Auditoret e universiteteve shqiptare janë ‘pushtuar’ nga femrat. Sipas një studimi analitik të zhvilluar nga “Open Data Albania“, numri i femrave që ndjekin shkollën e lartë ka ardhur në rritje dhe për vitin akademik 2009-2010 kishte 12 mijë femra më shumë të ulur në auditorë se sa meshkuj. Për të arritur në këtë përfundim “Open Data Albania” ka studiuar freku-encën e pranimeve sipas seksit që…
Shpenzimet kapitale 2000-2011
Me shpenzime kapitale kuptohen pagesat për sendet dhe shërbimet me afat përdorimi mbi një vit. Këtu futen pagesat për përfitimin e sendeve me afat të gjatë përdorimi, mjetet e kapitalit fiks, si dhe pagesat për zëvendësimin e mjeteve themelore të shkatërruara. Grafiku jep një ide të qartë të përparësisë që kanë marrë investimet ndër vite. Rritja e tyre në mënyrë të vazhdueshme, kryesisht prej…
Cilësia e Arsimit të Lartë (2010)
Një anë shumë e rëndësishme e arsimit të lartë është cilësia e tij. Ndërsa janë bërë shumë hapa për masivizimin, rëndësi ka filluar t’i kushtohet edhe vlerësimit të cilësisë. Kështu, që në vitin 1999, u krijua me ligj sistemi i akreditimit me dy përbërës të rëndësishëm: Agjensia Publike e Akreditimit për Arsimin e Lartë (APAAL) dhe Këshilli për Akreditimin. Ky sistem kontrollon dhe organizon Sigurimin…
Niveli i Varfërisë në Shqipëri
Varfëria është një koncept i cili shprehet në mënyrë sasiore bazuar në treguesit e të ardhurave për frymë dhe në aftësinë e individëve për të përmbushur nevojat jetësore bazë. Treguesit më të rëndësishëm të nivelit të varfërisë janë: përqindja e popullsisë që jeton në varfëri absolute (e përcaktuar në Shqipëri si numri i personave me konsum mujor real nën 4,891 lek), dhe përqindja e popullsisë…
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Investimet e huaja direkte në Shqipëri vazhdojnë të jenë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimi të ekonomisë. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi vlerën e invstimeve të huaja direkte në Shqipëri, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë.Investimet e huaja direkte, përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase, nëse investimi e bën investitorin…
Zgjedhjet e 2009, më të shtrenjtat
OPEN Data Albania bën të ditur se zgjedhjet e qershorit 2009 dhe zgjedhjet lokale të 8 majit 2011 janë proceset zgjedhore më të kushtueshme që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. “Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 janë administruar nëpërmjet një fondi prej 600 milionë lekësh dhe po kaq janë parashikuar për zgjedhjet lokale të vitit 2011. Këto vite shënojnë dhe shifrat më të larta të…
Shpenzimet e sektorit privat dhe publik për shëndetësinë (1995-2009)
Shpenzimet totale për shëndetësinë llogariten si shuma e shpenzimeve publike dhe private të bëra për shëndetësinë. Ato mbulojnë shërbimet shëndetësore (parandaluese dhe kuruese), aktivitetet e planifikimit familjar, ndihmat emergjente për shëndetin, etj. Të dy sektorët kanë një peshë jo të vogël ndaj totalit të shpenzimeve për shëndetësinë, edhe pse me sistemin e financimit të shëndetësisë që ka zgjedhur Shqipëria, duhet të kishte një prevalencë të…
Treguesit Kryesorë Makroekonomikë në Kosovë Gjatë Viteve
Produkti i Brendshem Bruto (PBB) është një tregues i vlerës së tregut të të gjitha të mirave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një ekonomi. PBB perfshin gjithë prodhimet e shërbimet aktuale të destinuara për treg si dhe ato të prodhuara për konsum për vete nga të gjitha njësitë rezidente që veprojnë në territorin e një shteti. Inflacioni është një tregues I ndryshimi të nivelit…
