Statistikat e punësimi tregojnë numrin dhe karakteristikat e forcës së punës në një vend. Forca e punës përfshin personat e punësuar dhe të papunët në moshë madhore dhe që janë në gjendje të punojnë. Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me treguesit e punësimit sipas gjinive në Shqipëri bazuar në të dhënat e siguruara nga INSTAT dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe…
Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë në periudhën 2003-2011
Buxheti i alokuar për këtë ministri ka ardhur në rritje, por jo gjithmonë ai ka zënë të njëjtin vend në Buxhetin Qëndror. Në vitet 2003-2005, Buxheti i MSH-së u rrit mesatarisht me 9% dhe viti 2005 shënoi peshën maksimale të fondeve të alokuara ndonjëherë për këtë sektor nga Buxheti Qëndror, me 14.1%. Në vitet në vijim, buxheti i MSH-së vazhdoi të rritet, por pesha që…
Shqiptarët jetojnë më gjatë se serbët dhe maqedonasit
Grekët janë me jetëgjatët në Ballkan. Shqiptarët jetojnë më shumë se serbët dhe maqedonasit. Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi pritshmërinë e jetëgjatësisë në lindje në Shqipëri, duke bërë edhe një krahasim me rajonin. Pritshmëria e jetëgjatësisë tregon numrin e viteve, që një i porsalindur pritet të jetojë, nëse kushtet e vdekshmërisë nuk ndryshojnë gjatë gjithë…
Open Data Albania, pjesemarrese ne nje gare prestigjoze nderkombetare
“Open Data Albania” nje projekt per Inovacion dhe Transparence ne kaq pak muaj, ia doli te prezantohet edhe ne mediume shkencore nderkombetare. Nje punim me titull “Open.Data.Al – Increasing the Utilization of Government Data in Albania” me tre kerkues shkencore Julia Hoxha, Armand Brahaj dhe Denny Vrandecic eshte nominuar si nje pese prezantimet shkencore nderkombetare me te mira per cmimin “International Conference on Semantic Sistems…
Prezantim mediatik i Open Data Albania në Universitete
Bisedë ne studion e Ora News E ftuar: Aranita BRAHAJ – Drejtore e Open Data Albania Open Data Albania ka prezantuar se fundmi nismën për ODA ne Universitete. ODA në Universitete vjen si rrjedhoje e impaktit të mire te deritanishëm te këtij projekti tek publiku dhe media. E ftuar ne studion e ORA NEWS drejtorja e ODA znj. Aranita Brahaj është shprehur se në gjashtë…
Pedagogët shqiptarë, 40 % janë të pakualifikuar
Pedagogët shqiptarë janë ende të pakualifikuar, raporton Open Data. “Nëse merret në shqyrtim treguesi i stafit pedagogjik, i cilësuar si një ndër më të rëndësishmit, do të vihet re se në tri degët e vlerësuara si ekonomi, drejtësi dhe infermieri, 40% e rasteve rezultojnë me staf pedagogjik të nivelit të ulët, 26.7% me nivel të lartë dhe 33.3% mesatar. Pra, IAL-të pjesëmarrëse në renditje, në…
Numri i kontribuesve në skemën e Sigurimeve Shoqërore në vitet 1991-2009
Skema e sigurimeve në Shqipëri është e mbështetur në sistemin “pay as you go”, sipas të cilit pagesat aktuale për pensionistët financohen nga kontributet aktuale brenda sistemit. Kjo krijon një lidhje të drejtpërdrejtë midis numrit të personave që kontribuojnë në skemë, sasisë së parave që ata paguajnë dhe pensioneve të përfituara. Sa më i lartë ky raport, aq më mirë është. Mënyra e menaxhimit ndër…
Buxheti per funksionin Siguria Sociale dhe Mbrojtja Sociale per vitin 2012
