Në këtë Artikull po hulumtohet lidhur me vlerën e kapitalit themeltar të shoqërive me zotërues aksioner apo ortak një Institucion Publik Qendrore, Ministri. Pronësia  nga Institucioni Publik mund të jetë plotësisht publike ku 100% e Kapitalit zotërohet nga Institucioni, ose mix ku vetëm një pjesë e kapitalit zotërohet nga Institucioni Publik dhe pjesa tjetër është në zotërim jo publik. Të dhënat janë sipas informacionit për Kapital Shoqërie në muajin Prill 2022. Shoqëri të zotëruar nga Institucioni Shtetëror Publik njihen me termin SOC ose SOE (nga gjuha angleze janë State Owned Corporates/Enterprises). Në këtë artikull do të përdorim akronimin SOC për Shoqëritë me Zotërim Publik.

Në tërësi në databazën tonë Open Corporates Albania janë pasaporta të 71 shoqërive me zotërim institucion publik ministri të cilat në 1 janar 2021 kanë qenë shoqëri Aktive, (janë gjithashtu 34 shoqëri që rezultojnë me statusin pasiv, pezulluar ose çregjistruar në këtë datë). Nga këto shtatëdhjetë e një shoqëri aktive, 6 shoqëri janë ç’regjistruar gjatë periudhës Janar 2021 – Prill 2022. Ç’regjistrimet janë bërë për arsye që lidhen me përthithje të shoqërive dhe kapitalit të tyre nga një shoqëri tjetër, ose me vendim të zotëruesit për likuidim dhe mbyllje të aktivitetit. Në raste të tilla kapitali i shoqërisë transferohet tek një shoqëri tjetër ose asetet vlerësohen dhe privatizohen. Këto momente janë shumë të rëndësishme sa i takon kontrollit financiar dhe kontrollit të aseteve publike.

Këto shoqëri të marra në shqyrtim (65 të tilla) kanë kapital themeltar në 30 Prill 2022 në vlerën 215.5 miliardë Lekë. Nga ky kapital 183.6 miliardë Lekë janë kapital publik që zotërohet nga Institucione Ministri dhe 31.9 miliardë Lekë janë kapital i zotëruar nga Privat (individ apo shoqëri) bashkëzotërues me Ministritë në kapitlain e Shoqërisë mixe me zotërim publik privat.


Tabela: Kapitali Total për Shoqëritë Publike zotëruar nga Ministritë
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Tabela: Kapital Zotëruar nga Ministritë në SOC- Prill 2022
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Tabela: Kapital zotëruar nga Privati ne SOC- Prill 2022
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Kemi 29 kompani që janë 100% të zotëruara nga Institucione Ministri. Këto janë plotësisht kapital shtetëror, asete publike. Në 5 raste shoqëritë janë me zotërim mix por me paketë kontrolli Institucioni Publik mbi 50% Kapital Zotërim Shtetëror, por jo 100%. Dhe në 31 kompani është zotërim mix ku Privati ka mazhorancën në zotërimin e Kapitalit. Këto shoqëri kanë filluar ta humbasin kontrollin mazhoritar nga Institucioni por kanë asete ku publiku ka zotërim dhe për pasojë i nënshtrohet rregullit të kontrollit të aseteve shtetërore.


Tabela: Struktura e Zotërimit të Kapitalit Publik dhe Privat në SOC zotëruar nga Ministritë Prill 2022
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Tabela: SOC zotërim Minstri, Kapitali 100% Publik.
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Tabela: SOC zotërim Ministri Kapitali mbi 50% Publik
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Tabela: SOC zotërim Minstri me më pak se 50% kapital Publik.
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Gjatë periudhës Janar 2021 deri Prill 2022, kapitali është rritur nga vlera 215.41 miliardë Lekë në vlerën 215.75 miliardë Lekë me një shumë prej 0.34 miliardë Lekë. Ndryshim të kapitalit në Zotërim Publik Pronar Ministri, kanë patur 11 shoqëri, nga të cilat 6 rritje me forma të rritjes si Rivlerësim, Investime të Reja, Kapital i Përthithur nga një shoqëri tjetër dhe 5 shoqëri kanë patur zvogëlim.

