Zgjedhjet lokale të 8 Majit do të jenë më të kushtueshmet në historinë e vendit. Në bazë të të dhënave zyrtare dhe nxjerrjes së statistikave “OPEN DATA Albania” ka publikuar të dhëna mbi shpenzimet zgjedhore sipas buxhetit të shtetit gjatë viteve 2003-2011. Sipas këtyre të dhënave, proçesi zgjedhor vendor pritet që të kushtoj 600 milionë lekë.

Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 janë administruar nëpërmjet një fondi prej 600 milionë lekësh dhe po kaq janë parashikuar për zgjedhjet lokale të vitit 2011. Shifra e përcaktuar për zgjedhjet vendore të 2009-s mund të justifikohet disi për shkak të ndryshimeve që u bënë në kodin zgjedhor të cilat kërkuan informatizimin e proçesit të

numërimit të votave dhe një monitorim më të specializuar teknologjikisht. Mirëpo krijimi i një mekanizmi të tillë mund të përdorej edhe në zgjedhje të tjera dhe kjo mund të sillte një proces zgjedhor më pak të kushtueshëm për këtë vit.

Sipas “OPEN DATA Albania” Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) është institucioni përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe shuma e parave të alookuara nga buxheti i shtetit për KQZ-në është në varësi të organizimit të zgjedhjeve në vend. “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale” ndër vite kanë kushtuar nga 23 milionë lekë që ka qenë në vitin 2005 (vit i zgjedhjeve të përgjithshme) ka vajtur në 500 milionë lekë në 2006-n (rreth 21 herë më i lartë) dhe 250 milionë në 2007-n (vit i zgjedhjeve lokale).

Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 janë administruar nëpërmjet një fondi prej 600 milionë lekësh dhe po kaq janë parashikuar për zgjedhjet lokale të vitit 2011. Këto vite shënojnë dhe shifrat më të larta të shpenzuara ndonjëherë për organizimin e zgjedhjeve në vend nga KQZ. Ajo është 16 herë më e lartë se sa në vitin 2004 dhe 25 herë më e lartë se sa në vitin 2005.