Open Data Albania po përditëson të dhënat në lidhje me numrin e të punësuarve në institucionet buxhetore për vitin 2018. Të dhënat janë marrë nga tabelat shoqëruese të ligjit për buxhetin e shtetit 2018. Insitucionet Buxhetore janë ministritë, drejtoritë në vartësi të drejtpërdrejtë apo institucionet e pavarura dhe ato kushtetuese. Pagat e tyre mbulohen nga Buxheti i Shtetit. Në vitin 2018, sipas ligjit nr.109/2017 për…
Stoku i Borxhit Publik për Frymë në vitet 2010-2018
Open Data Albania po hulumton mbi ecurinë e stokut të borxhit për frymë në periudhën kohore 2010 – 2018. Borxhi për Frymë është një tregues që përllogaritet si raporti i borxhit total të marrë nga qeveria me numrin e popullsisë në vitin ushtrimor. Të dhënat janë marrë nga Ligjet për Buxhetet Vjetore të viteve nën analizë, dhe Ligje për miratimin e Buxheteve Faktike (buxhete të…
Kosto e borxhit publik, për frymë 2018
Open Data Albania po hulumton mbi treguesin e kostove të borxhit për frymë. Ky tregues përllogaritet si raport i shumës së interesave që paguhen nga buxheti i shtetit për borxhin e marrë, i cili nuk është shlyer ende, me popullsinë e vendit në vitin ushtrimor. Të dhënat për popullsinë për vitin 2018 janë marrë nga projeksionet e INSTAT. ODA ka marrë në shqyrtim ecurinë e…
Banka e Shqipërisë, Fitimi Transferuar në Buxhetin e Shtetit 2015-2016
Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me fitimin e Bankës së Shqipërisë të transferuar në buxhetin e shtetit. Banka e Shqipërisë është banka qendrore e vendit tonë dhe vepron në bazë të dispozitave të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997. Ajo është e pavarur nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj. Kapitali i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga…
Detyrime të pashlyera sipas Bashkive, 2015-2017
Open Data Albania po hulumton mbi vlerat e detyrimeve të prapambetura të njësive të qeverisjes vendore Bashki. Këto detyrime janë krijuar dhe mbarten gjatë viteve të shkuara apo krijohen gjatë një viti. Detyrimet janë të dy kategorive: detyrime të krijuara si pasojë e mospërmbushjes në afat të detyrimeve kontraktore në kontrata me palë të tjera. Këto kontrata janë kryesisht për realizimin e investimeve, blerjeve të…
Analizë krahasimore mbi kufirin minimal të regjistrimit si subjekt për Tatim mbi Vlerën e Shtuar TVSH, Rajoni dhe EU
Open Data Albania po hulumton mbi kufirin minimal të regjistrimit për pagesë të tatimit mbi vlerën e shtuar TVSH në Republikën e Shqipërisë, vendet e rajonit dhe vende të Bashkimit Europian. Në ligjin për Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar, përkatësisht në nenin 117 parashikohet se Personat e tatueshëm rezidentë në Shqipëri, qarkullimi vjetor i të cilëve është nën kufirin minimal të regjistrimit për TVSH-në, janë…
Kostot e Projektit Përmirësimi i Infrastrukturës Arsimore në Bashkinë Tiranë, 17 Shkolla të Reja përmes Partneritetit Privat Publik Koncesione
Open Data Albania po hulumton mbi ndërtimin me koncesion si Partneritet Publik Privat, të shtatëmbëdhjetë shkollave në bashkinë e Tiranës. Me vendim të kryetarit të Bashkisë nr. 15742, datë 24.05.2016, është ngritur komisioni për ndjekjen e procedurave të koncesionit (PPP) me titull Për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore të Bashkisë Tiranë. Një nga detyrat e këtij komisioni ka qenë hartimi i Studimit të Fizibilitetit për koncesionin…
Totali i të ardhurave 2000-2011
Të ardhurat totale të Buxhetit të Konsoliduar të Shtetit përfshijnë të gjitha të ardhurat nga burimet e ndryshme tatimore, jotatimore dhe ndihmat e dhëna nga qeveritë e shteteve të huaja dhe donatorëve, përveç të ardhurave nga privatizimi, të cilat trajtohen si financim për defiçitin. Në grafikun e mësipërm jepet ecuria e të ardhurave totale të shtetit shqiptar për periudhën 2000-2011. Sic mund të shikohet, ka…
