Me 126 % është rritur numri i automjeteve në Shqipëri në vitin 2010, krahasuar me vitin 2000, pra me 10 vjet më parë. Por krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka një numër më të ulët automjetesh për 1,000 banorë. Të dhënat i ka bërë publike faqja open.data.al, pas një studimi krahasimor për qarkullimin e makinave në vend, krahasuar me rajonin. Duke iu referuar studimit…
Bie niveli i granteve dhe fondeve, të huajt nuk e ndihmojnë më Shqipërinë
Open Data Albania, në raportin “Ndihma e Huaj në Shqipëri” i Departamentit të… Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj të Këshillit të Ministrave, thekson faktin se ka një rënie të ndjeshme ekonomike të granteve të ardhura nga jashtë. Duke filluar nga viti 2000, vlera e ndihmës së huaj për Shqipërinë ka ardhur në rritje deri në vitin 2008. Gjatë këtij viti vlera…
Shqiptarët, pas grekëve për jetëgjatësinë
Grekët me jetëgjatët në Ballkan. Shqiptarët jetojnë më shumë se serbët dhe maqedonasit. Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi pritshmërinë e jetëgjatësisë në lindje në Shqipëri duke kryer edhe një krahasim me rajonin. Pritshmëria e jetëgjatësisë tregon numrin e viteve, që një i porsalindur pritet të jetojë, nëse kushtet e vdekshmërisë nuk ndryshojnë gjatë gjithë jetës…
Shqipëria preferohet nga fqinjët,Maqedonasit dhe kosovarët plazh në bregdetet shqiptare
Maqedonasit rënditen të parët si “furnitorët” e tregut shqiptar të turizmit, më pas në renditje vijnë Kosova dhe Mali i Zi. Por një hapësirë të konsiderueshme zënë edhe turistët nga Serbia. Të dhënat janë publikuar nga saiti statistikor jo qeveritar Open Data. Sipas llogaritjeve që i përkasin periudhës janar-qershor 2010, mësohet se mbi 110 mijë persona kanë vizituar vendin nga pikat kufitare të Maqedonisë. Rreth…
Universitetet private, mbi 65% të paakredituara
“Open Data”: Rreth 59% e programeve të studimit, të paakredituara, 6.4% të palicencuara Akreditimi, procesi që certifikon cilësinë e universiteteve dhe programeve të tyre të studimit, është një prej temave që ka nxitur debate të ashpra mes publikut dhe privatit. Qëllimi i këtij procesi është t’u tregojë të rinjve se cilit institucion publik apo privat duhet t’i drejtohen duke iu referuar cilësisë që ofrojnë programet…
Uji i pijshëm, fatura më të shtrenjta për 2011-ën
Shqiptarët këtë vit kanë paguar rreth 12.5% më shtrenjtë faturat e ujit të pijshëm. Çmimi mesatar për familjet është rritur në vitin 2010 me 2.9 lekë/m3, ose 9.7% krahasuar me vitin 2009. Edhe në 2011-n, tarifat mesatare kanë ardhur në rritje, me rreth 3%. Aktualisht, njësitë vendore në të cilat uji i pijshëm paguhet më lirë janë: Bulqiza Orikumi, Vau Dejës, Pukë Fshat dhe Fushë…
Open Data Albania kurorëzon me çmime fituesit
Një maratonë me ide dhe që në fund puna më e mirë merr çmim inkurajues. Instituti Shqiptar i Shkencave organizoi një event inovativ Open Datathon Albania – Hackathon Day in Tirana ku 21 studentë me 12 aplikime-analiza, me tema tepër interesante të fushave Ekonomi, Politika sociale, teknologji të reja , demografi, politikë, shendetësi etj. Në Open Datathon Albania u prezantuan edhe aplikime të konkurentëve nga…
Te ardhurat nga pushtetit lokal ndër vite
Bazuar në Tabelën Fiskale të Buxhetit të Konsoliduar, seksioni i Të ardhurave nga Pushtetit Lokal (PL) iu referohet taksave që mblidhen dhe administrohen nga Njësitë e Qeverisjes Vendore. Tre grupet kryesore të tyre janë: taksa mbi biznesin e vogël, taksa mbi pasurinë dhe taksa të tjera lokale . Ndër vite, taksat e deleguara pushtetit vendor dhe tarifat e tyre kanë pësuar ndryshime, të cilat janë…
Vendet kryesore nga te cilat importon Shqiperia
Për sa I përket partnerëve kryesorë të tregtisë, vendin kryesor e zë Italia, e ndjekur nga Greqia dhe Gjermania. Ritmi I rritjes së importeve dhe eksporteve me Italinë ka qënë I lartë, ndërkohë që me Greqinë ky ritëm ka qënë në ulje. Vihet re një rritje e importeve nga vendet e Azisë (ku vendin kryesor e zë Kina) dhe rritje të eksporteve drejt Kosovës.
