Struktura e dëmit ekonomik për shpenzime operative, sistem pagash, shpërblime dhe të tjera 2005-2010

Sipas hulumtimit të Open Data Albania, dëmi ekonomik që shkaktohet në administratën publike përfaqësohet nga dëmi ekonomik në fushën e shpenzimeve operative, sistemin e pagave, shpërblimeve dhe të tjera. Dëmi ekonomik që konstatohet në fushën e shpenzimeve operative rezulton si pasojë e veprimeve si shpenzime të kundraligjshme për udhëtime dhe dieta, tejkalim të limiteve për shpenzime për telefoninë celulare si dhe shpenzime të pajustifikuara për…

Zhdëmtimi i abuzimit ekonomik 2005-2010

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka si objekt zhdëmtimin e abuzimit ekonomik. Shkalla e realizimit të zhdëmtimit tregon përgjegjshmërinë e strukturave drejtuese të administratës publike në ushtrimin e detyrave të marra përsipër. Kontrolli i Lartë i Shtetit jep masa për dëmshpërblimin e dëmit ekonomik që  synojnë zbutjen e dëmit nëpërmjet arkëtimit të mjeteve monetare nga subjektet që kanë kryer shkelje financiare. Krahas këtyre masave jepen…

Efekti i Eurobond-it mbi koston e Borxhit Publik

Eurobondi i parë shqiptar u emetua me qëllim reduktimin e kostos së borxhit publik. Kjo është pasqyruar edhe në Strategjinë e Menaxhimit të Borxhit Publik 2011, i cili është një dokument që përditësohet çdo vit nga Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit të Borxhit Publik. Emetimi i Eurobond-it sipas Ministrisë së Finanave u përdor për: (i) të ripaguar Kredinë Sindikale të vitit 2009, e cila është konsideruar…

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes si përqindje ndaj PBB-së dhe Buxhetit Total të Shtetit

Edhe pse paqja është një ndër sfidat kryesore për shoqërinë e sotme, duket se shtetet po shpenzojnë shuma jo të papërfillshme monetare për ushtritë e tyre. Pjesë e kësaj tendence është edhe Shqipëria, e cila që prej vitit 1999 ka marrë gjithmonë e më shumë angazhime në fushën e mbrojtjes. Sigurisht që vendi ynë nuk u pranua si anëtare e NATO-s për shkak të fuqisë…

Eurobondi i Parë i Shqiperisë dhe Performanca e tij që nga Emetimi

Republika e Shqipërisë emetoi Eurobond-in e saj të parë në tregjet ndërkombetare financiare në 4 Nëntor 2010, pas një përgatitjeje disa mujore. Eurobond-i është një obligacion, pra një titull financiar me afat maturimi më shumë se nje vit i emetuar dhe tregtuar në tregjet ndërkombëtare financiare, pra jashtë kufijve të vendit që e emeton atë. Ky instrument financiar është i ngjashëm persa i perket strukturës,…

Ndërmarrjet ekonomike sipas madhësisë

Me “Ndërmarrje” si term ekonomik do të kuptojmë çdo subjekt që ushtron një veprimtari ekonomike, pavarësisht formës së tij ligjore. Këtu përjashtohet: administrata publike, organizatat jo-fitimprurëse dhe organizatat ndërkombëtare. Open Data Albania ka kryer një hulumtim në lidhje me strukturën e ndërmarrjeve ekonomike sipas madhësise së tyre. Në kontekstin e këtij hulumtimi ndërmarrjet janë klasifikuar ne: mikrondërmarrje me 1-4 të punësuar, ndërmarrje të vogla me…

Ndërmarrjet ekonomike sipas shtrirjes në qarqe

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi shtrirjen e ndërmarrjeve ekonomike në qarqe. Qarku me më shumë ndërmarrje për vitin 2010 rezulton të jetë Tirana me 38,361 ndërmarrje të cilat përbejnë 38% të totalit prej 100,687 ndërmarrje në të gjithë territorin Shqiptar. Qarqet pasuese për nga numri i ndërmarrjeve janë Durrësi me 12,233, Fieri me 9329 dhe Vlora me 8,409 ndërmarrje. Burimi: INSTAT, Përpunimi…

