Raporti i Dëmeve të Paguara Kundrejt Primeve të Përfituara Sipas Kategorisë së Sigurimit

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi raportin e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit kundrejt primeve të paguara sipas kategorisë së sigurimit. Raporti bazohet në të dhënat e AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare). Tregu i sigurimeve është një pjesë tepër e rëndësishme e sistemit financiar. Në të përfshihen shoqëritë private dhe shtetërore të cilat realizojnë procesin e sigurimit të individëve apo bizneseve.…

Shfaqja e sëmundjes së tuberkulozit në Shqipëri (2000-2010)

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi ecurinë e sëmundjes së tuberkulozit  në Shqipëri duke kryer edhe një krahasim me rajonin. Raporti bazohet në të dhënat e Bankës Botërore. Interesi i Bankës Botërore rreth kësaj sëmundje ka qënë për të konkluduar ecurinë, kurimet dhe për të bere një pasqyrim a janë arritur  objektivat e uljes së numrit të personave që janë prekur nga kjo…

Indikatorët për ujin e prodhuar dhe faturuar

Shqipëria është një vend me burime të shumta ujore, por pavarësisht këtij fakti, 20% të qytetarëve të saj ende nuk iu ofrohet shërbimi i furnizimit me ujë. Kapaciteti mesatar vjetor i burimeve me ujë të pijshëm është vlerësuar në 654 milionë metra kub, ndërkohë që uji i prodhuar është 292 milionë metra kub. Pra, aktualisht janë duke u shfrytëzuar vetëm 44% të burimeve në dispozicion.…

Lindjet me operacion (prerjet cesariane) në Shqipëri 2002-2009

Vitet e fundit gjithnjë e më tepër në spitalet tona konstatohet rritje e numrit të lindjeve me operacion kundrejt lindjeve normale. Lindjet me operacion rekomandohen nga mjeku obseter për shkaqe shëndetsore ose përzgjidhet ngë nënat. Tendenca për lindje me operacion (prerje cesariane) në Shqipëri shënon rritje nga viti 2002 deri në vitin 2009. Në Vitin 2002 sipas OBSH( Organizatës Botërore të Shëndetit) përqindja e operacioneve…

Migrimi Neto (1976-2010)

Migrimi Neto është tregues që i referohet numrit total të personave që hyjnë në territorin e një shteti pakësuar me numrin total të personave që largohen nga territori i shtetit, shtetas dhe joshtetas. Open Data Albania ka hulumtuar mbi dinamikën e migrimit neto në pesëvjeçarët nga viti 1976 deri në vitin 2010. Metodologjia dhe të dhënat për Migrimin Neto në rastin e Shqipërisë i referohen…

Gjendja e migrimit (1965-2010)

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi Gjendjen e Migrimit (International Migrant Stock). Sipas përcaktimit të Bankës Botërore, gjendja e migrimit është numri i njerëzve të lindur në një vend të ndryshëm nga vendi në të cilin jetojnë, dhe te huajt që janë persona pa shtetësinë e vendit të qëndrimit. Nëse ky numër vendoset në raport më popullsinë e një vendi të caktuar, marim…

Persona me Status të Refugjatit në Republikën e Shqipërisë (1994-2010)

Refugjatët janë ata individë që kanë aplikuar dhe kanë marrë Status të Refugjatit në territorin e një shteti të caktuar. Kërkesat për azil dhe Status të Refugjatit janë të përcaktuara në Konventa dhe Protokolle të njohura në rang ndërkombëtar nga vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara.  Data Open Albania hulumtuar mbi numrin e individëve shtetas të huaj ose pa shtetësi, të cilët kanë aplikuar dhe…

Refugjatet Shqiptar (1990-2010)

Refugjatët janë ata individë që kanë aplikuar dhe kanë marrë Status të Refugjatit në territorin e një shteti të caktuar. Kërkesat për azil dhe Status të Refugjatit janë të përcaktuara në Konventa dhe Protokolle të njohura në rang ndërkombëtar nga vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin e personave që janë larguar nga Shqipëria dhe kanë fituar Statusin e…

