Buxheti 2023 dhe Parashikimet për periudhën afatmesme 2023-2025

Ky artikull zbardh objektivat e Qeverisë, sipas Buxhetit të Miratuar për  2023 dhe Programit të Buxhetimit Afatmesëm 2023-2025. Për 2023 të ardhurat përbëjnë peshën kryesore të buxhetit me 75%. Pjesa tjetër e të ardhurave për vitin 2023 do të arkëtohen në nivel vendor lokal 5.4 përqind si dhe nga kontributet për fondet speciale me 20 përqind. Të fondet speciale përfshihen sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe kompensimet…

Investimet Publike 2023, sipas Projekteve dhe Institucioneve, Ligji për Buxhetin e Shtetit

Qeveria Shqiptare ka miratuar shpenzime për Investime Publike të vitit 2023 për 964 Projekte me total shpenzime 116.25 miliard lekë (njëqind e gjashtëmbëdhjetë miliard lekë ose përafërsisht 997.2 milion Euro). Vlera Investime Shtetërore 2023 përbën 5.34% të Produktit të Brendshëm Bruto, PBB vjetor ose 16.9% të totalit Shpenzimeve Buxhetore të parashikuara. Ministria e Instrastrukturës dhe Energjetikës është institucioni me portofolin më të madh për investime…

Regjistrime dhe të diplomuar sipas universiteteve publike dhe private, 2016 deri 2021

Në vitin 2021 rezultojnë të regjistruar në universitete 123 880 studentë, nga të cilët 94 487 (76%) studentë në institucionet e arsimit të lartë publik dhe pjesa tjetër, 29 393 studentë në institucionet e arsimit të lartë jopublik. Burimi: INSTAT Komente dhe Analiza: Open Data Albania Ndërkaq, në vitin 2021 janë diplomuar 32 690 studentë, ndër të cilët 24 402 (75%) në IAL publike dhe…

StartUp Datathon Albania, Data Marathon nga AIS promotor i të Dhënave të Hapura

AIS po i kthehet traditës së Datathon dhe Hackathon Albania. Kemi startuar këtë nëntor punën më një grup të rinjsh për DataThon që do të mbahet në Janar 2023. DataThon vjen nga fjalët Data plus Marathon. Janë evente ku njerëzit takohen për të punuar së bashku mbi një ide, dhe për të mbledhur, analizuar, vizualizuar dhe transmetuar gjetje që lidhen me të dhënat. Organizata AIS…

Transaksione Thesari, 10 vjet të dhëna të hapura për çdo shpenzim, 1900 institucione buxhetore

Si shpenzon Qeveria Paratë e Taksapaguesve. Databaza jonë e mirë strukturuar Transaksione Thesari, mundëson monitorim të të gjitha pagesave që Institucionet Buxhetore kryejnë ndaj palëve të treta. Tashmë janë 10 vjet të dhëna për çdo pagesë të realizuar. Të dhënat sigurohen përmes aksesit në informacion nga Drejtoria e Thesarit. Ato vendosen në një sistem ku kushdo mund ti gjejë me lehtësi ti përdorë dhe ripërdorë…

Raporte Gjinore dhe Open Data, Zbardhen të dhëna social-ekonomike mbi balancat

Portali Open Data Albania publikon në vijimësi të dhëna qe lidhen me Statistika për Balancat Gjinore në vend. Artikujt listohen për Tema Raporte Gjinore (Gender Relations). Të dhënat e fundit të publikuara lidhen me balancën në sektorë dhe fusha si Demografi, Edukim, Përfaqësim Publik dhe Politika Penale ndaj grupeve gjinore. Të dhënat ndihmojnë në evidentimin e raporteve dhe zhvillimit të grupeve sipas gjinive, por zbulojnë edhe disbalanca…

Preferenca për Studime Universitare sipas Grupeve Gjinore

Në vitin 2021 Studentë të Regjistruar në Shqipëri në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, qoftë ato publike dhe jopublik janë 123 880 studentë. Nga këta 73 493 (59%) janë vajza dhe pjesa tjetër 50 387 djem (41%). Pjesa më e madhe e të rinjve shqiptarë studiojnë për “biznes, administrim dhe ligj”, konkretisht për vitit 2021 janë 32 227 studentë të regjistruar në këtë…

