Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi bilancin tregtar të Shqipërisë gjatë viteve 2010-2012. Raporti bazohet në të dhënat e INSTAT dhe Bankës së Shqipërise. Bilanci tregtar mat diferencën midis vlerës së eksporteve dhe importeve për një ekonomi. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të shitura/kryera jashtë vendit, ndërsa importet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të blera/kryera nga vendet e tjera. Bilanci Tregtar =…
Norma bazë e interesit REPO në Shqipëri
Norma bazë e interesit aktualisht është norma e marrëveshjeve të anasjellta të riblerjes (REPO) për huadhënien kundrejt kolateralit bankave të nivelit të dytë nga Banka e Shqipërisë. Kjo normë praktikisht ndikon gjithë normat e tjera në ekonomi. Tendencat: Norma baze eshte rritur ne periudhat 2001-2002 dhe 2005-2009, dhe është ulur në periudhat 2003-2005 dhe 2009-2010, në varësi të kushteve ekonomike. Periudhat 2001-2002, dhe 2005 dhe…
Tregtia e jashtme sipas produkteve 2009-2010
Burimi: METE, INSTATKomentet dhe analiza: ODA Burimi: METE, INSTATKomentet dhe analiza: ODA Burimi: METE, INSTATKomentet dhe analiza: ODA
Donatorë
Ky projekt realizohet nga Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) me mbështetje financiare të Open Society Foundations Information Program, Open Society Foundation Albania, ShqiperiaCom Shpk Një mbështetje e vazhdueshme ne fushën e akademisë ka ardhur dhe nga Karlsruhe Institute of Technology dhe FIZ Karlsruhe – Leibniz Institute for Information Infrastructure Falënderim i veçantë për Institucione Shqiptare të Kërkimit Shkencor dhe Edukimit Universitar si bashkëpunëtore dhe mbështetëse të aktiviteteve…
Raport krahasimor i Shqipërisë me vendet e rajonit për % e Shpenzimeve Totale për Shëndetësinë ndaj PBB-së dhe Shpenzimeve Totale për Shëndetësinë për frymë (per capita)
(Me siper grafiku i shpenzimeve per fryme /US$)Dy nga indikatorët më të rëndësishëm që flasin për rëndësinë që i jep një shtet shëndetësisë janë % e Shpenzimeve Totale për Shëndetësinë ndaj PBB-së dhe Shpenzimet Totale për Shëndetësinë për frymë (per capita). Studimet kanë treguar se ekziston një lidhje midis pasurisë (varfërisë) së një vendi dhe shpenzimeve për shëndetësinë për frymë. Sa më i pasur një…
Fitues Hackathon Albania 2012 – Maratona Shqiptare e Inteligjencës dhe Kreativitetit
Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS), organizoi në datë 15 dhjetor Hackathon Albania 2012. Kjo maratonë e inteligjencës dhe kreativitetit zhvillohet për herë të dytë në vendin tonë si pjesë e projektit Open Data Albania. Në këtë maratonë spikatën të rinj, kryesisht gjimnazist dhe student të cilët sollën aplikacione me të dhëna dhe dije të hapura (open data dhe open knowledge). Ndër njëzet e pesë konkurrent…
Parti Politike Shqiptare si Subjekt në Procese Zgjedhore 2001 – 2011
Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin e partive politike që janë regjistruar si subjekte në proceset zgjedhore të dekadës së fundit. Hulumtimi ka pasur si objekt partitë e regjistruara në gjashtë procese zgjedhore në periudhën kohore 2001 – 2011. Zgjedhje për Kuvend gjatë këtij harku kohorë janë mbajtur tre, përkatësish 2001; 2005 dhe 2009. Zgjedhje për Organe të Qeverisjes Vendore janë mbajtur gjithashtu tre,…
Nxënës të regjistruar në arsimin nëntë vjeçar sipas gjinive 1991 – 2010
Tkurrja e popullsisë në dy dekadat e fundit ka dhënë rezultate të ndjeshme edhe tek numri i nxënësve që regjistrohen vit pas viti për të ndjekur arsimin nëntëvjeçarë. Open Data Albania ku hulumtuar mbi numrin e nxënësve që regjistrohen çdo vit për të vijuar arsimin nëntëvjeçarë si pjesë e detyrueshme e sistemit arsimor. Të dhënat përmbajnë informacion të detajuar për numrin e nxënësve sipas…
