim me sasinë e Prodhimit të Brendshëm Bruto në një vit. Sipas “Open Data Albania“, që përdor shifra të vlerësimeve nga institucione të ndryshme financiare ndërkombëtare, duke filluar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, si dhe statistikat zyrtare shqiptare, në vitin 2000 vendi ynë ka qenë në vendin e katërt,…
Paga Mesatare Mujore Për Të Punësuarit Në Sektorin Privat dhe Shtetëror
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi pagën mesatare mujore të një të punësuari në sektorin privat dhe atë shtetëror gjatë 10 viteve të fundit, bazuar në të dhënat e INSTAT. Nga të dhënat rezulton se paga mesatare sipas llojit të sektorit të ekonomisë ka ndryshuar si më poshtë: Burimi: INSTATKomentet dhe Analiza: ODA Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku, pagën mesatare më…
Ora News: Buxheti për zgjedhjet e ‘8 Majit’, më të kushtueshmet
Zgjedhjet për pushtetin lokal të cilat do të realizohen në 8 maj do të jenë zgjedhjet më të kushtueshme në 14 vitet e fundit. Në bazë të të dhënave zyrtare dhe nxjerrjes së statistikave “OPEN DATA Albania” ka publikuar të dhëna mbi shpenzimet zgjedhore sipas buxhetit të shtetit gjatë viteve 2003-2011. Sipas këtyre të dhënave, proçesi zgjedhor vendor pritet që të kushtoj 600 milion lekë. …
Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë në periudhën 2003-2011
Shëndetësia është një ndër cështjet më të ndjeshme për të gjithë qytetarët, pasi ndikon drejtpërsëdrejti në cilësinë e jetës. Si e tillë, vëmendja ndaj menaxhimit të fondeve publike për këtë sektor merr një rëndësi të vecantë. Ministria e Shëndetësisë (MSH) ëshë një ndër tre shtyllat e institucioneve publike që marrin pjesë në sistemin shëndetësor. Së bashku me ISKSH-në dhe qeveritë vendore, ato kujdesen për ofrimin…
Shqiptarët, më shumë kredi për të blerë shtëpi
Shqiptarët e gjejnë tek kredimarrja zgjidhjen për të blerë shtëpi. Pjesa më e madhe e kredive të lëshuara nga bankat tregtare ndaj individëve kanë për qëllim blerjen e banesave duke e kthyer këtë sektor në një ndër më të financuarit në vend. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, më shumë se 70 për qind e totalit të kredisë së lëshuar nga bankat është përdorur…
Kushti, 30 në 100 vetë me arsim të lartë
Arsimi i lartë në Shqipëri e ka zanafillën vonë krahasuar me vendet e tjera, kjo ka bërë që përqindja e numrit të qytetarëve me arsim të lartë në vitet 90 deri në 2000 të ishte ndër më të ultat në europë, 9 vetë për 100 qytetarë. Këshilli i Europës i vuri kusht Shqipërisë që të arrinte një normë 30 vetë me arsim të lartë për…
Qeveria ‘harron’ kërkimin shkencor
Kërkimi shkencor në vendin tonë po kalon një periudhë të vështirë. Kjo pasi pjesa e buxhetit që akordohet për këtë pjesë mjaft të rëndësishme të punës së universiteteve është fare e vogël. Pikërisht për këtë arsye, dekani i fakultetit të Gjeologji-Minierave në Universitetin Politeknik të Tiranës, Përpara Hoxha kërkon që të rritet pjesa e buxhetimit shkencor dhe jo që pjesa më e madhe e buxhetit,…
Lejet e ndërtimit në rritje me 21%
Gjatë vitit 2010, në rang vendi janë dhënë mbi 1.800 leje ndërtimi. Në vitin 2010, sektori i ndërtimit ka patur një zhvillim pozitiv. Në rang vendi, janë dhënë mbi 1.800 leje ndërtimi, në një rritje vjetore me 21%. Sipas shifrave të rezultuara nga studimi i “Open Data Albania”, qyteti me numrin më të madh të lejeve figuron Durrësi. Lejet janë dhënë për ndërtime banesash, hotele…
Viti 2011, rritje 9% e shpenzimeve ushtarake
Sipas projektit ‘Open Data’, rritjet më të larta të shpenzimeve buxhetore për qëllime ushtarake të Shqipërisë kanë qenë në vitet 2006 e 2007, kur buxheti i dikasterit përkatës u rrit mesatarisht 22% më shumë se vitet paraardhës. Edhe viti 2009 (viti i anëtarësimit në NATO) shënoi një rritje të lartë, 17.4%, krahasuar me vitin 2008. Rritja e buxhetit, në fakt ishte një domosdoshmëri për përmbushjen…
Njoftim për Open Data me shoqërine civile
Ftese për BashkëpunimOpen Data Albania në partneritet me Shoqërinë CivileKoha e punës prej vetëm gjashte muajve ka dhënë premisa të mira për bashkëkoordinim të ODA me lëvizje të Shoqërisë Civile në Shqipëri. Por ndërsa indikatorët në portalin Open Data Albania shumohen çdo ditë edhe mundësia për ti vënë ato në dispozicion të publikut dhe shoqërisë civile vjen në rritje. Raste konkrete:1.Zyra në Mbrojtje të Konsumatorëve…
Korrupsioni në drejtësi, ODA: Në 5 vite vetëm një procedim
Pavarasisht deklaratave dhe perceptimit për korrupsion në drejtësi, në periudhën 2004-2009 nuk shënohet asnjë rast i proceduar me çështje gjyqësore. Sipas zyrtares për marrëdhënie me publikun i Open Data, Aranita Brahja, për korrupsion pasiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë, kemi vetëm një çështje gjyqësore të shënuar në 2009-ën, me vetëm një autor të dënuar. Ndërkohë në lidhje me korrupsionin pasiv të…
Mbetet ende i lartë numri i vdekjeve foshnjore në Shqipëri,në 1.000 lindje,14 vdesin pa mbushur një vit!
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi vdekshmërinë… foshnjore në Shqipëri duke kryer edhe një krahasim me rajonin. Raporti bazohet në të dhënat e Bankës Botërore. Vdekshmëria foshnjore është një tregues i rëndësishëm i kushteve shëndetsore të një vendi. Ky tregues përdoret edhe për krahasimin e zhvillimit socio-ekonomik të shteteve (sa më i lartë treguesi, aq më problematike është situata). Vdekshmëria foshnjore është numri…
Raporte gjinore në listat e kryetareve të bashkive 2000 – 2015
Open Data Albania ka hulumtuar mbi përzgjedhjen e kryetarëve të bashkive në katër proceset e fundit elektorale. Të dhënat janë marrë në buletinet elektronike apo manuale të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve. Artikulli hulumtues përmban informacion statistikorë dhe nominal për fituesit si kryetar bashkie në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2000, 2003, 2007 dhe 2011-të. Në Republikën e Shqipërisë në bazë të ndarjes administrative territoriale…
Open Data Albania mbërrin në Shkodër
Me dëshirën për t`u fokusuar në grupe të rëndësishme sociale me rol në jetën publike dhe perspektivën e zhvillimit, Open Data Albania, ka mbërritur në Shkodër vlerësuar rolin e Universitetit të Shkodrës në formimin e profesionistëve të së ardhmes, si dhe traditën pedagogjike dhe qytetare të këtij Universiteti, do të bëhet një prezantim më konkret i ODA-s në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ideja për…
