Gati 70.7% e kredive që japin bankat shqiptare shkojnë për pasuri të patundshme, dhe vetëm 11.4% për ushtrim të aktiviteteve të biznesit. Kjo do të thotë se shqiptarët janë më shumë të prirur për të marrë kredi për shtëpi dhe mjete luksi (makina; mobilie apo pushime), se sa për të investuar në hapjen e një biznesi privat që mund të sigurojë punësim dhe të ardhura…
Treguesit e Punësimit Sipas Gjinive në Shqipëri
Statistikat e punësimi tregojnë numrin dhe karakteristikat e forcës së punës në një vend. Forca e punës përfshin personat e punësuar dhe të papunët në moshë madhore dhe që janë në gjendje të punojnë. Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me treguesit e punësimit sipas gjinive në Shqipëri bazuar në të dhënat e siguruara nga INSTAT dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe…
Hetimi i munguar i krimit elektoral
Kodi Penal aktual përmban tetë nene, ku parashikohen vepra apo kundërvajtje penale që cenojnë proceset zgjedhore. Ndërsa Kodi Zgjedhor, në dy nene të tij, përkufizon si veprime të dënueshme akte si votimi më shumë se një herë, apo braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve. Baza ligjore për rregullim të zgjeruar të veprimeve që cenojnë të drejtën e votimi dhe rregullsinë e një…
Pacientët, shpenzime të larta në privat
Shëndetësi, raporti “Open Data Albania”: Shqipëria me të ardhurat më të ulëta në rajon Një raport i fundit i rendit shqiptarët me të ardhurat më të ulëta në rajon, për sa i takon sektorit të shëndetësisë. Shqiptarët shpenzojnë më shumë nga xhepi i tyre për kujdesin shëndetësor se sa fqinjët. Kroacia është vendi që shpenzon më shumë nga buxheti për shëndetësinë. Po ashtu edhe shpenzimet…
Niveli i Importit dhe Eksportit të Vendeve të Evropës Juglindore
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi nivelin e importit dhe eksportit të mallrave në vendet e Evropës Juglindore, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës, dhe FMN për vitin 2010. Për të bërë të mundur krahasimin midis importeve dhe eksporteve të këtyre vendeve, të dhënat janë përllogaritur në përqindje ndaj Produktit të Brendshëm Bruto. Vlera e…
Interneti në Shqipëri, numri i përdoruesve ka shkuar në 1.43 milionë
Brenda një viti, ne Shqiperi, rritet ndjeshëm numri i përdoruesve të internetit. Brenda një viti, ne Shqiperi, rritet ndjeshëm numri i përdoruesve të internetit. Në vitin 2010, numri i përdoruesve ka shkuar në 1.43 milionë, në rritje më 43,5%. Të dhënat publikohen nga studimi i kryer i “Open Date Albania” mbi numrin e përdoruesve të internetit.
Konfirmohet rritja e cmimeve ne shkurt. Inflacioni 4.5 %, kalon parashikimet e BSH-se
Rritja e paprecedente e çmimeve pergjate muajit shkurt te ketij viti eshte pasqyruar edhe ne te dhenat e Institutit te Statistikave. Inflacioni gjate muajit te shkuar ka kaluar çdo kufi te parashikueshem duke kercyer mbi 4 per qind, shifer e cila ishte edhe kufiri maksimal i pritshmerive te Bankes se Shqiperise dhe Qeverise. Sipas te dhenave te INSTAT-it, gjate muajit shkurt, inflacioni arriti ne 4.5…
Open Data Albania – Njoftim për shtyp
Vendosja e Bashkëpunimit me përfaqësues të Medias, PrezantimeBashkëpunimi dhe koordinimi me qëllim përdorimin e Open Data Albania nga përfaqësues te medias, është zhvilluar në mënyre te vijueshme duke synuar prezantimin e ODA tek gazetarët dhe përdorimin e të dhënave, artikujve hulumtues, metodologjisë dhe ideologjisë së punës së ODA në pasqyrime mediatike. Për këtë qëllim janë mbajtur në fokus:– gazetarë të shtypit të shkruar të përditshëm…
