Shoqëria Civile propozon kufizimin e mandateve për të zgjedhurit e pushtetit lokal

Kufizimi i mandateve për drejtuesit e pushtetit lokal, ka qenë tema e diskutuar në një tryezë të organizuar nga “Alternativa Civile” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partive politike. Përfaqësuesit e dy partive të mëdha janë shprehur në favor të kufizimit mandateve pasi ata shprehën rrezikun e bajraktarizmit duke sjellë si shembu që një numër i madh të zgjedhurish kanë nga katër mandate. “A ka nevojë…

Situata në spitale sipas Berishës dhe ca shifra nga vendet përreth

Mbledhja e para pak orëve e qeverisë, kishte në objekt të saj shëndetësinë (të paktën këtë kuptuam nga monologu i përjavshëm i Kryeministrit), ku kreu i qeverisë foli për zhvillimet në këtë sektor dhe uljen e vdekshmërisë foshnjore duke na krahasuar edhe me vendet e zhvilluara.  “Tregues për vdekshmërinë foshnjore, amtare është ulur. Për herë të parë vendi ynë arrin këta tregues themelorë të jetës,…

Vdekshmëria e nënave në lindje, e lartë

Vdekshmëria e nënave gjatë lindjeve në Shqipëri ka ardhur në rënie gjatë viteve të fundit, por mbetet sërish shumë herë më e lartë se sa normat e vendeve të tjera të rajonit, bën të ditur agjencia Open Data.  Shkalla e vdekshmërisë mëmësore është numri i grave që vdesin gjatë shtatzanisë dhe lindjes, kundrejt njëqind mijë lindjeve të gjalla. Raporti bazohet në të dhënat e Bankës…

Dëmi ekonomik në sektorin doganor 2005-2010

Open Data Albania ka realizuar një hulumtim në lidhje me dëmin ekonomik në sektorin doganor për periudhën për periudhën 2005-2010. Dëmi ekonomik në sektorin doganor shkaktohet si pasojë e veprimeve:  shmangies së detyrimeve doganore dhe llogaritje të gabuara të tarifave; diferencës në llogaritjen e vlerës së zhdoganimeve dhe shpenzimeve të transportit; uljen e vlerave të gjobave pa bazë ligjore; mosaplikim ose aplikim i pakët i …

Struktura e dëmit ekonomik për shpenzime operative, sistem pagash, shpërblime dhe të tjera 2005-2010

Sipas hulumtimit të Open Data Albania, dëmi ekonomik që shkaktohet në administratën publike përfaqësohet nga dëmi ekonomik në fushën e shpenzimeve operative, sistemin e pagave, shpërblimeve dhe të tjera. Dëmi ekonomik që konstatohet në fushën e shpenzimeve operative rezulton si pasojë e veprimeve si shpenzime të kundraligjshme për udhëtime dhe dieta, tejkalim të limiteve për shpenzime për telefoninë celulare si dhe shpenzime të pajustifikuara për…

Zhdëmtimi i abuzimit ekonomik 2005-2010

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka si objekt zhdëmtimin e abuzimit ekonomik. Shkalla e realizimit të zhdëmtimit tregon përgjegjshmërinë e strukturave drejtuese të administratës publike në ushtrimin e detyrave të marra përsipër. Kontrolli i Lartë i Shtetit jep masa për dëmshpërblimin e dëmit ekonomik që  synojnë zbutjen e dëmit nëpërmjet arkëtimit të mjeteve monetare nga subjektet që kanë kryer shkelje financiare. Krahas këtyre masave jepen…

Efekti i Eurobond-it mbi koston e Borxhit Publik

Eurobondi i parë shqiptar u emetua me qëllim reduktimin e kostos së borxhit publik. Kjo është pasqyruar edhe në Strategjinë e Menaxhimit të Borxhit Publik 2011, i cili është një dokument që përditësohet çdo vit nga Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit të Borxhit Publik. Emetimi i Eurobond-it sipas Ministrisë së Finanave u përdor për: (i) të ripaguar Kredinë Sindikale të vitit 2009, e cila është konsideruar…

ISHP-ODA: Durrësi, Vlora, Saranda plazhet më të ndotura

Plazhet më të frekuentuara shqiptare si Durrësi, Vlora, apo Saranda rrezikojnë të braktisen jo vetëm nga turistët e huaj por dhe ata vendas. Prej kohësh institucionet shëndetësore kanë dhënë sinjale alarmi për ndotjen e plazheve, por pavarësisht kësaj masat janë inegzistente. Nga ambiente çlodhëse dhe vendpushimi për shumë turistë, ato janë kthyer në kosh plehrash dhe burime infeksioni, si pasojë e ndotjes masive. Derdhja e…

Kosto e borxhit, rritja që nuk ndalet

Ndërsa borxhi publik për frymë shënoi një kërcim domethënës pas regjistrimit të fundit të popullsisë, si rrjedhojë e rivlerësimit, rezulton se edhe kostoja e borxhit sipas të njëjtit tregues ka shënruar një rritje thuajse konstante gjatë viteve të fundit duke arritur një maksimum historik për vitin 2012. Që borxhi publik paraqet një rrezik në rritje për ekonominë shqiptare, ky është një realitet i theksuar nga…