Në punojmë në Edukim Qytetar – Fuqizim i të rinjve në Antikorrupsion

Fuqizimi i të Rinjve kundër korrupsionit, ky është qëllim për të cilin prej një viti kemi krijuar një grup me të rinj pjesë e OpenDataYouthNetwork. Në muajin tetor ky ekip u trajnua mbi disa tema të rëndësishme në analizë dhe rritje kapacitetesh kundër korrupsionit. Edukimi qytetar dhe forcimi i Modeleve FactChecking për llogaridhënie janë dy aspekte të rëndësishme të aktiviteteve dhe projekteve të organizatës. Puna me…

Bëji Zgjedhjet të Vlejnë. Nevoja për monitorim mbi Keqpërdorimin e Fondeve Publike në Fushatë Elektorale

Më 14 maj 2023 mbahen zgjedhje në 61 Bashki të vendit. AIS bazuar në monitorime zgjedhore të mëparshme, vlerëson se ka risk të lartë për deformim të vullnetit zgjedhor përmes keqpërdorimit të fondeve publike në periudhë zgjedhore. Pak ditë para votimit për Zgjedhjet e Përgjithshme Prill 2021, u konstatuan zhvendosje të buxhetit shtetëror nga fondi për Punë Publike tek fondi për Grantime Individuale. Thesari kaloi para…

Kapitali Aksionar në Subjekte Biznesi që funksionojnë si Media Audiovizive Tetor 2022

Open Data Albania po përditëson të dhëna mbi funksionimin e Medias Televizive. Ky hulumtim evidenton numrin e licencave sipas kategorisë së medias televizive dhe subjektin tregtar që i zotëron këto ekrane. Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit QKR. Në Shqipëri televizionet kategorizohen sipas mënyrës së shpërndarjes së sinjalit të mbulimit përkatës të territorit. Kategoritë…

Bashkia Tiranë, Fondi i Rindërtimit i alokuar 2020-2021

Open Data Albania po zbardh efektet buxhetore të alokuar nga lista e Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM), miratuar gjatë vitit 2020 dhe 2021 për akordimin e Fondit të Rindërtimit në Bashkinë e Tiranës. Fondi i Rindërtimit u krijua si Fond Buxhetor specifik në Buxhetin e shtetit 2020, për të përballuar efektet financiare të Tërmetit në Nëntor 2019. Në procedurat për menaxhimin e procesit të…

Bashkia Durrës, Fondi i Rindërtimit i alokuar 2020-2021

Bashkia e Durrësit është një ndër bashkitë më të prekura nga tërmeti i Nëntorit 2019, e gjithashtu ndër bashkitë me më shumë dëme financiare. Aktualisht jemi në vitin e tretë të zbatimit të programit të rindërtimit, i cili financohet nga Buxheti i Shtetit, e megjithatë procesi i rindërtimit vijon akoma të jetë një proces shumë intensiv dhe angazhues për qeverinë. Open Data Albania po zbardh…

Ndryshimet e Plan Buxhetit 2022 me Akt Normativ në Korrik. Rritet numri i të punësuarve buxhetor

Open Data Albania po zbardh ndryshimet e planit në numrin e të punësuarve në institucione buxhetore, si rezultat i ndryshimit më të fundit të Plan Buxhetit 2022, me Akt Normativ nr.12 në Korrik. Në këto institucione përfshihen institucionet qeveritare, personeli i të cilave mbulohet me shpenzimet e Buxhetit të Shtetit si: ministritë, institucionet e drejtësisë, INSTAT, KLSH, Komisionet dhe institucione të tjera qeveritare Krahas rishikimit…

Të dënuara gra nga Gjykatat Shqiptare për vitin 2021

Open Data Albania po përditëson të dhëna mbi gjendjen aktuale të të dënuarve në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për vitin 2021. Të dhënat janë marrë në  Vjetarët Statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë dhe  detajohen në numër grash dhe vajzash të dënuara sipas veprës penale apo nenit konkret. Kriminaliteti i grave sipas Vendimeve Gjyqësore për vitin 2021 përbën 5.5 përqind të totalit të kriminalitetit.…

Hendeku Gjinor i Pagës Mesatare në Shqipëri, Rajon dhe Evropë

Open Data Albania po hulumton lidhur me hendekun gjinor të pagës në Shqipëri, Rajon e Evropë. Hulumtimi zbardh edhe të dhëna për hendekun gjinor në moshë të re, përkatësisht nën 25 vjeç. Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga Instituti i Statistikave (INSTAT) dhe Instituti Evropian i Statistikave (EUROSTAT). Në vitin 2021 në Republikën e Shqipërisë raportohet një pagë mesatare bruto prej 57,191 lekë për…