Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me numrin dhe vlerën e kapitalit të Shoqërive Aksionare SHA që operojnë në Republikën e Shqipërisë për sektorin Shërbime. Treguesit kanë burim Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, dhe janë realizuar në bazë të të dhënave të ekstrakteve zyrtare qershor 2014. Nga të dhënat e ekstrakteve historike të këtyre kompanive të regjistruara, rezulton se sektori i shërbimeve është sektor me peshë specifike.

Ky sektor mban numrin më të madh të subjekteve dhe vlerën më të madhe të kapitalit kundrejt totalit. Kapitali i SHA-ve qe veprojnë ne sektorin Shërbime shënon 2.22 miliard euro ose rreth 76.9% e kapitalit total te kompanive te regjistruara dhe aktive për te cilat ekzistojnë te dhëna ne QKR. Kanë 780 Shoqëri Aksionare që veprojnë në sektorin Shërbime.

Numri dhe Kapitali i SHA-ve ne Sektorin e Shërbimeve – qershor 2014

Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komente dhe Analiza: ODA   

Bazuar ne fushën e aktivitetit te SHA-ve siç është e deklaruar ne QKR, sektorin e shërbimeve e kemi ndare gjithsej ne pesëmbëdhjetë nen sektorë ku kategorizohen veprimtari të rëndësishme ekonomike dhe financiare. Nën sektori Shërbime financiare (banka; sigurime; pensione;qira financiare) është sektori me vlerën më të lartë të kapitalit prej 877 milion euro të shpërndarë në 81 Shoqëri Aksionere.

Me 84 SHA që funksionojë në nën sektorin Shërbime në ujësjellës-kanalizime; pastrim-gjelbërim; shpërndarje energjie etj, shënohet një vlerë kapitali prej 149 milion euro. Në nën sektorin Tregtim; magazinim; ambalazhim funksionojnë 323 SHA dhe kapitali i tyre shënon vlerën e 464 milion euro. Transport; shpërndarje kargo; shërbime postare është një nën sektor me gjithsej 54 SHA por me kapital prej 426 milion euro.


Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komente dhe Analiza: ODA  


Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komente dhe Analiza: ODA  

Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komente dhe Analiza: ODA  


Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komente dhe Analiza: ODA  

Një nën sektor tjetër me kapital domethënës sa i takon vlerës në kapital të shoqërive aksionare që veprojnë në vend është nën sektori IT-programim; internet; telekomunikacion ku vlera kapitale prej 175 milion euro shpërndahet në 28 shoqëri anonime. Në nën sektorin Media; Kinema; Shtypi; Industri muzikore; Mode funksionojnë 28 shoqëri aksonere me kapital 43 milion euro dhe me një renditje në vlerë më të lartë se sektorë të tjerë si për shembull edhe Lojëra fati,baste sportive dhe kazino.
Kontribuoi: Artan Gjergji