Metropol: Analizë diakronike ODA: 1999-2009, me cmime të vitit 2000. Burimi FMN Banka Qendrore Evropiane
Gazeta Metropol, Ekonomim, Faqe 17, Data: E Shtune 12 Shkurt 2011.
Tirana Observer: Shkodra, qyteti ku gjakmarrja nuk respekton as Kanunin
Shifrat alarmante të gjakmarrjes, vitet e fundit krime çnjerëzoreTre muajt e fundit krimet për gjakmarrje bëhen më çnjerëzore. Shkodra është rrethi ku gjakmarrja nuk respekton as Kanunin. Edhe pse jemi një vend anëtarë i NATO-së dhe pretendentë për në Bashkimin Europian, qytetarët shqiptarë, sidomos në pjesën veriore të vendit janë më të prirur të vendosin vetëgjyqësi sesa të presë drejtësi nga organet kompetente. Sipas një…
Anashkalohet drejtësia, rriten rastet e vrasjeve për gjakmarrje
Vetëgjyqësia, vazhdon të mbetet rruga me e shkurtër për shqiptarët, për të çuar në vend një çështje. Vrasjet tragjike të ditëve të fundit, në Shkodër dhe Elbasan, kanë treguar se shumë shqiptarë nuk kanë besim tek drejtësia dhe i lajnë vetë hesapet me gjakësin e tyre. Shkodra është njohur gjithnjë si vendi ku gjakmarrja është në shifra alarmante, por tashmë ky fenomen ka zbritur edhe…
Del shifra e perafert zyrtare e performances se ekonomise gjate vitit te kaluar
INSTAT: PBB, 3.9% rritje në 2010-ën Ndertimet ne “pikiate”, -15 perqind ndaj 2009-es “Open Data Albania”: Viti 2009 te ardhurat per fryme u ulen 8% Ekonomia shqiptare ka shënuar një ritëm rritjeje në masën 3.9 për qind gjatë vitit të kaluar. Shifra është dhënë dje nga INSTAT-i, i cili përgatit vlerësime për tremujorët, duke nxjerrë njëkohësisht edhe tendencën vjetore. Ajo që të bie në sy…
Kredia për Bizneset Sipas Qëllimit
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi kredidhënien e bankave ndaj bizneseve në Shqipëri gjatë viteve të fundit, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Lloji i kredisë sipas qëllimit është ndarë në kategoritë: pasuri të paluajtshme, blerje paisjesh, kapital qarkullues dhe overdraft. • Pasuria e paluajtshme përfaqson kreditë për blerjen e banesave dhe tokave për ushtrimin e aktivitetit të biznesit. • Blerjet…
Krime elektorale
Kodi Penal aktual përmban tetë nene ku parashikohen vepra apo kundravajtje penale që cenojnë proceset zgjedhore. Ndërsa Kodi Zgjedhor në dy nene të tij përkufizon si veprime të dënueshme akte si votimi më shumë se një herë apo braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve. Baza ligjore për rregullim të zgjeruar të veprimeve që cenojnë të drejtën e votimi dhe rregullsinë në një…