Të dënuar me burgim të përjetshëm dhe sipas ashpërsisë së dënimit Janar 2013 – Janar 2017
Open Data Albania numrin të të dënuarve në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, sipas masave të dënimit, në Republikën e Shqipërisë, gjatë periudhës kohore Janar 2013- Janar 2017. Analiza është realizuar për të dënuar në katër kategori dënimesh, të dënuar me dënim të përjetshëm; me dënim nga 20 deri në 35 vite heqje lirie; me dënim nga 15 deri në 20 vite dhe të…
Realizimi i të Ardhurave Buxhetore viti 2016, Buxheti i Shtetit i Konsoliduar
Open Data Albania po hulumton mbi të Ardhurat në Buxhetin e Shtetit për vitin 2016. Hulumtimi bazohet në të dhëna mbi buxhetin e konsoliduar, konkretisht pjesa për treguesit fiskal faktik 2016. Buxheti i konsoliduar është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë me Ligjin Nr. 97/2017 Datën 5.10.2017. Të ardhurat buxhetore janë të ardhura që qeveria realizon nga burimet tatimore (të ardhura nga tatime dhe dogana; të…
Realizimi i Shpenzimeve Buxhetore viti 2016
Open Data Albania po hulumton mbi Shpenzimet në Buxhetin e Shtetit për vitin 2016. Hulumtimet bazohen në të dhënat mbi buxhetin e konsoliduar, në tabelen e treguesve fiskal faktik 2016. Buxheti i konsoliduar është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë me Ligjin Nr. 97/2017 Datën 5.10.2017. Shpenzimet Buxhetore përbëhen nga katër kategori kryesore: shpenzimet korrente; Fondi Rezervë dhe Kontigjenca; Shpenzimet Kapitale; Huadhëniet për Energji. Sipas treguesve…
Planifikimi për strukturën e të ardhurave Bashkia Tiranë, 2016-2017
Open Data Albania po hulumton mbi planifikimin për strukturën e të ardhurave nga Bashkia Tiranë. Të ardhurat totale të buxhetit të Bashkisë përfshijnë të gjitha të ardhurat nga burimet e ndryshme tatimore, jo tatimore dhe të ardhurat nga transferta e pakushtëzuar. Të gjitha të dhënat kanë si burim faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë. Në vitin 2016, Bashkia Tiranë planifikoi mbledhjen e dymbëdhjetë pikë dy miliard…
Të dënuar që vuajnë dënimet në institucion, dhe të paraburgosur nën masa sigurimit Janar 2013-Janar 2017
Open Data Albania po hulumton mbi numrit të të dënuarve me burgim në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale IEVP, dhe të paraburgosurve që janë nën masa sigurie në Institucionet e Paraburgimit, në Republikën e Shqipërisë. Të dhënat bazohen tek Statistikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ndërsa përpunimi, komente dhe analiza është realizuar nga ODA. Analiza realizohet duke krahasuar të dhënat e muajve janar,…
Lista e Donatorëve për fushatën zgjedhore 2017 shumë mbi 100 mijë lekë
Open Data Albania, po publikon Listën e Donatorëve të Partive Politike, subjekte zgjedhore në Fushatën për Zgjedhjet e Përgjithshme 2017. Donatorët për vlera mbi 100 milion lekë regjistrohen gjatë fushatës në një regjistër të posaçëm. Ata duhet të bëjnë pagesa vetëm në llogarinë bankare të çelura nga subjekti elektoral në një bankë të nivelit të dytë dhe të paracaktuar për dhurime zgjedhore. Kjo listë-regjistër konsiderohet…
Deputetët, të ardhura të deklaruara sipas burimit të krijimit Viti 2016 Renditje
Open Data Albania ka renditur Deputetët e Kuvendit sipas vlerave për të ardhura të deklaruara për vitin 2016. Deputetët janë subjekt i deklarimit dhe kontrollit publik të pasurive dhe konfliktit të interesit. Deputetët duhet të dorëzojë në fillim viti një Deklaratë ku bëhen të ditura të ardhura, shtesa apo pakësim të pasurisë për dymbëdhjetë muaj të vitit të fundit. Deklarimi bëhet brenda tremujorit të parë…