Konketisht rritje kapitali kanë bërë shoqëritë: KORPORATA E INVESTIMEVE SHQIPTARE me 2 miliardë Lekë, OPERATORI SISTEMIT TRANSMETIMIT OST me 811 milionë Lekë, POSTA SHQIPTARE SH.A (Ish-Alba Post Sh.a) me 155 milionë Lekë, Albgaz me 82 milionë lekë, ITALDRURI ELBASAN me 18 milionë lekë dhe ALBCONTROL (Ish AGJENSIA NACIONALE TRAFIKUT AJROR-ANTA) në shumën 10 milionë Lekë,

Zvoglim Kapitali është bërë përmes rivlerësimit të aseteve, privatizimit të një pjese asetesh, trasferimeve të aseteve, rimarrjes së humbjeve të periudhave të mbyllura etj. Kompanitë që gjatë periudhës 2021-2022 kanë bërë zvogëlim të kapitalit themeltar janë Porti Detar Vlorë Sh.a për vlerën 2.67 miliardë lekë (transferim asete në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkisë Vlorë dhe destinimin e fitimit të vitit 2020), Porti Detar Shëngjin për 41 milionë lekë, SHTYPSHKRONJA E LETRAVE ME VLERE për 9.5 milionë lekë, DISKO – BAR LUX për 6 milionë lekë (rimarrja e humbjeve të akumuluara) dhe ALBMINIERA sh.a për 0.69 milionë lekë

Krahasimi 31 Dhjetor 2019 me Prill 2022

Nga Përditësimi i fundit për Kapitalin Themeltar të Shoqërive që Zotërohen nga Ministritë konkretisht 31 Dhjetor 2019 deri në Prill 2022, është rritur kapitali i SOC të zotëruara me 34.4 miliardë Lekë     ose 18 % në krahasim më vitin 2019, ku rritjen më të madhe e ka Prodhim Mobilje si rezultat i përthithjes së disa shoqërive në Janar 2022.

Këtu nuk kemi llogaritur dhe vlerësuar kapitalin e shoqërive që janë likuiduar (ose në proces likuidimi) dhe ç’rregjistruar. Për këto shoqëri do të realizohet një Artikull Hulumtues i vecantë.


Tabela: Krahasim kapital 2019-2022 SOC
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

SOC zotëruar nga Ministri sipas madhësisë së Kapitalit, me kapital me shume se 500 milione Leke ne 30 Prill 2022

Sipas hulumtimit rezulton se shoqëritë tregtare Sh.a dhe Sh.P.K me kapital themeltar mbi 500 milionë lekë janë njëzetë e dy dhe zotërojnë në total deri në 30 Prill 2022 një kapital prej 208 miliardë lekë ose 1.72 miliardë euro.

Kapitalin më të lartë e shënon shoqëria Hekurudha Shqiptare Sh.a me 48.4 miliardë lekë ose 400 milionë euro, e themeluar në vitin 2000 me seli qendrore në Durrës, e zotëruar 100% nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Në vend të dytë është Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group Sh.a me vlerë kapitali 29.9 miliardë Lekë ose 247 milion euro, shoqëri e themeluar në vitin 2007 me seli qendore në Tiranë, e zotëruar 100% nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Shoqëri të tjera me kapital më të madh se 10 miliardë lekë janë Prodhim Mobilje me kapital në shumën 22.47 miliardë Lekë; OPERATORI SISTEMIT TRANSMETIMIT OST me kapital prej 22.15 miliardë Lekë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (SHA KESH) me kapital prej 20.16 miliardë lekë; ALBETELECOM me një kapital prej 18.25 miliardë lekë dhe ALBPETROL SHA me një kapital prej 14.74 miliardë lekë.

Për një informacion më të detajuar në lidhje me kapitalin themeltar të shoqërive të zotëruara nga një institucion public qendror,  aksesoni materialin në Excel që shoqëron këtë artikull.

Të dhëna të detajuara për secilën nga këto shoqëri Aksionare apo me Përgjegjësi të Kufizuar, si xhiro vjetore, fitime, apo ndryshime deri në 30 Prill 2022, ju mund ti gjeni tek Open Corporates Albania, një databazë me të dhëna të mirëstruktuara për kompanitë që veprojnë në vend.

Shkarko excel: Kapitali Themeltar i Shoqërive Tregtare që zotërohen nga Ministritë, Ekzekutivi Prill 2022
Komente dhe Analiza : Open Data Albania