Në Shqipëri mbështetur në ligjin Nr. 8873 datë 29.03.2002, “Për Sigurimin e Depozitave” janë në sigurim dhe kompensohen depozita bankare të depozituesve dhe subjekteve të tjera anëtar të skemës a) në bankë ose në degën e bankës së huaj në masën 100 për qind, por në çdo rast jo më shumë se 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë, pavarësisht numrit të depozitave apo llojit të monedhës të tyre, të depozituara në këtë bankë; b) në Shoqëritë e Kursim – Kreditit në masën 100 për qind, por në çdo rast jo më shumë se 2 000 (dy milionë) lekë, pavarësisht numrit të depozitave apo llojit të monedhës të tyre, të depozituara në këtë shoqëri.
Gjithashtu nuk janë të siguruara dhe nuk mbulohen me kompensim në raste falimenti disa kategori apo pjesë të një depozite si a) pjesa e depozitës në bankë ose degën e bankës së huaj me vlerë mbi 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë ose shuma e barasvlershme me të (kundërvlerën), në monedhë të huaj; b) pjesa e depozitës në shoqërinë e kursim-kreditit me vlerë mbi 2 000 (dy milionë) lekë ose shuma e barasvlershme me të (kundërvlerën), në monedhë të huaj; c) depozitat e bankës, degës së bankës, degës së bankës së huaj dhe shoqërisë së kursim-kreditit në emër dhe për llogari të vet; ç) depozitat e drejtorit, administratorit në bankë dhe të afërmit e ngushtë të tyre, sipas përcaktimit në ligjin për bankat; d) depozitat e çdo personi që zotëron 5 për qind ose më shumë në kapitalin e subjektit anëtar ose të aksioneve me të drejtë vote në këtë subjekt.
Në fillim të periudhës së marrë nën studim depozitat totale të sistemit ishin 621 miliard lek ku depozita të individëve ishin 491 miliard lek. Në fund të vitit 2014 depozitat totale të sistemit ishin 1035 Miliard lek dhe depozitat e individëve 870 miliard lek. Raporti i Depozita Individësh kundrejt Depozita Totale ka qene në fund të 2007 rreth 80% ndërsa në fund të vitit 2014 ka qenë 84%.
Depozitat e Sistemit Bankar
Vlerat në Miliard Lek
Burimi : Raportet Vjetore 2007-2014 nga ASD
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi : Raportet Vjetore 2007-2014 nga ASD
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi : Raportet Vjetore 2007-2014 nga ASD
Komentet dhe analiza: ODA
Procedura e Kompensimit realizohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave e cila publikon njoftimin për fillimin e procesit të kompensimit dhe vendin e kohën për kompensimin e depozitave brenda tre ditëve pas njoftimit me shkrim nga Banka e Shqipërisë për vendosjen e subjektit në likuidim të detyruar. Depozituesi ose përfaqësuesi i tij ka të drejtë ta marrë informacionin drejtpërdrejt në mjediset e subjektit të vendosur në likuidim të detyruar, në unionin e shoqërinë e kursim kreditit ose në bankën agjente.
Banka agjente ose unioni shoqërive kursim krediti që do të kryejë procesin e kompensimit caktohet me vendim të Këshillit Drejtues të Agjencisë. Procesi i Kompensimi përfundon jo më vonë se tre muaj nga data e fillimit të tij. Me përfundimin e afatit ligjor të procesit të kompensimit, çdo depozitues , që për arsye të caktuara , nuk është kompensuar në përputhje me kërkesat e këtij ligji , mund të paraqitet brenda 10 vjetëve nga ngjarja e siguruar pranë Agjencisë për pretendimin e shumës së kompensimit.
Për depozituesit që kanë detyrime me vonese ndaj bankës, shoqërisë së kursim kreditit, shumës së detyrimit ligjor do ti zbriten detyrimet e prapambetura.