Pagesa për lobim ne SHBA. Parti Politike Shqiptare 2009 – 2010

Open Data Albania ka kryer një hulumtim bazuar në rezultate të investigimit të dy organizmave të rëndësishëm të shoqërisë civile që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ProPublica dhe Sunlight Foundation kanë investiguar mbi pagesa të lobuesve të huaj në SHBA. Në kuadër të transparencës mbi shpenzime dhe financa të partive politike, Open Data Albania publikon të dhënat e Projektit Foreign Lobbying Influence Tracker…

Pagesa për lobim ne SHBA. Qeveria Shqiptare 2010

Open Data Albania ka kryer një hulumtim bazuar në rezultate të investigimit të dy organizmave të rëndësishëm të shoqërisë civile që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ProPublica dhe Sunlight Foundation kanë investiguar mbi pagesa të lobuesve të huaj në SHBA. Në kuadër të transparencës me financat publike, Open Data Albania publikon të dhënat e Projektit Foreign Lobbying Influence Tracker për Shqipërinë. Sipas këtij…

Struktura e Borxhit Publik gjatë vitit 2011

Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Borxhi publik mund të emetohet brenda vendit dhe mbahet nga rezidentët (borxhi i brendshëm), ose mbahet nga  jorezidentët (borxh i jashtëm). Open Data Albania ka kryer një hulumtim, lidhur me strukturën e stokut të borxhit publik gjatë vitit 2011 fokusuar në nivelin…

Mbajtësit e Borxhit të Jashtëm gjatë vitit 2011

Borxhi publik i cili emetohet brenda vendit dhe mbahet nga jorezidentët quhet borxh i jashtëm dhe është i shprehur në monedhë të huaj. Borxhi i jashtëm konsiston kryesisht në borxh të përfituar përmes marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe të financimit me institucione financiare nderkombëtare si: Banka Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim, Banka Botërore, Banka Evropiane e Investimeve, Banka e Këshillit të Evropës për Zhvillim, Banka Islamike…

Mbajtësit e Borxhit të Brendshëm gjatë vitit 2011

Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me mbajtësit e borxhit të brendshëm, që janë institucionet bankare, institucionet jobankare dhe individët. Gjatë vitit 2011 konstatohet tendenca në rritje e peshës së institucioneve jobanka dhe veçanërisht e individëve për të investuar. Edhe gjatë vitit 2011, sektori bankar zë peshën kryesore me një pjesëmarrje prej 83.35%. Banka Raiffesen mbetet banka e cila ka pjesëmarrjen më të…

Institucione arsimore jo-publike parauniversitare që funksionojnë në Tiranë. Viti shkollor 2011-2012

Tirana, rrethi kryesor me qendër kryeqytetin e vendit ka edhe numrin më të lartë të shkollave dhe institucioneve të edukimit jo-publik parauniversitar. Në Tiranë funksionojnë 254 shkolla që është dhe 43.79% e totalit të institucioneve arsimore jo-publike parauniversitare në shkallë vendi. Në Tiranë funsionojnë 95 kopshte private, 82 shkolla 9-vjecare, 57 gjimnaze dhe 20 institucione të tjera të edukimit jo-publik parauniversitar. Lista e shkollave dhe…

Shkolla Fetare në Sistemin Arsimor Jo-Publik Parauniversitar. Viti shkollor 2011-2012.

Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin dhe vendosjen gjeografike të institucioneve arsimore fetare  jo-publike të sistemit parauniversitar. Këto institucione arsimore funksionojnë sipas miratimit me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM). Në total për vitin shkollor 2011-2012 në vend funksionojnë 580 institucione arsimore jo- publike të sistemit parauniversitar miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM), Urdhër të Ministrit të Arsimit ose akt të Qendrës…