Ligji i Buxhetit 2023 përcakton kufirin maksimal të deficitit buxhetor në 55.5 miliardë lekë (nga 84 miliardë lekë në 2022), që planifikohet të financohet me huamarrje të brendshme (25 miliardë lekë) dhe borxh të huaj (25.4 miliardë lekë). Stoku maksimal i borxhit publik pritet të arrijë vlerën 1 470 miliardë lekë në 2023, pa marrë në konsideratë efektet e kursit të këmbimit.

Në dokumentin “Plani Vjetor i Huamarrjes 2023”, Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) përcakton se borxhi publik i brendshëm do të realizohet nga diferenca neto midis emetimeve të titujve të borxhit me vlerë totale 380 miliardë lekë (358 miliardë lekë në 2022) dhe maturimeve në vlerë totale 355 miliardë lekë (332 miliardë lekë në 2022), prej të cilave 70% janë bono thesari dhe 30% obligacione të shtetit shqiptar. Vlerat më të larta mujore të emetimit (48 mld lekë) dhe maturimit (56 mld lekë) të borxhit të brendshëm do të realizohen në Shkurt 2023, ndërsa shtesa më e lartë e borxhit neto të brendshëm në Dhjetor 2023 (plus 17.7 mld lekë).



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Borxhi publik i jashtëm do të realizohet kryesisht nga emetimi i Eurobondit 2023 në vlerë rreth 59 miliardë lekë rreth 500 milionë Euro, si dhe nga financimet e projekteve të Institucioneve Financiare Ndërkombëtare  r reth35 miliardë lekë dhe nga mbështetja buxhetore  rreth 12 miliardë lekë. Borxhi i jashtëm i krijuar në 2023, do të mbulojë  ripagesat e borxhit ekzistues për 80 miliardë lekë dhe diferenca 26 miliardë lekë do të rrisë stokun e borxhit të jashtëm. Emetimi i Eurobondit 2023 mund të përfshijë riblerjen e një pjese të Eurobondit 2018, në vlerë rreth 30 miliardë lekë, që maturohet në 2025. Vlera nominale e stokut ekzistues të Eurobondeve të shtetit shqiptar është 1.8 miliard euro, që përbën 32% të stokut të borxhit të jashtëm në Dhjetor 2022. 



Tabela: Historiku i emetimeve te eurobondit shqiptar, 2010 – 2022
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Stoku total i borxhit publik ishte në nivelin 67% të PBB-së në fund të vitit 2022, pasi arriti pikun prej 74.5% në 2020. Pavarësisht tendencës në rënie, ky tregues është ende shumë larg parimit fiskal të nivelit të borxhit (kjo sipas Strategjisë Afatmesme e Menaxhimit të Borxhit 2022 – 2026) prej 45% të PBB-së. 



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas raportimeve paraprake të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (dokument buletini i borxhit tremujori i katërt 2022), stoku i borxhit publik arriti vlerën 1,379 miliardë lekë (12 milion euro) në fund të vitit 2022, me rënie 0.3% nga stoku i fundvitit 2021. Borxhi i qeverisjes qendrore zë 96% të totalit të borxhit publik, garancia nga qeverisja qendrore 4% dhe huamarrja e pushtetit lokal më pak se 0.1%. Rritja më e lartë e stokut të borxhit publik ka qenë në 2021 ( plus 12.9%) dhe në 2014 ( plus 10.5%).



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nga totali i stokut të borxhit publik: (i) borxhi i brendshëm vlerësohet 733 miliardë lekë në 2022, me rritje 4.3% nga 2021, ndërsa rritjet më të larta kanë qenë në 2013 ( plus 11%) dhe në 2021 ( plus 9%); dhe (ii) borxhi i jashtëm vlerësohet 646 miliardë lekë në 2022, me rënie 5% nga 2021, ndërsa rritjet më të larta kanë qenë në 2015 (plus 19%) dhe në 2021 (plus 17%). Rënia e stokut të borxhit të jashtëm në 2022 reflekton ndikimin favorizues të kursit të këmbimit. Çmimi i Euros, si valuta kryesore me peshë 71% e totalit të borxhit të jashtëm, ishte 114.23 lekë në Dhjetor 2022 nga 120.76 lekë në 2021, duke ndikuar në rënien e vlerës së borxhit me 31 miliardë lekë apo 4.8% rënie.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Për borxhin e jashtëm, MFE raporton dy tregues: nivelin e borxhit në monedhë të huaj (48% ndaj totalit të borxhit në 2022) dhe nivelin e borxhit të mbajtur nga kreditorë me rezidencë të huaj (40% ndaj totalit të borxhit në 2022). Krahasimi i dy treguesve pasqyron rënien e peshës së kreditorëve të huaj kundrejt rritjes së nivelit të borxhit në monedhë të huaj, që nënkupton një ekspozim më të lartë të kreditorëve vendas në borxhin publik në monedhë të huaj.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ligji i Buxhetit 2023 përcakton shpenzimet buxhetore për interesat e borxhit publik në 61 miliardë lekë, përfshirë kontigjencën prej 4.9 miliardë lekë për risqet e borxhit për vitin 2023, ndërsa ripagesat e principalit të borxhit të jashtëm vlerësohen rreth rreth 80 miliardë lekë, përfshirë parablerjen e pjesshme të Eurobondit 2025 në vlerë 30 miliardë lekë. Rritja e normave të interesit nga bankat qendrore ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e kostos së borxhit publik të brendshëm dhe të jashtëm, duke rritur treguesin e shpenzimeve buxhetore të interesave ndaj stokut të borxhit publik në 4.3% në 2023, nga 2.9% në 2022, si dhe treguesin e shërbimeve të buxhetuara të borxhit (principal plus interes) ndaj stokut te borxhit publik në 6.5% në 2023, nga 3.8% në 2022. Shpenzimet për interesa të borxhit publik mund të rriten në 10-11% të totalit të shpenzimeve buxhetore në periudhën 2023-2025, nga 6% në 2021, duke rënduar çdo vit më shumë shpenzimet publike.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Pra, pavarësisht se niveli i borxhit në monedhë të huaj është mbajtur nën kufirin maksimal strategjik prej 55% ndaj totalit (strategjia afatmesme e menaxhimit të borxhit 2022 – 2026), çdo emetim i ri në monedhë të huaj në 2023, rrit ndjeshëm riskun e kursit të këmbimit si dhe ekspozon borxhin publik ndaj krizës së normave të interesit në tregjet ndërkombëtare.

Shkarko excel: Borxhit Publik në 2023, Plani dhe ecuria e borxhit të brendshëm dhe të jashtëm në periudhën 2012-2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Elivar Golemi