Punësimi sipas grupeve Gjinore në Aktivitete Ekonomike dhe Profesione të caktuara 2016-2021

Dyzet e gjashtë përqind e të punësuarve në Shqipëri janë grupi gjinor Gra. Ky indikator është rritur fare pak në vite duke qëndruar në nivele mbi 45%. Burimi: INSTAT, Kalkulime të Open Data Komente dhe Analiza: Open Data Albania Nëse shohim punësimin e grupeve gjinore në Sektorë apo Aktivitete Ekonomike sipas nomenklaturës së INSTAT rezulton se gratë kanë 74% të punësimit në Arsim e po…

Aksioner në Banka të Nivelit të Dytë, Individë dhe Subjekte Juridike 31 Janar 2023

Open Data Albania po hulumton në lidhje me Aksionerët e Bankave të Nivelit të Dytë në Republikën e Shqipërisë. Bankat e Nivelit të Dytë, janë shoqëri që ushtrojnë veprimtari  në bazë të Ligjit nr. 9662 / 2006 Ligji për Bankat në Republikën e Shqipërisë. Ato licencohen nga Banka Qendrore.  Aksionarët e këtyre shoqërive, të licensuara si Banka, mund të jenë persona/subjekte juridik ose individë që…

Të punësuar në Sektorin Bankar 2018-2022

Në vitin 2022 në Sektorin Bankar, banka tregtare të nivelit të dytë punojnë 6 737 punonjës (gjashtë mijë e shtatëqind e tridhjetë e shtatë). Krahasuar me 2018 në tërësi numri i të punësuarve në sektor është rritur me 8%. Aktualisht janë njëmbëdhjetë Banka Tregtare aktive. Numri total i të punësuarve në banka në 5 vjeçarin e fundit është rritur në secilin vit. Përjashtim bën viti…

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit nga Transparency International TI, ecuria 2000-2022, krahasim me Rajonin

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit bazohet në 13 burime të dhënash, lidhur me sjellje korruptive në sektorin publik. Indeksi lidhet me perceptim sa i takon manifestimit të fenomeneve si vijon: Mirmarrje (rryshfet), Devijimin e Fondeve Publike, Përdorimin e funksionit publik për përfitime personale, Nepotizmin në shërbimin civil dhe Kapje e Shtetit. Vlerësimi i indeksit bëhet në një shkallë nga 0 në 100, ku 0 tregon…

Koeficienti i kriminalitetit në Republikën e Shqipërisë 2004-2021

Open Data Albania po hulumton të dhëna mbi koeficientin e kriminalitetit në vend. Ky indikator tregon shkallën e konsumimit të veprave penale (krimeve ose kundërvajtjeve), duke e vendosur këtë të dhënë përballë numrit të personave, duke dhënë një pasqyrë të  saktë për shpërndarjen e krimit në vend. Si rregull ai shpreh numrin e krimeve për 100 000 banorë. Në harkun kohor të tetëmbëdhjetë viteve 2004-2021…

Shpenzime Buxhetore Mbrojtja Ushtarake 2023, Shqipëria dhe vende Europiane

Plan Buxheti për Vitin 2023 karakterizohet nga një rritje e lartë e Buxhetimit për Funksionin Mbrojtje, krahasuar me vitin e mëparshëm. Rritja shënon 35% më shumë shpenzime për funksionin Mbrojtje në 2023 krahasuar me 2022.  Ky funksion përfshin dy programe kryesore: Forcat e Luftimit dhe Mbështetja e Luftimit, ku bëjnë pjesë Forcat Tokësore, Detare dhe Ajrore. Mbrojtja është përgjegjësi funksionale e Ministrisë së Mbrojtjes dhe…

Konsolidimi i Buxhetit Faktik sipas Funksioneve viti 2021

Ky artikull paraqet një analizë të buxhetit faktik për vitin 2021 të konsoliduar sipas natyrës funksionale, si dhe ecurinë ndër vite të shpenzimeve buxhetore sipas funksioneve. Të dhënat për 2021 janë marrë nga tabelat shoqëruese Ligji nr. 74 / 2022, Për miratimin e Buxhetit Faktik 2021. Sipas treguesve fiskal të konsoliduar rezulton se shpenzimet gjithsej në ligjin e buxhetit 2021 janë planifikuar 628.3 miliardë Lekë…

Buxheti 2023 sipas Funksioneve dhe Programeve Qeveritare, Plani Fillestar, ndryshime planifikim vjetor

