Financimi i KQZ nga Buxheti i Shtetit, 2003-2013

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat për vitet 2012 dhe 2013 në lidhje me financimin nga buxheti i shtetit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është institucioni përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Ai financohet nga Buxheti i Shtetit dhe është institucion i pavarur. Financimi nga buxheti i shtetit për KQZ-në ndryshon nga viti në vit e sidomos në…

Numri i të punësuarve në sektorin buxhetor

Open Data Albania ka hulumtuar në lidhje me numrin e të punësuarve në institucionet buxhetore për vitet 2011 – 2013. Të dhënat janë marrë nga tabelat me parashikime buxhetore të Ministrisë së Financave. Institucionet Buxhetore janë  ministritë, drejtoritë në vartësi të drejtpërdrejt apo institucionet e pavarura dhe ato kushtetuese. Pagat e tyre mbulohen drejtpërdrejt nga Buxheti i Shtetit. Numri i punonjësve buxhetor është tkurrur gjatë…

Mbajtesit e borxhit te brendshem 2012

Stoku i borxhit të brendshëm publik ndahet mes Bankës sё Shqipërisë, Raiffeisen, Bankave tё tjera, Institucioneve Jobanka dhe Individëve. Open Data Albania ka përditësuar tё dhënat lidhur me mbajtësit e borxhit të brendshëm edhe me të dhënat e vitit 2012. Edhe gjatë 2012-ёs shihet një tendencë pozitive e rritjes sё numrit tё pjesёmarrёsve në tregun primar të letrave me vlerë të Qeverisë. Më konkretisht vihet…

Kush janë pronarët e vërtetë të sistemit bankar shqiptar?

Sistemi bankar shqiptar karakterizohet nga një numër relativisht i madh bankash private (16), i financuar kryesisht nga depozitat e publikut dhe i fokusuar në aktivitetin e kredidhënies për bizneset. Po si paraqitet aktualisht struktura e kapitalit aksioner të bankave në Shqipëri? Situata, e pasqyruar në tabelën e mëposhtme (në fund të qershorit 2012), e hulumtuar nga Open Data Albania, tregon se kush janë “de facto”…

Kredia për Individët Sipas Qëllimit Gjatë 2012

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi kredidhënien e bankave ndaj individëve në Shqipëri gjatë vitit 2012, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë.  Lloji i kredisë sipas qëllimit është ndarë në kategoritë: pasuri të paluajtshme, mallra të qëndrueshme, mallra jo të qëndrueshme, ushtrim aktiviteti dhe overdraft. • Pasuria e paluajtshme përfaqson kreditë për blerjen e banesave dhe tokave. • Mallrat e qëndrueshme…

Mbajtësit e borxhit të jashtëm 2012

Mbajtësit e borxhit te jashtëm janë ato institucione financiare ndёrkombёtare q pёrftojnё borxh tё jashtëm përmes marrëveshjeve dypalëshe ose shumёpalёshe. Stoku i borxhit të jashtëm i ndarë sipas koncesionalitetit ka pësuar ndryshime nё drejtim tё rritjes sё kredive tё nënshkruara me terma jokoncesionale pёr financimin e projekteve me rёndёsi strategjike.   Tashmë Shqipëria kualifikohet si një vend me të ardhura mesatare, çka ka sjellë si…

Drithërat, importojmë 400 mijë tonë çdo vit

Brenda një viti, vendi ynë importon nga shtete të tjera rreth 400 mijë tonë drithëra. Kjo kategori, drithëra, përbëhet kryesisht nga produkte si: gruri, misri, thekra. Vitin e kaluar, vendi ynë ka importuar mbi 350 mijë tonë drithëra, produkte të regjistruara në doganat shqiptare. Ndërkohë që në vitin 2011, dy vjet më parë kjo shifër ishte rreth 380 mijë tonë drithëra në total. Të dhënat…

Popullsia në Shtetin Shqiptar 1870-2011.

Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi popullsinë në territorin e shtetit shqiptar. Të dhënat datojnë nga shekulli XIX përkatësisht viti 1870, vit për të cilin deklarohet treguesi statistikor më i hershëm, për të vijuar deri në vitin 2011 me realizimin e censusit të fundit zyrtar në Republikën  e Shqipërisë. Të dhënat mbi popullsinë 1870 – 2011 bazohen në vlerësime të Angus Maddison 1926…

Eurobondi Shqiptar, interesi bie ne 5,3%

Eurobondi po shënon interesin më të ulët me vetëm 5.3 për qind që nga momenti i emetimit në vitin 2010. Sipas një analize që ka bërë Open Data Albania, pas dhjetorit 2011, yield-i ka rënë duke arritur normën më të ulët (5.37%) gjatë shkurtit të vitit 2013.  Ulja nuk ka ardhur për arsye të përmirësimit të kushteve të ekonomisë shqiptare, por për shkak të optimizmit…

Financimi nga Buxheti i Shtetit për Shoqërinë Civile, 2008 – 2013

Shoqëria civile merr financim nga buxheti i shtetit, financim ky i cili  administrohet nga Agjensia për Mbështetjen e Shoqërise Civile. AMSHC-ja është një ent publik qëndror, buxhetor dhe vepron për përmbushjen e misionit dhe të objektivave të saj në përputhje me ligjin Nr.10 093, datë 9.3.2009. Ajo ka në përbërje të saj 13 punonjës. Statuti i Agjencisë është i miratuar nga Këshilli i Ministrave. Misioni…

Bilanci i pagesave 2009 – 2011

Bilanci i pagesave ёshtё njё pasqyrë statistikore qё pёrmbledh nё mёnyrё sistematike, pёr një periudhë tё caktuar kohe, transaksionet ekonomike tё njё vendi me botën qё e rrethon. Ai nuk trajton vetëm ato transaksione qё nёnkuptojnё pagesa, por transaksionet ekonomike nё pёrgjithёsi. Njё transaksion ekonomik ndeshet atёherё kur njё vlerë ekonomike ndërron pronësi. Open Data Albania ka pёrditёsuar tё dhënat e Bilancit tё Pagesave me…

Kursi i këmbimit mesatar per vitin 2012

Kursi real efektiv i këmbimit ёshtё vlera e jashtme e monedhës sё njё vendi kundrejt monedhave tё partnerëve tё tij mё tё rёndёsishёm dhe ёshtё treguesi mё i pёrdorur pёr matjen e konkurrencёs nё tregtinё ndёrkombёtare. Problemet qё sjellin luhatjet e kursit tё kёmbimit ёshtё njё  nga temat mё prezente nё rangjet e politikës. Shqipëria ёshtё njё vend me njё ekonomi tё vogёl dhe tё…