Open Data Albania publikon emra përfitues të granteve të rindërtimit për nivel dëmi DS4 dhe DS5 sipas listave të miratuara nga Këshilli Bashkiak periudha shkurt – prill 2021.
Këshilli Bashkiak Tiranë ka nxjerrë gjatë kësaj periudhë 4 vendime për miratim liste përfituesish DS4-DS5, por që te dhënat nuk janë bërë të aksesueshme për publikun. ODA ka arritur t’i sigurojë ato përmes një kërkese zyrtare për informacion pranë Institucionit, kërkesë e cila fillimisht u refuzua por pas ankesës drejtuar Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe ndërhyrjes nga Institucioni i Komisionerit u bë pranimi i kërkesës dhe dorëzimi i tyre ka marrë në disponim.
Numri total i përfituesve është 258 persona (VKB 7/2021; VKB 8/2021; VKB 65/2021 dhe VKB 66/2021 – Bashkia Tiranë) nga ku 30 prej tyre janë renditur si përfitues pas ankimimit që kanë paraqitur pranë Institucionit sepse fillimisht nuk kualifikoheshin si të tillë.
Këshilli i Bashkisë Tiranë me VKB Nr. 160, datë 7.12.2020, ka përcaktuar vlerat e grantit të rindërtimit për nivel dëmi DS4 dhe DS5 që janë:
Për banesa të klasifikuara me nivel dëmtimi DS5 për subjektet me përbërje familjare deri në 2 anëtarë, përfitojnë banesë me strukturë 1+1, vlera e grantit 2 100 000 lekë; për subjektet me përbërje familjare 2 deri në 4 anëtarë, përfitojnë banesë me strukturë 2+1, vlera e grantit 2 500 000 lekë dhe për subjektet me përbërje familjare 5 e më shumë anëtarë, përfitojnë banesë me strukturë 3+1, vlera e grantit 2 800 000 lekë.
Ndërsa për banesa të klasifikuara me nivel dëmtimi DS4 masa e grantit është jo më shumë se 70 përqind të vlerave të përcaktuara më lart, konkretisht: 1 470 000 lekë për banesat 1+1; 1 750 000 lekë për banesat 2+1 dhe 1 960 000 lekë për banesat 3+1 ose më shumë.
Njësia administrative nr. 6 (Kombinat) renditet e para me 35 përfitues me nivel dëmi DS4 dhe DS5, duke vijuar me Njësinë Administrative Nr.1 me 30 përfitues e me radhë siç dhe paraqiten në tabelat më poshtë:
Bashkia Tiranë sipas Transaksione Thesari ka paguar për dhënie grantesh 848 589 220 lekë (kërkim me fjalën kyçe grant për institucion buxhetor Bashkia Tiranë janar 2020-maj 2021). Ndërsa pagesa të ekzekutuara për data zgjedhore 25 mars 2021 – 25 prill 2021 shkojnë ne një total prej 124 915 000 lekësh.
Shkarko excel: Përfitues Grant Rindërtimi DS4 dhe DS5 – Bashkia Tiranë – VKB 2021Comment and Analysis: Open Data Albania