Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me numrin dhe vlerën e kapitalit të Shoqërive Aksionere që operojnë në Republikën e Shqipërisë në sektorin Ndërtim. Treguesit kanë burim Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, dhe janë realizuar në bazë të të dhënave të ekstrakteve historike qershor 2014.

Nga këto ekstrakte rezulton se në total shoqëri aksionere që veprojnë në sektorin e Ndërtimit janë 57 dhe sëbashku kanë një kapital aksionar të regjistruar në QKR me vlerën 47.54 milion euro. Ky sektor zë mban vetëm 1.6 % të kapitalit aksionar të deklaruar në ekstrakte për QKR nga SHA që veprojnë në vendin tonë.

Vetë sektori Ndërtim ndahet në nën sektorin e Ndërtimeve të Pasurive të Patundshme për Banim dhe nën sektorin Ndërtime Publike; Vepra Arti dhe Autostrada. Shoqëritë që kanë realizuar vepra publike kanë deklaruar aktivitet edhe në ndërtime për banim. Për rrjedhoje në nensektorin e pare janë futur vetëm ato subjekte te cilat ne fushën e aktivitetit te tyre nuk deklarojnë qe merren me ndërtime ne fushën e investimet publike.

Numri dhe Kapitali i SHA-ve ne Sektorin e Ndërtimit – qershor 2014

Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komente dhe Analiza: ODA   

Sa i përket numrit te subjekteve qe veprojnë ne sektorin e ndërtimit ai dominohet nga nen-sektori i ndërtimeve ne investime publike, veprash arti, ura, autostrada me 45 subjekte ose rreth 78.9% ndërsa nen-sektori tjetër i ndërtimeve te pasurive te patundshme për banim me 12 subjekte ose rreth 21.1%.


Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komente dhe Analiza: ODA   

E njëjta situate shfaqet edhe ne drejtim te shpërndarjes se kapitalit ne sektorin e ndërtimit ku nen-sektori i ndërtimeve ne investime publike, veprash arti, ura, autostrada zë rreth 76.9% ndërsa nen-sektori tjetër i ndërtimeve te pasurive te patundshme për banim përben rreth 23.1%.


Burimi i te Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Komente dhe Analiza: ODA   

Sa i takon numrit të shoqërive aksionere që veprojnë dhe kapitalit që ato mbajnë, sektori i ndërtimit renditet gati i papërfillshëm kundrejt sektorit Shërbime dhe Industri duke qëndruar pranë vlerave për sektorin Bujqësi. 

Kontribuoi: Artan Gjergji