Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me numrin dhe vlerën e kapitalit të Shoqërive Aksionere SHA që operojnë në Republikën e Shqipërisë në sektorin Bujqësi. Treguesit kanë burim Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, dhe janë realizuar në bazë të të dhënave të ekstrakteve zyrtare qershor 2014. Në sektorin Bujqësi veprojnë vetëm 18 shoqëri aksionere që përbëjnë rreth 1.4% e totalit të kompanive të regjistruara, ose 1.7 e shoqërive aksionere të regjistruara dhe me të dhëna të përditësuara si shoqëri aktive.
Edhe ne këndvështrimin e kapitalit aksionar, rezulton se sektori i bujqësisë është i fundit dhe me i vogli për nga pesha specifike e totalit te SHA-ve. Kështu, kapitali i SHA-ve qe veprojnë ne bujqësi është 17 853 322 Euro ose 0.6% e kapitalit total te SHA-ve te regjistruara dhe aktive.
Bazuar ne fushën e aktivitetit te SHA-ve sipas ekstrakteve të dorëzuara ne QKR, sektori i Bujqësisë kategorizohet në pesë nensektore: Bujqësi, prodhime ferme, pemëtari dhe vreshtari; Rritje dhe mbarështim kafshësh; Peshkim; Pyje dhe Gjueti.
Numri dhe Kapitali i SHA-ve ne Sektorin e Bujqësisë – Qershor 2014
Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: ODA
Sa i përket numrit te subjekteve qe veprojnë ne sektorin e bujqësisë rreth 72.2% e tyre janë përqendruar ne nensektoret: bujqësi, prodhime ferme, pemëtari dhe vreshtari(44.4%) dhe pyje (27.8%).
Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: ODA
Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: ODA
Ndërsa ne shpërndarjen e kapitalit, sipas nen-sektorëve situata është pak me ndryshe ku rreth 70.5% e tyre janë përqendruar ne nensektoret: bujqësi, prodhime ferme, pemëtari dhe vreshtari(45.5%) dhe rritje e mbarështim kafshësh (25%).
Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: ODA
Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: ODA
Kontribuoi: Artan Gjergji

Në këtë artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime për Biznesin, të bëra në Raportin Vlerësimi i Sistemit Kombëtarë të Integritetit. Ky raport për Shqipërinë Nëntor 2023 është realizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim IDM si pjesë e projektit të Transparency International TI, “EU4 Rule of Law: Citizen Engagement for…

Open Data Albania po hulumton mbi perfomacën financiare të bankave të nivelit të dytë për vitin 2023. Të dhënat janë marrë nga bilancet e audituara që subjektet financiare banka depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). Aktualisht në Shqipëri operojnë 11 Banka të Nivelit të Dytë, prej të cilave 5…

Open Data Albania po publikon të dhëna mbi shpenzime nga Buxheti i Shtetit për Kontrata Koncesionare apo Partneritetet Publik Privat PPP te realizua dhe planifikuara në harkun kohor 2015-2025 dhjetëvjeçari. Për vitet 2015 - 23 vlerat e prezantuara janë realizim, Viti 2024 dhe 2025 janë planifikim dhe buxhet i miratuar.…