Ky artikull synon të evidentojë planifikimin e shpenzimeve buxhetore sipas funksioneve për vitin 2023 dhe kategorizimin sipas programeve të Qeverisë. Të dhënat janë Planifikime miratuar me Ligjin për Buxhetin 2023 (Ligj Nr. 84/2022). Për vitin 2023, shpenzimet e planifikuara janë 698 miliardë Lekë. Peshën më të lartë të shpenzimeve e zë funksioni Mbrojtja Sociale me 28.4% të totalit të shpenzimeve plan 2023. Shpenzimet për mbrojtjen…

Azilkërkues shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas gjinisë, grupmoshës, dhe pranimeve

Open Data po hulumton në lidhje me shqiptarët azilantë në Mbretërinë e Bashkuar duke përpunuar të dhëna sipas gjinisë dhe grupmoshave. Të dhënat janë marrë nga Zyra e Statistikave Zyrtare e Mbretërisë së Bashkuar.  Azilkërkues quhet çdo shtetas i vendit të tretë ose person pa shtetësi që ka paraqitur një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare ose është përfshirë në një aplikim të tillë si anëtar i…

Volumi Transport Detar dhe pesha kundrejt total Transport Mallra nëntëmujori 2022 trendi në vitet 2006 – 2022

Transporti detar është mënyra kryesore e transportit të mallrave në Shqipëri, deri në vitit 2021 ky sektor transporti përbënte gati gjysmën e sektorit import – eksport total mallrash. Situata po shkon drejt një pike kthese në vitit 2022 ku përpunimi i mallrave përmes porteve detare ka ulje në vlerë dhe në peshë kundrejt totalit. Të dhënat e 11 mujorit krahasuar me periudhat koresponduese të viteve…

Indeksi i Sovranitetit Europian, Renditja e vendeve të BE në Ekonomi, Mbrojtje, Shëndetësi, Teknologji dhe Klimë 2022

Indeksi i Sovranitetit Europian është ndërtuar për të matur kontributin e vendeve anëtare të BE-së në ndërtimin e sovranitetit evropian. Kjo arrihet përmes matjes së nivelit të implementimit të politikave të përbashkëta evropiane, arritjes së objektivave në nivel europian nga vendet anëtare, por edhe iniciativat e pavaruara të shteteve anëtare në forcimin e koordinimit europian në këto fusha. Ky indeks realizohet nga një ThinkTank ndërkombëtar,…

Projeksion. Shpërndarje Mandate Deputeti vota 2021, hipotetike konkurrim Kombëtar dhe Konkurrim ku lejohet bashkëpunim parazgjedhor

Në ketë artikull do të punojmë me dy projeksione mbi rezultate zgjedhore 2021. Përkatësisht, ndarje mandatesh për deputet duke konsideruar dhe krahasuar: Varianti A: Mandate Aktuale me Konkurrim Rajonal kundrejt Rastit Hipotetik nëse do të kishim rregullim ligjor për Konkurrim Kombëtar. Varianti B: Mandate Aktuale me Konkurrim Rajonal dhe rregullimet e reja ligjore kundrejt Projeksion mandate me Konkurrim Rajonal por me lejim të listave të…

Veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes. Çështje gjyqësore dhe autorë të dënuar për 2021

Open Data Albania po përditëson të dhëna statistikore që lidhen me veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes. Këto vepra janë të parashikuara në seksionin IX të Kodit Penal. Hulumtimi bazohet në të dhëna të Vjetarëve Statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë. Ne total ky seksion përbëhet nga figura veprash penale të parashikuara në dymbëdhjetë nene. Veprat penale, të cilat kanë si objekt vendosjen e marrëdhënieve…

Zgjedhjet e Lira dhe Procedime Gjyqësore për Vepra Penale kundër tyre 2005-2021

Open Data Albania po përditëson trendin dhe vëllimin e veprave penale me sfond elektoral në Shqipëri, në gjashtëmbëdhjetë vitet e fundit. Të dhënat janë bazuar në Vjetarë Statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë. Kodi Penal aktual përmban dymbëdhjetë nene, ku parashikohen krime dhe kundravajtje penale që cenojnë proceset zgjedhore. Vetëm në vitin 2012 janë shtuar nga ligjvënësi katër nene me parashikime për vepra penale me sfond…

Raport Gjinor për të dënuar mbi Korrupsionin sipas Procedimeve Penale të Gjyqësorit në RSH 2013-2021

Në vitin 2021 janë 22 % e të dënuarve për vepra penale Korruspion të grupit gjinor Gra. Kjo përqindje është e theksuar nëse konsiderojmë që në total të dënuarat gra për vepra penale janë 13%. Data Albania bazuar në Vjetar Statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë ka hulumtuar mbi të dhëna për krimet e lidhura me korrupsionin 2013-2021 dhe raporte gjinore të personave përgjegjës që janë…