Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me Borxhin e Jashtëm në Republikën e Kosovës si një nga indikatorët e rëndësishëm pjesë e Borxhit Publik. Borxhi publik i cili emetohet brenda vendit dhe mbahet nga jorezidentët quhet borxh i jashtëm. Borxhi i jashtëm konsiston kryesisht në borxh të përfituar përmes marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe të financimit me institucione financiare ndërkombëtare si: Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Banka Ndërkombëtare për Ndërtim dhe Zhvillim, Asocacioni Ndërkombëtar për Zhvillim, etj. Të dhënat për realizimin e këtij hulumtimi janë marrë nga databaza e Bankës Qendrore të Kosovës.

Në vitin 2013 Kosova shënon një bilanc neto pozitiv të borxhit të jashtëm prej 1.9 miliard euro që nënkupton se borxhi i sektorit të jashtëm ndaj ekonomisë së Kosovës (3.5 miliard euro) është më i lartë se sa borxhi i ekonomisë së Kosovës ndaj sektorit të jashtëm (1.6 miliard euro).

Pozicioni neto i Borxhit të Jashtëm me 31.12.2013

Vlera ne milione euro


Burimi: Banka Qendrore e Kosoves
Komentet dhe analiza: ODA

Në harkun kohor 2007-2013 Borxhi i Jashtëm Bruto në Kosovë ka ardhur duke u rritur. Nga 521 milionë euro që ishte në vitin 2007, rezulton të ketë arritur një vlerë prej 1.6 miliard euro shtatë vite më vonë.


Burimi: Banka Qendrore e Kosoves
Komentet dhe analiza: ODA

Pjesa më e madhe e borxhit të jashtëm në Kosovë përbëhet nga huat ndërmjet kompanive. Kompanitë e huaja që operojnë në Kosovë i detyrohen sektorit të jashtëm me 672.6 milionë euro apo 42% të totalit të borxhit të jashtëm. Me pjesëmarrje të konsiderueshme në borxhin e jashtëm të Kosovës janë edhe sektorët e tjerë (329.7 milionë euro ose 21% të borxhit të jashtëm).


Burimi: Banka Qendrore e Kosoves
Komentet dhe analiza: ODA

Borxhi i jashtëm i Qeverisë shënon një vlerë prej 321.8 milionë euro dhe përbën 20% të borxhit të jashtëm bruto. Stoku i borxhit të jashtëm bruto i sistemit bankar në vitin 2013 ishte 208.1 milionë euro ose 13% e borxhit të jashtëm. Me pjesëmarrjen më të ulët në totalin e borxhit të jashtëm është Banka Qendrore (62.1 milionë euro ose 4% e borxhit të jashtëm).

Mbajtësit e borxhit te jashtëm me 31.12.2013

Vlera ne milione euro


Burimi: Banka Qendrore e Kosoves
Komentet dhe analiza: ODA

Kreditori kryesor mbartës i borxhit të jashtëm bruto në Republikën e Kosovës është Banka Botërore me një vlerë prej 216 milionë euro, nga të cilat 203.7 milionë euro financohen nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) dhe 12.4 milionë euro nga Asosacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA). Kreditor tjetër i rëndësishëm është dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar me një vlerë prej 167.6 milionë euro.
Kontribuoi: Griselda Rruci