Open Data Albania ka hulumtuar mbi përzgjedhjen e kryetareve të bashkive në katër proceset e fundit elektorale. Të dhënat janë marrë në buletinet elektronike apo manuale të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve. Artikulli hulumtues përmbajnë informacion statistikorë dhe nominal për fituesit si kryetar bashkie në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2000, 2003, 2007 dhe 2011-të. Në Republikën e Shqipërisë në bazë të ndarjes administrative territoriale…
Varianca në Buxhetin e Konsoliduar përgjatë vitit 2009 për Pagesat e Papunësisë, Ndihmën Ekonomike dhe Kompensimet për ish- të përndjekurit politikë
Pagesa për papunësinë, ndihma ekonomike dhe kompensimi për ish-të përndjekurit politikë janë zëra të tabelës fiskale të Buxhetit të Konsoliduar, nën kategorinë e Shpenzimeve të tjera. Ato kanë një peshë të vogël kundrejt totalit të shpenzimeve, rreth 4%-5%, por për shkak të shtresave të popullsisë që përfitojnë prej tyre, ndjeshmëria është e lartë. Në grafikun në vijim jepet varianca e treguesve në Buxhetin fillestar, të…
Shpenzimet e ISKSH-së dhe mbështetja e tij nga Buxheti i Shtetit në periudhën 2000-2011
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) në periudha të ndryshme kohore ka pasur përgjegjësi të caktuara për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në vend. Në varësi të këtyre funksioneve ka qenë edhe buxheti i administruar prej saj. Meqënëse kontributet e mbledhura nëpërmjet sigurimit shëndetësor janë shumë të ulta krahasuar me shpenzimet e ISKSH-së, në mënyrë të vazhdueshme ky institucion është financuar nga Buxheti i Shtetit.…
Kredia për Individët Sipas Qëllimit
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi kredidhënien e bankave ndaj individëve në Shqipëri gjatë viteve të fundit, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Lloji i kredisë sipas qëllimit është ndarë në kategoritë: pasuri të paluajtshme, mallra të qëndrueshme, mallra jo të qëndrueshme, ushtrim aktiviteti dhe overdraft. • Pasuria e paluajtshme përfaqson kreditë për blerjen e banesave dhe tokave. • Mallrat e…
Papunësia në Shqipëri Krahasuar me Vendet e Rajonit
Shkalla e papunësisë është raporti midis numrit të të papunëve te regjistruar dhe numrit të popullsisë aktive (forcës së punës). Forca e punës përbën pjesën e popullatës e cila është në moshë pune dhe është në kërkim të vazhdueshëm për punë. Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria paraqitet si më poshtë: *Vlerësime të FMNBurimi: FMNKomentet dhe Analiza: ODA Bazuar në shkallën e papunësisë, Shqipëria renditet…
Shpenzimet, të ardhurat dhe deficiti buxhetit 2000-2011
Deficiti është tejkalimi i shpenzimeve ndaj të ardhurave të Buxhetit të Shtetit. Në grafikun në vijim jepen tre treguesit më të rëndësishëm financiar të një vendi, të ardhurat, shpenzimet dhe diferenca mes të tyre, i njohur si deficiti. Në vitin 2001 (vit i zgjedhjeve të përgjithshme) pati një rritje të deficitit kundrejt vitit 2000, duke pasqyruar ndikimin që vazhdonin të kishin zgjedhjet mbi zbatimin e…
Vendet kryesore nga te cilat importon Shqiperia
Për sa I përket partnerëve kryesorë të tregtisë, vendin kryesor e zë Italia, e ndjekur nga Greqia dhe Gjermania. Ritmi I rritjes së importeve dhe eksporteve me Italinë ka qënë I lartë, ndërkohë që me Greqinë ky ritëm ka qënë në ulje. Vihet re një rritje e importeve nga vendet e Azisë (ku vendin kryesor e zë Kina) dhe rritje të eksporteve drejt Kosovës.