Shqiptaret, me jetegjatet ne rajon pas Greqise
Grekët me jetëgjatët në Ballkan. Shqiptarët jetojnë më shumë se serbët dhe maqedonasit. Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi pritshmërinë e jetëgjatësisë në lindje në Shqipëri duke kryer edhe një krahasim me rajonin. Pritshmëria e jetëgjatësisë tregon numrin e viteve, që një i porsalindur pritet të jetojë, nëse kushtet e vdekshmërisë nuk ndryshojnë gjatë gjithë jetës…
Vdekshmëria Foshnjore në Shqipëri
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi vdekshmërinë foshnjore në Shqipëri duke kryer edhe një krahasim me rajonin. Raporti bazohet në të dhënat e Bankës Botërore. Vdekshmëria foshnjore është një tregues i rëndësishëm i kushteve shëndetsore të një vendi. Ky tregues përdoret edhe për krahasimin e zhvillimit socio-ekonomik të shteteve (sa më i lartë treguesi, aq më problematike është situata). Vdekshmëria foshnjore është numri…
Kryetarë Bashkie me mandat të ripërsëritur 2000 – 2015
Open Data Albania ka hulumtuar mbi përzgjedhjen e kryetareve të bashkive në katër proceset e fundit elektorale. Të dhënat janë marrë në buletinet elektronike apo manuale të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve. Artikulli hulumtues përmbajnë informacion statistikorë dhe nominal për fituesit si kryetar bashkie në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2000, 2003, 2007 dhe 2011-të. Në Republikën e Shqipërisë në bazë të ndarjes administrative territoriale…
Bashkiakë apo bajraktarë
Në Republikën e Shqipërisë, sipas ligjit që rregullon qeverisjen lokale, funksionojnë gjashtëdhjetë e pesë njësi të qeverisjes vendore, bashki. Zgjedhjet për kryetarët e bashkive realizohen një herë në katër vjet dhe mënyra e kandidimit për mandatin e kryetarit nuk ka asnjë kufizim ligjor mbi përsëritjen e mundshme të mandateve apo raporte gjinore në përfaqësim. Sipas ligjit aktual, kandidimi nuk kufizohet me skedën penale të individit…
Kryetarë Komune me mandat të ripërsëritur 2000 – 2015
Open Data Albania ka hulumtuar mbi përzgjedhjen e kryetarëve të komunave në katër proceset e fundit elektorale. Të dhënat janë marrë në buletinet elektronike apo manuale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Artikulli hulumtues përmban informacion statistikor dhe nominal për fituesit si kryetar komune në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2000, 2003, 2007 dhe 2011-të. Në Republikën e Shqipërisë në bazë të ndarjes administrative territoriale…
% e te ardhurave nga Pushteti Lokal ndaj Te ardhurave tatimore dhe ndaj Te ardhurave totale te Buxhetit 1993-2000
Te ardhurat nga Pushteti Lokal ne milione leke per periudhen 1993-200 paraqiten grafikisht: Burimi: Ministria e FinancavePerpunimi dhe komentet: ODATe dhenat per vitet 1993-2000 i perkasin Buxhetit Faktik Perqindja e te ardhurave nga Pushteti Lokal ndaj Te ardhurave tatimore dhe ndaj Te ardhurave totale te Buxhetit per periudhen 1993-2000 paraqitet: Burimi: Ministria e FinancavePerpunimi dhe komentet: ODATe dhenat per vitet 1993-2000 i perkasin Buxhetit Faktik…
Gjakmarrja permes shifrave
GJAKMARRJA KRIMI QË SHËNON RRITJE NË NUMËR. Statistika. Ministria e Drejtësisë dhe Open Data Albania: 2009 më shumë krime se 2007 apo 2008. Tre muaj e fundit krimet për gjakmarrje bëhen më çnjerëzore. Shkodra, rrethi ku gjakmarrja nuk respekton as Kanunin. Gjakmarrja – Viti 2009 rritje të rasteve, 2010&2011 vrasjet bëhen më të rënda më çnjerëzore. Gjakmarrja ose Ngujimi është një fenomen kriminal për fat…
