Buxheti për Arsimin 1995-2011

Financimi i arsimit bën pjesë në “përgjegjësitë e përbashkëta” të qeverisjes vendore dhe asaj qëndrore, për rrjedhojë, edhe fondet për të vijnë nga Buxheti Qëndor, Buxheti Lokal, por edhe nga të ardhura jo buxhetore, si komuniteti i prindërve apo tarifa për shërbime të ndryshme. Megjithatë, burimi kryesor i financimit është Qeveria Qëndrore. Për këtë arsye, fokusi në artikull do të bie mbi analizën e shpenzimeve…

Gjakmarrje shqiptare 2011

Çdo vit, në gjykatat shqiptare jepen mesatarisht tetëmbëdhjetë vendime në formë të prerë për vrasje për gjakmarrje. Numri i autorëve të dënuar sipas nenit përkatës, në harkun kohor 2004–2009, është tetëdhjetë e tre autorë. Totali i çështjeve  të këtij lloji në gjashtë vite është njëqind e gjashtë vrasje për marrje gjaku. Kjo statistikë e rëndë e ka vendosur Shqipërinë në hartën e vendeve ku krimi…

Kredia për Bizneset Sipas Aktivitetit Ekonomik (2007-2010)

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi kredidhënien e bankave ndaj biznesit shqiptar gjatë viteve të fundit, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Nga të dhënat e vitit 2010 (deri në fund të muajit nëntor), rezulton se kredidhënia bankare sipas llojit të aktivitetit ekonomik paraqitet si më poshtë:   Burimi: Banka e Shqipërisë Analiza dhe Komentet: ODA Sikurse mund të shihet edhe…

Kosova, shembull i mirë në rajon për përfaqësimin e femrave

Prishtinë, 28 prill – Përqindja e vendeve në parlamentin kombëtar të mbajtura nga femrat është një idikator i thjeshtë, i cili llogaritet si raport i numrit të femrave deputete ndaj totalit të deputetëve.  Duke qenë se parlamentet mund të jenë të organizuara me një ose dy dhoma, në shyqrtim për këtë indikator merret përqindja që zënë femrat në parlamentet me një dhomë ose në dhomën…

Eurobond1, Shqiperia paguan interes 22,5 milion Euro cdo vit.

Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Borxhi publik mund të emetohet brenda vendit dhe mbahet nga rezidentë (borxhi i brendshëm), ose jashtë vendit dhe mbahet nga jorezidentë (borxh i jashtëm). Open Data Albania, ka kryer një hulumtim, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave…

Në 2010 PBB-ja u rrit për 6.3 %

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) është një tregues i vlerës së tregut të të gjitha të mirave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një ekonomi. PBB përfshin gjithë prodhimet e shërbimet aktuale të destinuara për treg si dhe ato të prodhuara për konsum për vete nga të gjitha njësitë rezidente që veprojnë në territorin e një shteti. Inflacioni është një tregues i ndryshimi të nivelit…

Investimet e Huaja Direkte në Sektorin e Shërbimeve

Investimet e Huaja Direkte përbëjnë një ndër lokomotivat e zhvillimit ekonomik në Shqipëri. Zhvillime radikale janë ndërmarrë për të shndërruar strukturën ekonomike të vendit tonë, në një strukturë të orientuar kundrejt IHD-ve, liberalizimit ekonomik, krijimit të një klime më fleksibile dhe tërheqjes së investitorëve të huaj. Përgjatë 20 viteve të fundit, Shqipëria është shndërruar nga një ekonomi bujqësore në një ekonomi të orientuar nga shërbimet.…

Aksidentet në Shqipëri, ODA: Në 2010 vdiqën 353 persona

Nje numer i konsiderueshem shtetasish kane gjetur vdekjen ne Shqiperi gjate vitit 2010 si pasoje e aksidenteve automobilistike.  ODA” ka kryer një hulumtim mbi numrin e aksidenteve rrugore në Shqipëri, si dhe numrin e të dëmtuarve nga këto aksidente, bazuar në të dhënat e INSTAT. Duke filluar nga viti 1995, numri i aksidenteve rrugore dhe të dëmtuarve ka ndryshuar sipas grafikut të mëposhtëm: Grafika, Burimi:…

Ndihma ekonomike, Shkodra më e varfër, Durrësi më i “pasur”

Qarku i Shkodrës rezulton të jetë më i varfëri i vendit, nëse i referohemi numrit të madh të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike. Së fundi, Open Data Albania ka kryer një hulumtim edhe mbi numrin e familjeve që marrin ndihmë ekonomike në Shqipëri dhe shpërndarjen sipas qarqeve, bazuar në të dhënat e INSTAT dhe Ministrisë së Punës.  Bazuar në të dhënat, rezulton se gjatë vitit…

Shqiptarët jetojnë më gjatë se serbët

Grekët me jetëgjatët në Ballkan. Shqiptarët jetojnë më shumë se serbët dhe maqedonasit. Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi pritshmërinë e jetëgjatësisë në lindje në Shqipëri duke kryer edhe një krahasim me rajonin. Pritshmëria e jetëgjatësisë tregon numrin e viteve, që një i porsalindur pritet të jetojë, nëse kushtet e vdekshmërisë nuk ndryshojnë gjatë gjithë jetës…

“Open Data Albania”, të dhëna më aktuale muajt e ardhshëm

Open Date Albania, shumë shpejt do të pasqyrojë të dhëna të reja, të cilat do të jenë më aktuale. Drejtoresha për Open Data Albania, Aranita Brahaj e ftuar në studion e “Ora News”, ka deklaruar se në publikimin e të dhënave të reja, do të jenë më të vëmendshëm me hulumtimin e buxhetit të shtetit. Sipas saj, kriza ekonomike që ka kapur Greqinë dhe Italinë…

Open Data: Privatët e energjisë prodhojnë vetëm 2% të totalit

Sektori privat i prodhimit të energjisë elektrike është një treg i vogël dhe me një ndikim ende të ulët në sigurimin energjisë në vend. Edhe pse pas vitit 2008 është shtuar numri shoqërive që operojnë në të, treguesit e pozicionojnë larg të qenit “faktor i rëndësishëm”. Sipas Open Data Albania, aktualisht në këtë treg funksionojnë HEC-e të privatizuara dhe të dhëna me koncesion.  Në vitin…

Open Data Albania: Shpenzimet me te larta se te ardhurat. Skema e varur nga buxheti

Skema e sigurimeve shoqërore siguron shumë pak të ardhura nga mbledhja e kontributeve, çka krijon varësi të saj nga buxheti i shtetit. Shpenzimet janë shumë më të larta se të ardhurat, dhe madje rritja e pensioneve është përballuar deri më tani nga buxheti i shtetit, dhe jo nga kontributet e derdhura në skemë. Ky është rezultati i nxjerrë nga një studim i ODA-s mbi ecurinë…

Shendetësi, sot më pak Ambulanca se në 1993

Aktualisht në vendin tonë ka më pak institucione shëndetësore të shërbimit parësor se në vitin 1993. Sipas një raporti hulumtues të bërë nga “Open data” rezulton se nëse në vitin 1993 kishim në total 3022 institucione shëndetësore, ku përfshihen qendrat shëndetësore, ambulancat e lagjeve dhe poliklinikat, në vitin 2008 numërohen vetëm 2503 të tilla. Pra në të gjithë vendin, shqiptarët kanë rreth 500 institucione të shëndetit…