Në këtë artikull po evidentohet vlera e fondit limit ne Prokurim Publik. Analiza përfshinë Vlerën për Fond Limit të të gjitha Procedurave Prokuruese të zhvilluara përmes Sistemit Elektronik të Prokurimit (SPE). Kjo vlerë ka rëndësi pasi shfaq pozicionin e parasë publike që injektohet në ekonomi përmes prokurimit dhe garës. Fondi Limit në vlerë zakonisht krahasohet me indikatorë si Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) apo Shpenzimet Buxhetore të Vitit. Pesha në përqindje mes Vlerës Fond Limit në Prokurim dhe PBB-së është një tregues i rëndësishëm për ekonominë kombëtare, eficencën e parasë publike dhe konkurencën e lirë.
Në artikullin që po publikojmë janë bërë dy vlerësime të Raportit Vlerë Fond Limit i Prokuruar kundrejt PBB-së. Në njërin rast është konsideruar Fondi Limit në Tenderim për të gjitha procedurat e njoftuara në prokurim dhe në rastin tjetër është bërë një vlerësim më konkret duke bërë matje dhe vlerësim të treguesit për Prokurime Publike që nga janë anuluar. Në Analizë janë marrë të gjithë procedurat duke përjashtuar Blerjet me Vlerë të Vogël, të cilat ndër vite nuk janë në asnjë rast më shumë se 0.2% e PBB-së.
Vlen të theksohet se Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, në kuadër të vlerësimit të Kapitullit 5 – Prokurimi Publik, në seksionin 2.2 – Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore, përdor këtë indikator duke përfshirë edhe anulimet në vlerën e Fondit Limit. Në analizën më poshtë, tentuam të shikojmë një indikator sa më real, duke përjashtuar fondin limit të procedurave të anuluara. Kjo që të ofrojmë një vlerësim më të afërt të masës së fondeve publike që potencialisht injektohen në ekonomi.
Fondi limit përfaqëson vlerën maksimale të parashikuar nga autoriteti kontraktor për realizimin e një procedure prokurimi. Ky tregues përdoret gjerësisht për të matur intensitetin e aktivitetit prokurues, si dhe për të vlerësuar peshën që prokurimi publik zë në ekonomi dhe në përdorimin e fondeve publike.
Sa i përket vitit 2025, fondi limit i prokuruar (fond limit pa procedurat e anuluara) arrin rreth 130.7 miliardë lekë, ose afërsisht 1.37 miliardë euro. Nëse konsiderohen edhe procedurat e anuluara (28.8 miliardë lekë), fondi limit total i shpallur gjatë vitit 2025 rezulton rreth 159.5 miliardë lekë. Kjo diferencë evidenton nivelin e procedurave që nuk arrijnë të finalizohen për mungesë konkurrence, ofertash të vlefshme apo problematika të tjera procedurale.
Fondi limit i prokuruar për vitin 2025 pa anulim rezulton sa rreth 4.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky është niveli më i ulët i raportuar gjatë dekadës së fundit.
Burimi: Open Procurement Albania, OpenTender.eu
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Open Procurement Albania, OpenTender.eu
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Analiza ndër vite tregon se Vlera e Findit Limit të Prokurimit Publik në Shqipëri karakterizohet nga ndryshime të theksuara nga njëri vit në tjetrin. Viti me nivelin më të lartë të prokurimit publik rezulton viti 2020, ku fondi limit i prokuruar pa anulime arriti në rreth 263.8 miliardë lekë, ose sa 15.9% e PBB-së. Nivele të larta raportohen gjithashtu në vitin 2024, ku fondi limit i prokuruar pa anulime rezulton rreth 261.9 miliardë lekë, ose 10.4% e PBB-së.
Nga ana tjetër, vitet 2019, 2023 dhe 2025 rezultojnë me nivele më të ulëta të peshës së fondit limit të prokuruar ndaj ekonomisë, përkatëisht 6.3%, 5.6% dhe 4.9% të PBB-së. Këto vite përkojnë gjithashtu me vite zgjedhore.
Po njësoj, dinamika vjetore karakterizohet nga ndryshime të forta të ritmit të prokurimit. Rritja më e lartë e fondit limit të prokuruar regjistrohet në vitin 2020 (+144.3%), ndërsa tkurrja më e fortë rezulton në vitin 2025 (-50.1%), duke reflektuar ndryshime të ndjeshme në volumin e procedurave të prokurimit nga një vit në tjetrin.
Burimi: Open Procurement Albania, OpenTender.eu
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Open Procurement Albania, OpenTender.eu
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Open Procurement Albania, OpenTender.eu
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat janë përpunuar mbi bazën e të gjitha procedurave të publikuara në SPE, duke përjashtuar kategorinë “blerje me vlerë të vogël”. Gjithashtu, analiza nuk konsideron rastet e procedurave për të cilat nuk publikohet informacion mbi fondin limit, siç janë në disa raste marrëveshjet kuadër dhe procedura të tjera specifike.
Pesha e fondit limit të prokuruar ndaj PBB-së është llogaritur pa përfshirë procedurat e kategorisë “blerje me vlerë të vogël”, të cilat për vitin 2025 përfaqësojnë më pak se 0.2% të PBB-së. Të dhënat mbi PBB-në janë marrë sipas publikimeve zyrtare makroekonomike.
Ky artikull u realizua si pjesë e monitorimit të procesit të tenderimeve në Vitin Zgjedhor 2025 dhe zbatohet në kuadër të projektit “Open Contracting Albania and Youth Empowerment in Anti-Corruption”. Monitorimi u shoqërua me analiza dhe raportime mbi rritjen e riskut për tenderime me risk dhe RedFlag, apo karakteristika të tjera që krijojnë indicie për situata të keqmenaxhimit të prokurimeve publike në vit zgjedhor.
Autorë të vlerësimit dhe analizës janë të rinj studentë në Shkenca Ekonomike, pjesë e fellowship-it “Youth Empowerment in Anti-Corruption”.
Shkarko excel: Vlera e Fond Limit në Prokurimin Publik 2025, Raporti me Produktin e Brendshem Bruto dhe dinamika ndër viteKomente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: E. Vukaj, M. Sene dhe L. Hasa




