A1 Report – Raporti, ne 2013 te ardhurat nga investimet me te lartat ne 10 vite

Muajt e fundit të vitit 2013 kanë shënuar vlerën më të lartë të investimeve të huaja në Shqipëri në 10 vitet e fundit, ndërsa të ardhurat nga emigrantët shënuan vlerën më të ulët. Sipas raportit nga “Open Data Albania” “në fund të vitit 2013, investimet e huaja direkte shënuan vlerën maksimale të 10 viteve të fundit, duke arritur në 923 milionë euro.” Ndërkohë, që të…

Cani: Vitin e ardhshëm do të emetojmë bonde në euro

Shqipëria do të dalë në tregun ndërkombëtar për të zëvendësuar bondet aktuale që maturohen në vitin 2015. Shqipëria ka në plan të dalë në tregun ndërkombëtar vitin e ardhshëm për të emetuar bonde në euro, në kohën kur bondet aktuale të emetuara në vitin 2010 maturohen, bën të ditur ministri i Financave, Shkëlqim Cani, për agjencinë “Reuters”. Agjencia e vlerësimit të borxheve “Standard & Poor’s”,…

Universiteti i Mjekësisë – Tarifa të detyrueshme për tu paguar për studime

Open Data Albania po hulumton mbi tarifat e studimit për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në Universitetin e Mjekësisë. Ky universitet ka në përbërjen e tij 5 fakultete, siç janë Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Farmacisë, Fakulteti i Stomatologjisë, Fakulteti i Shëndetit Publik dhe Fakulteti i Shkencave Teknike Mjekësore. Ky universitet ka qenë pjesë e Universitetit të Tiranës, por këtë vit akademik…

Banka e Shqipërisë, Performanca sipas Fitimit 1993 – 2013

Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e fitimit të transferuar nga Banka e Shqipërisë në buxhetin e shtetit nga viti 1993 deri në vitin 2013. Banka e Shqipërisë është banka qendrore e vendit tonë dhe vepron në bazë të dispozitave të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997. Banka e Shqipërisë është e pavarur nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së…

Të Ardhura Buxhetore sipas Institucionit që bën mbledhjen Tatime apo Dogana

Open Data Albania po hulumton mbi të ardhurat nga tatimet dhe doganat dhe raportin e mbledhjes së tyre nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Të dhënat i përkasin viteve 2009-2013. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që mblidhen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve që zbatohen nga Qeveria Qendrore. Përgjegjës për mbledhjen e tyre…

Buxheti Faktik i Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik 2012-2013

Open Data Albania po hulumton lidhur me buxhetin faktik të shpenzuar për Institucionet e Arsimit të Lartë Publik në Republikën e Shqipërisë në harkun kohor 2012-2013. Në të përfshihen shtatëmbëdhjetë universitete e akademi, buxheti i të cilave përputhet me vlerën e transaksioneve të bëra nga secili institucion për shpenzime lidhur me paga, shërbime, shpenzime utilitare, pajisje, vlerësime për medalje ari, honorare etj. Ky artikull është…

Të ardhura të Buxhetit të Shtetit sipas strukturës 2000 – 2013

Open Data Albania po hulumton mbi të ardhurat e buxhetit të shtetit dhe strukturën e tyre. Të ardhurat totale të Buxhetit të Konsoliduar të Shtetit përfshijnë të gjitha të ardhurat nga burimet e ndryshme tatimore, jotatimore dhe ndihmat e dhëna nga qeveritë e shteteve të huaja apo donatorët. Të ardhurat tatimore vijnë nga tatimet dhe doganat, pushteti lokal dhe fondet speciale. Të ardhurat jotatimore janë…

Remitancat dhe IHD gjatë 2002-2013

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat e Remitancave dhe Investimeve të Huaja Direkte  për periudhën 2010-2013. Gjatë kësaj periudhe vlera e Investimeve të Huaja Direkte është më e lartë se vlera e Remitancave. Në vitin 2010 shënohet edhe diferenca më e lartë mes vlerës së remitancave si dërgesa të emigrantëve dhe vlerës së investimeve të huaja direkte. Në fund të vitit 2013, investimet e…

Konsumi dhe humbjet e energjisë elektrike 2000-2013

Open Data ka hulumtuar mbi ecurinë e konsumit dhe humbjet e energjisë elektrike gjatë periudhës 2000-2013. Energjia e konsumuar është sasia që kanë konsumuar konsumatorët familjarë dhe të biznesit. Në fund të vitit 2013 konsumi i energjisë arriti në 4.5 milionë MWH duke u rritur kundrejt një viti më parë me 4%. Konsumi i energjisë elektrike ka ardhur vazhdimisht në rritje duke mbetur në nivele…

Pagat Minimale në Shqipëri , Rajon dhe Europë

Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e pagës minimale në vend, Ballkan dhe Europë. Paga minimale është paga më e ulët që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo punëdhënës, vendas ose i huaj. Paga minimale përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave me propozimin e Ministrit të Punës. Paga minimale mujore në shkallë vendi aktualisht është 22 000 lekë. Kjo pagë jepet për…

Prodhimi dhe bilanci tregtar i energjisë elektrike 2000-2013

Open Data Albania ka hulumtuar mbi ecurinë e prodhimit të energjisë elektrike, importin dhe eksportin e saj gjatë trembëdhjetë viteve të fundit, 2000-2013. Në vitin 2013 prodhimi i energjisë elektrike arriti në rreth 7 milionë MWH duke shënuar edhe vlerën më të lartë të tre viteve të fundit. Prodhimi u rrit 47% kundrejt vitit të mëparshëm, që konfirmon edhe ecurinë pozitive të këtij sektori në…

Skandali, Berisha përdori Buxhetin e Shtetit për të paguar faturat e familjes

Ja sa ka shpenzuar Këshilli i Ministrave në qeverinë “Rama dhe “Berisha” 3 -mujorin e parë 2013 dhe 2014 Ish -Kryeministri Berisha ka përdorur paratë e Buxhetit të Shtetit për të paguar faturën e telefonisë fikse që përdor në familjen e vet. Ky përbën skandalin e radhës të zbuluar nga gazeta “Telegraf”.  Kjo fare mirë mund të verifikohet nëpërmjet një aplikacioni të Open Data Albania,…

E DHENA ENERGJETIKE

Open Data Albania ka hulumtuar mbi ecurinë e prodhimit të energjisë elektrike, importin dhe eksportin e saj gjatë trembëdhjetë viteve të fundit, 2000-2013. Në vitin 2013 prodhimi i energjisë elektrike arriti në rreth 7 milionë MWH duke shënuar edhe vlerën më të lartë të tre viteve të fundit. Prodhimi u rrit 47% kundrejt vitit të mëparshëm, që konfirmon edhe ecurinë pozitive të këtij sektori në…

Të ardhurat e mbledhura nga tatimet, larg me ato të doganave

Dy institucionet financiare që velin të ardhurat për arkën e shtetit, tatime dhe dogana kanë nivele të ndryshme performance ne 5 vitet e fundit. Sipas një studimi krahasimor të bërë nga Open Data Albania, Doganat janë ato që kanë siguruar më shumë të ardhura nga viti në vit se sa të ardhurat nga tatimet. Kjo jo në një raport të krahasuar mes njëra-tjetrës, për shkak…