Numri i vdekjeve për 100 mijë banorë sipas sëmundjes shkaktare 1993 – 2009
Numri i vdekjeve për 100 mijë banorë sipas sëmundshmërisë, është një tregues tepër interesant dhe i rëndësishëm. Ky tregues ndihmon për të kuptuar jo vetëm sëmundjet që paraqesin më tepër rrezikshmëri për popullsinë e një vendi, por njëkohësisht edhe problematika që lidhen me hartimin dhe eficensën e politikave shëndetësore. Për të realizuar këtë hulumtim Open Data Albania është bazuar në të dhëna statistikore të INSTAT…
Vdekshmëria nga Sëmundje Tumorale 1993 – 2009
Vdekjet nga sëmundjet tumorale përbëjnë shtatëmbëdhjetë përqind të rasteve në mjekësinë shqiptare. Në nivelin vdekshmërie për njëqindmijë banorë tumoret kanë shënuar rritje vit pas viti. Rrija në vlerë e këtij treguesi dëshmon politikë shëndetësore të pamjaftueshme për të siguruar diagnostikim dhe shërim. Përkatësisht grupi i Sëmundjeve Tumorale në vitin 1993 për njëqind mijë banorë shënonte vdekshmëri në masën 60.8 raste. Në vitin 2009 ky numër…
Martesa dhe divorce 1990-2008
Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin e martesave dhe divorceve të shënuara në regjistrin kombëtar të gjendjes civile në vitet 1990 – 2000. Nga të dhënat konstatohet se numri i martesave në këto vite ka ardhur gradualisht në ulje ndërsa numri i divorceve nga viti në vit në rritje. Kështu nëse në vitin 1990 shënohen njëzete tetëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e dy martesa…
Struktura e Tregut të Sigurimeve
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi strukturën e tregut të sigurimeve në Shqipëri. Raporti bazohet në të dhënat e AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare). Tregu i sigurimeve është një pjesë tepër e rëndësishme e sistemit financiar. Në të përfshihen shoqëritë private dhe shtetërore të cilat realizojnë procesin e sigurimit të individëve apo bizneseve. Për të përfituar nga ky shërbim individët dhe bizneset paguajnë…
Përdorimi i energjisë elektrike për periudhën 1998-2010
Përdorimi i energjisë elektrike është një ndër parametrat që mundëson arsyetimin mbi eficencën e shfrytëzimit të energjisë elektrike. Burimet totale nga të cilat sigurohet energjia elektrike mund të përdoren për një nga katër kategoritë kryesore: konsumatorët, eksporti, centralet dhe humbjet në rrjet. Burimi: Bilanci i energjisë, INSTAT Perpunimi ODA Me kalimin e viteve, struktura e përdorimit ka pësuar ndryshime. Nga një raport Humbje: Konsumatorë…
Struktura e përdorimit final të energjisë elektrike
Struktura e konsumit të energjisë elektrike shërben për të identifikuar përdoruesit kryesor të saj. Ai është një tregues që lejon gjykimin mbi shkallën e zhvillimit ekonomiko-industrial të një vendi. Sa më shumë të përdoret energjia nga sektori privat (industri, bujqësi, transport, etj) aq më i zhvilluar është ai. Nga ana tjetër, analiza e strukturës ndihmon në përcaktimin e masave që duhen marrë për përdorimin sa…
Humbjet totale të Energjisë Elektrike (2002-2010)
Një ndër parametrat e rëndësishëm për matjen e eficencës së konsumit të energjisë elektrike është Niveli i Humbjeve. Prej vitesh ai ka qenë një ndër problemet kryesore të këtij sektori dhe duket se ende vazhdon të jetë shumë i pranishëm. Humbjet totale përbëhen nga Humbjet në Sistemin e Shpërndarjes, Humbjet në Sistemin e Transmetimit dhe Humbjet jo teknike, që i referohen energjisë elektrike të marrë…
