Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me numrin dhe vlerën e kapitalit të Shoqërive Aksionare SHA që operojnë në Republikën e Shqipërisë për sektorin Industri. Treguesit kanë burim Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, dhe janë realizuar në bazë të të dhënave të ekstrakteve zyrtare qershor 2014. Nga të dhënat e nxjerra nga ekstraktet historike të këtyre subjekteve, rezulton se në sektorin e Industrisë veprojnë rreth 171 SHA ose r 13.4% e totalit te kompanive te regjistruara,  16.5% e subjekteve për te cilat ekzistojnë te dhëna të përditësuara. Ky sektor për shkak të peshës që shoqëritë aksionare kanë në numër kundrejt totalit, renditet si sektori i dytë duke pasuar atë të Shërbimeve.

Edhe ne këndvështrimin e kapitalit aksionar, rezulton se sektori i industrisë është i dyti për nga pesha specifike e totalit te SHA-ve. Kështu, kapitali i SHA-ve që veprojnë ne Industri është rreth 601 318 993 Euro ose 20.8% e kapitalit total te kompanive te regjistruara për te cilat ekzistojnë te dhëna ne QKR.

Bazuar ne fushën e aktivitetit te SHA-ve siç është e deklaruar ne QKR, sektorin e industrisë e gjejmë gjithsej ne tetë nënsektor: prodhim industrial dhe farmaceutik; prodhim-përpunim; agroindustri dhe industri ushqimore; manifakture; fason; prodhim energji dhe gaz; industri nxjerrëse dhe artizanat.

Numri dhe Kapitali i SHA-ve ne Sektorin e Industrise – Qershor 2014

Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit QKR   
Komenti dhe Analiza: ODA   

Sa i përket numrit te subjekteve qe veprojnë ne sektorin e industrisë rreth 67.8% e tyre janë përqendruar ne nënsektoret: prodhim industrial dhe farmaceutik (25.1%), prodhim-përpunim (24%) dhe industri nxjerrëse (18.7%).


Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit QKR   
Komenti dhe Analiza: ODA   


Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit QKR   
Komenti dhe Analiza: ODA  

Ndërsa ne shpërndarjen e kapitalit, sipas nen-sektorëve situata është pak me ndryshe ku rreth 82.1% e kapitalit industrial është përqendruar ne nënsektoret:, prodhim-përpunim (37.4%), prodhim energji dhe gazi (33.7) dhe prodhim industrial e farmaceutik (11.0%).


Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit QKR   
Komenti dhe Analiza: ODA  



Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit QKR  
Komenti dhe Analiza: ODA

Kontribuoi: Artan Gjergji