Shperndarja e buxhetit per funksionin ‘Siguria sociale dhe Mbrojtja Sociale’ per vitin 2012 grafikisht paraqitet: Burimi: Ministria e FinancavePerpunimi dhe komentet: ODA Shperndarja ne perqindje e buxhetit per funksionin ‘ Siguria sociale dhe Mbrojtja Sociale’ per vitin 2012 paraqitet: Burimi: Ministria e FinancavePerpunimi dhe komentet: ODA Te dhenat mbi buxhetin per funksionin ‘ Siguria sociale dhe Mbrojtja Sociale ‘ per vitin 2012 paraqiten te permbledhura…
Bashkia e Tiranës ka përfituar më shumë nga buxheti nën drejtimin e Ramës
Bashkia e Tiranës ka qenë përfituesja kryesore e fondeve të shpërndara nga buxheti i shtetit, kryesisht nga viti 2007-2012. Nga një studim i kryer nga “Open Data Albania” mbi 10 bashkitë që kanë përfituar transfertën e pakushtëzuar më të lartë për periudhën 2004-2012, rezulton se bashkia e kryeqytetit ka përfituar më shumë fonde nga buxheti i shtetit ndër vite, të paktën 2-3 herë më shumë…
Universitetet pushtohen nga femrat
Auditoret e universiteteve shqiptare janë ‘pushtuar’ nga femrat. Sipas një studimi analitik të zhvilluar nga “Open Data Albania“, numri i femrave që ndjekin shkollën e lartë ka ardhur në rritje dhe për vitin akademik 2009-2010 kishte 12 mijë femra më shumë të ulur në auditorë se sa meshkuj. Për të arritur në këtë përfundim “Open Data Albania” ka studiuar freku-encën e pranimeve sipas seksit që…
Shpenzimet kapitale 2000-2011
Me shpenzime kapitale kuptohen pagesat për sendet dhe shërbimet me afat përdorimi mbi një vit. Këtu futen pagesat për përfitimin e sendeve me afat të gjatë përdorimi, mjetet e kapitalit fiks, si dhe pagesat për zëvendësimin e mjeteve themelore të shkatërruara. Grafiku jep një ide të qartë të përparësisë që kanë marrë investimet ndër vite. Rritja e tyre në mënyrë të vazhdueshme, kryesisht prej…
Cilësia e Arsimit të Lartë (2010)
Një anë shumë e rëndësishme e arsimit të lartë është cilësia e tij. Ndërsa janë bërë shumë hapa për masivizimin, rëndësi ka filluar t’i kushtohet edhe vlerësimit të cilësisë. Kështu, që në vitin 1999, u krijua me ligj sistemi i akreditimit me dy përbërës të rëndësishëm: Agjensia Publike e Akreditimit për Arsimin e Lartë (APAAL) dhe Këshilli për Akreditimin. Ky sistem kontrollon dhe organizon Sigurimin…
Niveli i Varfërisë në Shqipëri
Varfëria është një koncept i cili shprehet në mënyrë sasiore bazuar në treguesit e të ardhurave për frymë dhe në aftësinë e individëve për të përmbushur nevojat jetësore bazë. Treguesit më të rëndësishëm të nivelit të varfërisë janë: përqindja e popullsisë që jeton në varfëri absolute (e përcaktuar në Shqipëri si numri i personave me konsum mujor real nën 4,891 lek), dhe përqindja e popullsisë…
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Investimet e huaja direkte në Shqipëri vazhdojnë të jenë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimi të ekonomisë. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi vlerën e invstimeve të huaja direkte në Shqipëri, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë.Investimet e huaja direkte, përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase, nëse investimi e bën investitorin…
Zgjedhjet e 2009, më të shtrenjtat
OPEN Data Albania bën të ditur se zgjedhjet e qershorit 2009 dhe zgjedhjet lokale të 8 majit 2011 janë proceset zgjedhore më të kushtueshme që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. “Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 janë administruar nëpërmjet një fondi prej 600 milionë lekësh dhe po kaq janë parashikuar për zgjedhjet lokale të vitit 2011. Këto vite shënojnë dhe shifrat më të larta të…
