Open Data Albania po analizon flukset korrente të parasë që dalin nga Shqipëria sipas viteve sipas Bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë. Bilanci i Pagesave është dokumenti bazë ku prezantohen marrëdhëniet e vendit më jashtë, dhe çdo transaksion ekonomik e financiar i vendit me botën që e rrethon. Flukset dalëse mund të jenë më të larta seç reflektohen në shifrat zyrtare, pasi një pjesë nuk regjistrohen dhe deklarohen duke bërë kalim në rrugë informale.

Në 2021 shënohen si flukse dalëse korrente në kanale zyrtare rreth 7.6 miliardë euro, ndërsa në 2010 regjistroheshin 4.9 miliardë euro, pra një rritje me 54 përqind.  Këto flukse dalëse vjetore kanë një peshë relativisht të lartë, mesatarisht janë sa një e dyta (1/2) e vlerës së prodhimit të brendshëm bruto në vend.



Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Flukse dalëse të parasë nga Shqiperia, 2010-2021, vlerat në mln Euro dhe në % të PBB-së
Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në tremujorin e parë 2022, u shënuan flukset dalëse të regjistruara mbi 1.9 miliardë euro. Këto flukse monetare të dala jashtë vendit  rezultojnë 30 përqind më të larta se në 2021, krahasuar me tremujorin e parë të 2010 janë dyfishuar.



Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Flukse dalëse të parasë per tremujorin e pare 2010-2021, vlerat në mln Euro
Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Analiza tremujore e flukseve dalëse të parasë, evidenton se flukset dalëse përqendrohen kryesisht në pjesën e dytë të vitit, në tremujorin e tretë dhe të katërt dalin mesatarisht 54 përqind e flukseve vjetore të parasë nga vendi. Referuar qëllimit të kryerjes së këtyre transaksioneve dhe transferimeve vërehet se flukset dominuese janë për blerje mallrash jashtë vendit, që përbëjnë rreth 60 përqind të flukseve dalëse.



Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Flukse dalëse vjetore 2021 dhe tremujori i parë 2022 (korrente) në milionë Euro, sipas qellimit
Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në 2021 rreth 5 miliardë euro ishin flukse dalëse për import mallrash, 35 përqind më të larta se në 2020. Përveç rikuperimit në 2020 nga pandemia, rritja i atribuohet edhe rritjes së çmimeve ndërkombëtare.



Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Flukse dalëse vjetore të parasë për import mallrash, në mln euro
Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Flukset e parasë për blerje shërbimesh janë kategoria e dytë me peshë më të lartë në flukset totale, mesatarisht 29 përqind flukseve dalëse janë për shërbime. Shërbimet mund të jenë të ndryshme si: transporti, sigurimi, udhëtim, financiare, komunikacioni, qeveritare, kompjuteri dhe informacioni, biznesi, kulturore dhe personale, konstruksioni dhe shërbime të tjera.



Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Flukse dalëse vjetore të parasë për blerje (import) Shërbimesh, në mln euro
Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Flukset dalëse gjeneruar nga puna kanë një peshë të ulët ndaj flukseve totale më pak se 1 përqind, kjo ka qenë në vlerë 10 milionë euro në 2011 si më e ulëta në vite dhe 35 milionë euro vlerë më e lartë e shënuar në 2013. Dy vitet e fundit flukset rezultojnë përkatësisht 23 dhe 21 milionë euro, duke shënuar rënie me 21 dhe 9 përqind.



Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Flukse dalëse vjetore të parasë gjeneruar nga Puna, në mln euro
Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ndërsa të Ardhurat që gjenerohen nga Investimet dhe që transferohen jashtë vendit janë kategoria e tretë referuar peshës mesatarisht 6 përqind e fluksit total vjetor.  Lloji i investimit mund të jetë: investime të huaja direkte, investime portofoli (hua dhe letra me vlerë), dhe investime të tjera (si psh hua nga FMN). Të ardhurat nga investimet janë dividendi dhe interesi që del jashtë Shqipërisë. Interesi përfshin të ardhura nga hua dhe letra me vlerë të borxhit. Flukset më të ulëta i kanë shënuar në 2013 rreth 78 milionë euro, ose 66 përqind më pak se viti 2012. Pas 2013 dominon trend rritës i flukseve dalëse, me vlerën më të lartë në 2021 rreth 590 milionë euro ose 8 përqind e flukseve totale. Gjatë periudhës së shqyrtuar rritja në flukset nga investimet tejkalon 60 përqind.



Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Flukse dalëse vjetore të parasë gjeneruar nga Investime në mln euro
Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Dërgesat nga migrantet ose remitancat dalëse njihen si dërgesa nga individ që gjenerojnë të ardhura në vend, rast me shtetësi shqiptare që kanë rezidencë permanente jashtë, kanë dyshtetësi apo kanë lënë shtetësinë shqiptare për një shtetësi të huaj. Dërgesat e tyre në ekonomitë e mëparshme regjistrohen flukse dalëse. Flukset më të larta që individët rezident jo të përhershëm në Shqipëri dërgonin në vendet e tyre kanë rezultuar në 2010 në masën 7 milionë euro, ndërsa vitet pasuese shfaqen në rënie në 6 milionë euro e deri në vlerë e ulët 1 milionë euro në 2017.



Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Flukse dalëse vjetore si Dërgesa nga emigrantet në mln euro
Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Transaksione ose flukse dalëse korrente mund të jenë  transfertat e qeverisë si: subvencione dhe ndihma shtetërore, asistencë teknike, dëmshpërblimet e ngarkuara nga traktatet e paqes, kontributet qeveritare për buxhetet administrative të organizatave ndërkombëtare ku aderojmë etj. Në 2021 regjistrohen 6 milionë euro si transferta shtetërore.



Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Flukse dalëse vjetore të parasë si transferta nga Qeveria në mln euro
Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Gjithashtu transferta korrente kryhen dhe nga sektorët e tjerë, si: dhurata, trashëgimi, kontribute dhe pensione nga fonde pensioni, primet e sigurimit (jojetësor) në raste fatkeqësish, kontribute dhënë për qëllime fetare, shkencore, kulturore, organizatave të ndihmës humanitare; pagesa për anëtarësi në organizma pa qëllim fitimi. Këto përbëjnë rreth 2 përqind të flukseve totale vjetore. Në 2010 janë regjistruar si transferta të tilla që dilnin nga vendi rreth 140 milionë euro. Ndërsa në 2021 regjistrohen 162 milionë euro ose 15 përqind më shumë. Kjo kategori transfertash nuk shfaqet me një trend të qëndrueshëm.



Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Flukse dalëse vjetore si Tranferta nga Sektore tjere (Pa emigrante) në mln euro
Burimi: BSH (2022)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rritja e vazhdueshme e flukseve dalëse të parave nga vendi ilustrojnë për ekspozim dhe ndërveprim në rritje të ekonomisë sonë me ekonomitë e huaja.

Shkarko excel: Flukse Dalëse të parasë që shkon jashtë vendit, sipas strukturës 2010 – 2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Blerina Gjaci