Ndërmarrjet me mbi 50 të punësuar sipas sektorëve dhe qarqeve

Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me treguesit mbi ndërmarrjet ekonomike me mbi 50 të punësuar, bazuar në të dhënat e INSTAT. Për vitin 2010, rezulton të veprojnë 843 ndërmarrje me 50 të punësuar e sipër, ato përbejne 0.84% të totalit të ndërmarrjeve prej 100,687. Burimi: INSTATPërpunimi dhe komentet: ODA Në Tiranë operojnë 52.9% e ndërmarrjeve me mbi 50 të punësuar, me një…

Struktura e punësimit sipas aktivitetit ekonomik.

Shkalla e punësimit përcaktohet si përqindja e popullsisë në moshë pune të një vendi që është e punësuar. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi strukturën e punësimit në sektorin jo bujqësor dhe ecurinë e tij në vite, bazuar në të dhënat e INSTAT. Struktura e punësimit në ndërmarrje jo-bujqësore per vitin 2009, sipas sektorëve ekonomik, paraqitet si më poshtë: Burimi:INSTATPërpunimi dhe komentet: ODA…

Punësimi kundrejt varfërisë

Niveli i punësimit në një shoqëri llogaritet si numri i të gjithë personave në moshë pune që janë të punësuar gjatë kohës së matjeve statistikore. Varfëria shprehet në mënyrë sasiore bazuar në treguesit e të ardhurave për frymë dhe në aftësinë e individëve për të përmbushur nevojat jetësore bazë. Open Data Albania ka kryer një hulumtim në lidhje me korrelacionin që ekziston midis dy treguesve…

Punësimi sipas madhësisë së ndërmarrjeve.

Open Data Albania ka kryer një hulumtim në lidhje me strukturën e punësimit sipas madhësisë së ndërmarrejve. Për vitin 2009 punësimi në ndërmarrjet me 1-4 të punësuar ka qënë në nivelin 39%. Ndërkohë që 45% e të punësuarve në ndërmarrjet ekonomike i përkasin ndërmarrjeve me 20 të punësuar e sipër dhe 16% atyre me 5-19 të punësuar. Burimi: INSTAT, Përpunimi dhe komentet: ODANiveli i punësimit…

Denimet me burgim te perjetshem ne Shqiperi

Gjykatat në RSh në harkun kohorë 2004-2009 (6 vite) kanë dhënë 69 vendime penale të formës së prerë me burgim të përjetshëm. Viti më me shumë të dënuar me burgim të përjetshëm është viti 2006 me 17 të dënuar. Vitit me më pak të dënuar me burgim të përjetshëm është viti 2007 me 5 të dënuar. Mesatarja vjetore është 11 të dënuar me burgim të…

Treguesi i PBB për Frymë për Shqipërinë 2000-2009

Edhe pse Shqipëria ka patur një performancë të mirë ekonomike gjatë viteve të fundit, varfëria vazhdon të mbetet e lartë. Një nga treguesit për pasurinë e individëve të një vendi është Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, i cili matet si raporti i PBB-së me numrin e popullsisë totale të atij vendi. Open Data Albania ka kryer një hulumtim bazuar në të dhënat e…

Prodhimi Bujqësor në Shqipëri

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi prodhimin bujqësor në Shqipëri, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit, dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Bazuar në të dhënat e 2010, sektori i bujqësisë ka kontribuar me rreth 18% të Produktit të Brendshëm Bruto, duke e bërë atë një sektor kyç në zhvillimin e ekonomisë. Gjatë viteve të fundit, prodhimi bujqësor i papërpunuar dhe agroindustrial …

Bilanci i Pagesave në vite

Të dhënat mbi tregues të bilancit të pagesave paraqiten të përmbledhura në listën elektronike si vijon: Burimi: Banka e ShqiperiseKomentet dhe anailza: ODA Ecuria e dy treguesve, Bilanci i përgjithshëm dhe Llogaria kapitale dhe financiare ndër vite paraqitet grafikisht: Burimi: Banka e ShqiperiseKomentet dhe anailza: ODA