Eurobondi, Shqipëria paguan interes 22,5 milionë euro çdo vit
Sipas të dhënave të ODA-s, vihet re një rritje e peshës së borxhit të jashtëm Gjatë vitit 2010 Shqipëria emetoi për herë të parë eurobond-in në tregun e huaj të kapitaleve me shumën 300 milionë euro me maturim 04/11/2015. Pagesa e interesit vjetor për këtë obligacion është 7.5 ose 22.5 milionë euro në vit. Të ardhurat nga eurobond-i u përdorën për parapagimin e kredisë së…
Shqipëria, e fundit në rajon për eksportet
“Open Data Albania” ka kryer një hulumtim mbi nivelin e importit dhe… eksportit të mallrave në vendet e Europës Juglindore, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe FMN për vitin 2010. Rezulton se pavarësisht rritjes së ndjeshme të eksporteve gjatë vitit 2010 me rreth 60 për qind, në krahasim me vitin pasardhës, sërish, sipas instituteve statistikore, niveli…
Shqipëria e fundit në rajon, 121 automjete për 1.000 banorë
Open Data: Krahasuar me vitin 2000, numri i mjeteve rrugore është rritur me 126%Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi numrin e mjeteve rrugore në Shqipëri, si dhe krahasimin me vendet e rajonit për këtë tregues. Të dhënat bazohen në statistikat e INSTAT, Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, dhe Bankës Botërore. Në studimin e saj, ODA klasifikon si automjete: autoveturat, mikrobusët dhe kamionët…
Open Data Albania: Borxhi i huaj, financimi më i madh për transportet
Borxhi i Shqipërisë ndër vite ka financuar më shumë sektorin e transporteve, ndërsa në vend të dytë renditet energjetika dhe në vend të tretë demokratizmi dhe shteti i së drejtës. Të përkthyer në përqindje, përkatësisht këto fusha janë financuar me kredi koncensionare apo me grante në 31%, 14% dhe 13%. Të dhënat janë rezultat i hulumtimit të agjencisë Open Data Albania mbi ndihmën e huaj…
Jetegjatesia e rajonit,Shqiperia ne vendin e dyte
Në vendin e dytë vijnë shqiptarët përsa i përket jetgjatësisë në rajon,ndërsa vendin e parë e zenë grekët.Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi pritshmërinë e jetëgjatësisë në lindje në Shqipëri duke kryer edhe një krahasim me rajonin. Treguesi ka ardhur vazhdimisht në rritje, sidomos nëse krahasohet me vitin 1991, ku pritshmëria e jetëgjatësisë ishte 69 vjet…
Open Data Albania përzgjidhet ndërmjet gjigandëve të Data.Gov
Open Data Albania, nje projekt për Inovacion dhe Transparencë tashmë po konkurron suksesshëm në mediume shkencore ndërkombëtare përkrah gjigandëve të Data.Gov. Stafi IT (eksperte te informatikës) pranë ODA kanë realizuar një prezantim shkencorë me titull: Open.Data.Al – Increasing the Utilization of Government Data in Albania (Open.Data.Al – rritje e Përdorimit të të Dhënave Qeveritare në Shqipëri), me autorë tre kërkues shkencorë në Institute Evropiane Prestigjioze: …
Kroacia propozon në BE penalitet për eksportet shqiptare
Pala shqiptare është duke siguruar mbrojtjen për një kategori eksportuesish shqiptarë, prodhimi i të cilëve rrezikohet nga një propozim i Kroacisë. Ky propozim në formën e penalitetit për Shqipërinë thotë se, shkalla e përpunimit të produkteve duhet të arrijë 70% në Shqipëri nga 40% që është aktualisht për disa prodhime që konsiderohen “Made in Albania” dhe të eksportohen pa tarifa. Mirëpo ky propozim ka shqetësuar…