% e te ardhurave nga Pushteti Lokal ndaj Te ardhurave tatimore dhe ndaj Te ardhurave totale te Buxhetit 1993-2000
Te ardhurat nga Pushteti Lokal ne milione leke per periudhen 1993-200 paraqiten grafikisht: Burimi: Ministria e FinancavePerpunimi dhe komentet: ODATe dhenat per vitet 1993-2000 i perkasin Buxhetit Faktik Perqindja e te ardhurave nga Pushteti Lokal ndaj Te ardhurave tatimore dhe ndaj Te ardhurave totale te Buxhetit per periudhen 1993-2000 paraqitet: Burimi: Ministria e FinancavePerpunimi dhe komentet: ODATe dhenat per vitet 1993-2000 i perkasin Buxhetit Faktik…
Numri i kontribuesve dhe përfituesve nga skema e Sigurimeve Shoqërore në periudhën 1972-1991
Skema e sigurimeve në Shqipëri është e mbështetur në sistemin “pay as you go”, sipas të cilit pagesat aktuale për pensionistët financohen nga kontributet aktuale brenda sistemit. Kjo krijon një lidhje të drejtpërdrejtë midis numrit të personave që kontribuojnë në skemë, sasisë së parave që ata paguajnë dhe pensioneve të përfituara. Sa më i lartë ky raport, aq më mirë është. Mënyra e menaxhimit ndër…
Varianca e të Ardhurave dhe Shpenzimeve totale në Buxhetin e Konsoliduar përgjatë vitit 2009
Buxheti është plani financiar i gjithë të ardhurave dhe shpenzimeve që mendohen të realizohen brenda një periudhe një vjecare. Ai është busulla e orientimit për cdo njësi përgjegjëse për kryerjen e shpenzimeve apo mbledhjen e të ardhurave, si dhe shërben për të organizuar punën e cdo institucioni në përmbushjen e objektivave të vendosura në të. Duke qënë plan, Buxheti bazohet në parashikime gjatë përpilimit të…
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri Krahasuar me Rajonin
Investimet e huaja direkte janë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimit të një ekonomie. Investimet e huaja direkte, përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase, për blerjen e të paktën 10% të kapitalit të një ndërmarrje. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi vlerën e investimeve të huaja direkte (IHD) në Shqipëri dhe rajon, bazuar…
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
Investimet e huaja direkte në Shqipëri vazhdojnë të jenë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimi të ekonomisë. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi vlerën e invstimeve të huaja direkte në Shqipëri, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë.Investimet e huaja direkte, përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase, nëse investimi e bën investitorin…
Shpenzimet kapitale 2000-2011
Me shpenzime kapitale kuptohen pagesat për sendet dhe shërbimet me afat përdorimi mbi një vit. Këtu futen pagesat për përfitimin e sendeve me afat të gjatë përdorimi, mjetet e kapitalit fiks, si dhe pagesat për zëvendësimin e mjeteve themelore të shkatërruara. Grafiku jep një ide të qartë të përparësisë që kanë marrë investimet ndër vite. Rritja e tyre në mënyrë të vazhdueshme, kryesisht prej…
Transferta e pakushtëzuar për Pushtetin Vendor ndër vite
Transferta e pakushtëzuar është një fond i caktuar që i jepet pushtetit vendor nga Buxheti me qëllim kryerjen dhe përballimin e funksioneve dhe veprimtarive të tij. Së bashku me të ardhurat nga taksat që administrohen dhe mblidhen nga Pushteti Lokal, ato përbëjnë burimin kryesor të financimit të Buxhetit Lokal. Pjesa më e madhe e fondeve të transfertës së pakushtëzuar shpërndahet nëpërmjet një formule, e cila…
Remitancat në Shqipëri dhe Kosovë
Remitanca quhen transfertat neto pa kundërshpërblim nga jashtë vendit. Këto lloj transfertash janë një ndër komponentët e llogarisë korrente në bilancin e pagesave.Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me nivelin e remitancave gjatë viteve të fundit në Shqipëri dhe Kosovë. Të dhënat bazohen në statistikat e Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Qëndrore të Kosovës. Remitancat e dërguara nga emigrantët shqiptarë dhe kosovarë…
